6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kur ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, mori nënshtetësinë malazeze në këmbim të investimit prej miliona eurosh në vitin 2010, qeveria deklaroi se do të niste investimet e huaja në shkallë të gjerë në sektorin e turizmit të vendit.
Por edhe pse Shinawatra investoi 24 milionë euro në ishullin Sveti Nikola në rivierën malazeze në prill 2017, shtetësia e tij malazeze doli të ishte më e dobishme në përpjekjet e tij për të shmangur ndjekjen penale në vendin e tij.
Pasi u rrëzuar nga pushteti në një grusht shteti ushtarak, Shinaëatra u dënua për korrupsion dhe terrorizëm në Tajlandë. Por ai ishte i sigurt me pasaportën e tij të re, pasi Mali i Zi refuzoi ta ekstradonte atë në Tajlandë, duke pretenduar se qytetarët malazezë mund të ekstradohen vetëm në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.
“Ne konsideruam se Shinawatra ishte kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike i Tajlandës dhe se ai u rrëzua në një grusht shteti ushtarak, që do të thotë në një mënyrë jodemokratike. Ne konsideruam se ai ishte një investitor serioz”, tha kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi Milo Djukanoviç në maj 2010.
Që nga viti 2010, qeveria malazeze nën drejtimin e Djukanoviçit ka operuar tre skema të “shtetësisë ekonomike”, duke i shitur pasaporta fillimisht “biznesmenëve të njohur me reputacion të besueshëm”, nëse ata investojnë të paktën gjysmë milioni euro në vend.
Programi më i fundit i shtetësisë ekonomike për investitorët e huaj u prezantua në janar 2019. Qeveria e Djukanoviçit ofroi pasaporta malazeze për investitorë që investuan të paktën 250,000 euro në rajone të pazhvilluara në veri të vendit, ose 450,000 euro në rajonet e zhvilluara në qendër dhe jug.
Në maj 2020, ish-kryeministri Dusko Markoviç tha se skema ishte tashmë e suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja.
“Siç kemi njoftuar, programi i marrjes së shtetësisë malazeze ka filluar të japë rezultate”, tha Markoviç në parlament.
Por praktika e shitjes së shtetësisë malazeze për investitorët e huaj u kritikua ashpër nga Komisioni Evropian, i cili ngriti shqetësimin se kjo mund të përdoret për shmangien e taksave, pastrim parash ose për të shmangur ndjekjen penale në juridiksione të tjera.
Në mars të këtij viti, qeveria e re malazeze e cila erdhi në pushtet pas humbjes elektorale të Partisë Demokratike të Socialistëve të Djukanoviçit njoftoi se programi i shtetësisë për investitorët e huaj do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, sepse mund të ngadalësojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Deri më tani, programi më i fundit i shtetësisë ekonomike ka sjellë 34 milionë euro në arkën e shtetit përmes investimeve të bëra dhe tarifave dhe taksave të paguara nga qytetarët e rinj malazezë.
“Që nga viti 2019, Mali i Zi ka marrë 693 kërkesa për shtetësi ekonomike, kryesisht nga Federata Ruse, Kina, Shtetet e Bashkuara, Libani, India, Egjipti dhe Pakistani. Gjatë dy viteve të fundit, autoritetet kanë miratuar kërkesat e 37 investitorëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, tha Ministria e Brendshme për BIRN.
Gjithsej 108 shtetas të huaj, kryesisht nga Rusia dhe Kina, morën pasaporta malazeze duke blerë apartamente në qytetet bregdetare dhe malore ose duke dhuruar para për zonat e pazhvilluara, tha ministria.
Emrat e këtyre qytetarëve të rinj nuk mund të bëhen publik për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, shtoi ajo.
Qeveria e kishte kufizuar numrin e pasaportave të disponueshme sipas skemës në 2,000 të tilla dhe merrte një tarifë prej deri në 100,000 euro për aplikim, duke thënë se kjo tarifë do t’i drejtohej një fondi special për përmirësimin e zonave të pazhvilluara të vendit.
Sipas Agjencisë së Investimeve të Malit të Zi, një total prej 9.2 milionë eurosh janë siguruar nëpërmjet këtyre tarifave dhe 7.5 milionë euro janë dorëzuar në rajonet e pazhvilluara.
Por qeveria e re, e udhëhequr nga tre ish-blloqe opozitare, pretendoi se skema nuk e rriti ekonominë siç ishte premtuar, pasi aplikuan më pak se 2,000 njerëz.
“Numri i përgjithshëm i aplikuesve për shtetësi vë në pikëpyetje qëllimin dhe qëndrueshmërinë e programit”, tha qeveria për BIRN në një përgjigje me shkrim.
“Edhe pse ka mendime shtetësitë e fituara përmes investimeve kontribuojnë në zhvillimin e vendit, zbatimi i programit nuk tregon interes. Prandaj, kontributi i kësaj skeme në zhvillimin ekonomik të vendit është i diskutueshëm”, tha ai.
Pasaporta për apartamente
Agjencia e Investimeve e Malit të Zi tha për BIRN se sipas skemës së shtetësisë ekonomike të inciuar në vitin 2019, 18.2 milionë euro janë investuar në shtatë projekte. Shumica e tyre janë hotele në resorte malore, të cilat aktualisht janë duke u ndërtuar nga kompani malazeze.
Aplikuesit kualifikoheshin për marrjen e shtetësisë ekonomike duke blerë apartamente në ndërtim në Kolasin Resort and Spa, K16, Bjelasica 1450, Hotel Montis dhe Resort, Hotel Breza dhe Rezidencat në qytetin Kolasin, në hotelin Durmitor në Zabljak dhe në HotelIN DHE Resortin Montis në qytetin bregdetar të Tivatit, tha Agjencia e Investimeve.
Pavarësisht vendimit të qeverisë së re për të përfunduar programin e shtetësisë ekonomike në dhjetor, disa nga kompanitë që kërkojnë të shesin apartamente luksoze po e promovojnë ende skemën në faqet e tyre të internetit.
“Si një zhvillim kualifikues për marrjen e shtetësisë së Malit të Zi nga Programi i Investimeve, Breza Hotel & Residences kombinon përvojën e një hoteli luksoz dhe përfitimin e shtetësisë së Malit të Zi për blerësit që kërkojnë një investim të paçmuar në fushën e pasurive të paluajtshme”, thuhet në faqen e internetit të Breza Hotel and Residences.
“Blerësit shpërblehen me pasaportën e renditur në vend të 34-të për lëvizshmërinë globale dhe udhëtimin pa viza në 124 vende, përfshirë zonën Shengen”, shton ajo.
Paralajmërimi i BE-së nxit veprimin e qeverisë
Mali i Zi nuk është i vetmi vend që ka shitur pasaportat e tij. Skema të ngjashme janë futur në zbatim nga Moldavia, Maqedonia e Veriut, Antigua dhe Barbuda, Grenada, Malta, Holanda dhe Spanja, duke lejuar marrjen e shtetësisë së drejtpërdrejtë përmes investimeve ose për investitorët e pasur.
Përveç liderit të rrëzuar tajlandez Thaksin Shinawatra, përfitues të njohur të shtetësisë malazeze përfshijnë ish-ministrin palestinez Mohammed Dahlan, i cili dyshohet se ka përvetësuar qindra miliona para fonde shtetërore në vendin e tij.
Nathaniel Rothschild, një anëtar i dinastisë së famshme bankare dhe një nga financuesit e zhvillimit të Porto Mali i Zi në Tivat, gjithashtu ka një pasaportë malazeze që nga viti 2011.
Por Komisioni Evropian, në raportin e tij në vitin 2020 mbi përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit, paralajmëroi se skema e shtetësisë ekonomike mund të përbëjë rreziqe duke mundësuar pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar.
“Si vend kandidat, Mali i Zi nuk duhet të ndërmarrë asnjë masë që mund të rrezikojë arritjen e objektivave të BE-së, kur përdor të drejtat e tij për të dhënë kombësinë”, thuhet në raport.
Ky paralajmërim e nxiti qeverinë e re të merrte masa.
“Programi i shtetësisë ekonomike nuk do të zgjatet, pasi ai nuk mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky program mund të ngadalësojë pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç në parlament në mars.
Mira Popoviç nga OJQ-ja Qendra për Edukimin Qytetar tha se në dritën e faktit se numri i pasaportave të shitura për investitorët ishte “shumë më i ulët nga sa pritej fillimisht”, mbyllja e programit ishte një hap pozitiv.
“Qeveria e re mori një vendim të mirë, sepse kishte mungesë investitorësh të mundshëm, por më e rëndësishmja, programe të tilla janë kritikuar nga BE-ja”, tha Popoviç.
Marrë nga Reporter.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e djeshme ka marrë pjesë në forumin strategjik në Bled të Sllovenisë ku pati dhe disa takime të rën...
BRAZIL – Wane Brenda Oliveira, nga Itabuna, në Brazilin verilindor, është shpallur fajtore për helmimin e dy partnerëve të saj.34 vjeçarja njihet në Braz...
GREQI-Publikohet video e reperit grek, Mad Clip i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Atikë.Mediat greke zbulojnë se mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar...
Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të mundshëm të nivelit të lartë në shtator mes dy udhëheqësve kryesorë politikë, kryeministrit, Albin K...
KALIFORNI – Zjarret që shkrumbuan Kaliforninë në Amerikë detyruan shumë banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Menjëherë u formuan rradhë të gjata mak...
KOSOVË– Mediat Zviceriane raportuan pak ditë më parë se shqiptarët e kthyer nga Kosova rritën infektimet me Covid. Në lidhje me këtë është pyetur president...
OBSH po monitoron variantin më të ri të Coronavirusit i njohur si variant ‘’MU’’. Ky variant u identifikua për herë të parë në Kolumbi.Mutacioni ‘’MU’’ mund të ...
MBRETËRI E BASHKUAR – Matt Hancock, ish sekretari i shëndetësisë për Mbretërinë e Bashkuar, i është drejtuar Alpeve Zviceriane së bashku me të dashu...
GREQI – Sot Greqia është në zi pas vdekjes së politikanit dhe kompozitorit të njohur, Mikis Theodorakis. Ai vdiq në moshën 96 vjecare.Theodorakis la pas s...
TURQI– Një krim brutal ka ndodhur pasditen e së martës në Turqi. Një imam vrau tre fëmijët e tij të mitur për marrë hak ndaj gruas e cila kishte kërkuar divorci...