LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzim me tendera! Pas Tushes, arrestohet nënkryebashkiaku i Lushnjes dhe drejtori

13 Dhjetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
Abuzim me tendera! Pas Tushes, arrestohet nënkryebashkiaku i Lushnjes dhe

LUSHNJE– Nënkryetari i Bashkisë Lushnjes Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurorimeve, Leonard Sefa janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin zyrtar të SPAK bëhet me dije se pas kryebashkiakut të prangosur Fatos Tushe, edhe Nushi akuzohet se në bashkëpunim me drejtorin Sefa kanë abuzuar me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

Konkretisht, Nushi dhe Sefa në bashkëpunim me Tushen e drejtorin F.P., kanë bërë të mundur që tenderin për asfaltimin e një rruge ta fitonte me dokumentacion firma EURO–ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit edhe pse ka pasur ofertë më të lartë financiare. Nushi dhe Sfea kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi,të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje,sikurse janë:

“Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;

“Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;

“Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”,

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07.2020, nga Prokuroria e Posaçme janë grumbulluar prova nëpërmjet të cilave vërtetohet tej dyshimit të arsyeshëm se: në procedurën e prokurimit publik, me fond limit 23.251.340 pa TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, janë të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publik të Bashkisë Lushnje. Në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga NPP Bashkia Lushnjë, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera edhe nga shtetasit G. N., me detyrë N/Kryetar Bashkie dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Personat nën hetim G. N. dhe L. S. në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë F. T., drejtorin e kësaj ndërmarrje F. P., etj., kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO–ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Gjithashtu personat nën hetim G. N. dhe L. S. kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi,të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje,sikurse janë:

“Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;

“Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;

“Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”,

Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim G. N. dhe L. S. dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim G. N. dhe L. S., dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.101 datë 11.12.2021 ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit: G. N., me detyrë Nën/Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal. L. S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal. Sot në datën 13.12.2021, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.101 datë 11.12.2021. Gjithashtu, në zbatim të vendimit nr.483 datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar”.

Si ndodhi arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe?

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gentian nushi fatos tushe gentian nushi leonard sefa spak ne lushnje arrestohet gentian nushi fatos tushe gentian nushi leonard sefa spak ne lushnje


Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron