LIVE UPDATES
Aktualitet

“Paska ardhur dikush nga SPAK, kërkokan dosjen”! Përgjimet “fundosin” Fatos Tushen, zbardhet biseda me biznesmenin Lam

8 Korrik 2021, 11:28 Nga DOSJA
“Paska ardhur dikush nga SPAK, kërkokan dosjen”! Përgjimet

TIRANË– Të tjera përgjime kanë zbuluar bashkëpunimin mes kryebashkiakut të shkarkuar të Lushnjes, Fatos Tushe dhe biznesmenit Ibrahim Lami. Gazetarja Klodiana Lala ka publikuaar pjesë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Mes tyre dëgjohet se Lami t’i thotë Tushes se do t’i nisë diçka në Whatsapp, në lidhje me një person që identifikohet si Avdylaj.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Sipas Akuzës, dyshimet për fiktivitet në dokumentacion pasqyrohen edhe nga komunikimi i datës 18.01.2021 në ora 2:07:07 PM, sipas të cilës bisedon Ibrahimi me Endrit Myrtaj, prje ku rezulton se Ibrahimi i thotë Endritit se “më mori Flamuri në telefon dhe nuk është bërë asgjë”. Endriti i shpjegon se është lidhur me Besmirin dhe ai i ka nisur matjet, pra inxhinieri vet… ndërkohë që Ibrahimi i thotë se “flit me këtë Bardhin”. Endriti i thotë “të flas me Bardhin… me Bardhin vetëm për përfundimin se dosjen po e bëj me këto dokumentet që po më bëj ky Besimiri inxhinieri në terren”. Ndërkohë që Ibrahimi i thotë “Po don ato dokumentet se i kalon data po thotë’, dhe i kërkon që të lidhet me Bardhin. Nga biseda e datës 21.01.2021 në ora 9:04:04 AM edhe shtetasi Bujar Murati telefonohet nga Endrit Myrtaj (djali i Natasha Myrtaj me funksion supervizore e punimeve). Ai i prezantohet Bujarit si Endriti, supervizori i Braçes, dhe se kishte disa letra të Braçes për të firmosur, të kanalit të Lushnjës, përfundim pune. Bujari i thotë që “te zyra i ke njerëzit”, dhe Endriti i thotë “të flas me Zhanin unë?” “Po” i thotë Bujari.

Më pas, nga bisedat e zhvilluara nga shtetasi Bujar Murati, (administrator i kompanisë X), në orën 09:57 të datës 21.01.2021 (kur Endriti ka vajtur për të marrë firmat te zyra e Bujarit), komunikon me shtetasen me emrin Dori, dhe ajo i thotë “Po pra ka vënë emrin e Zhanit si drejtuese teknike”, Bujari i thotë “Po Zhani është”, Dori i përgjigjet “Mirë unë firmosa, por Zhanit si thashë fare”, Bujari i thotë “Varja mo çke me të”. Nga aktet e supervizimit të punimeve rezulton se drejtuese teknike e punimeve është shtetasja Zhaneta Diamanti, për të cilën ka dyshime se nuk ka nënshkruar në aktet që dokumentojnë punimet. Në një bisedat midis Ibrahimit dhe Flamurit, të zhvilluar më 26.12.2020 në orën 10:15:16 AM: Flamuri i thotë se “Do hedhim prapë vitin tjetër tendera”, pastaj i thotë që “këto porositë t’i bëj gati unë”, ç’ka nënkupton interesin për ta favorizuar shtetasin Ibrahim Lami.

Gjithashtu, për lidhjen midis Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit dhe mbështetjen që i jep këtij të fundit, tregon edhe biseda e datës 20.01.2021 ora 12:06:31 PM: 069 20…. “Mirë kryetar se kot të mora, për qejf”. 068 20… “Po unë do të të nisja më vonë diçka ta shikoje njëherë …, ai muhabet që të bëra unë atëherë për atë Avdylajn … që … edhe se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkokan dosjen ata …. po do të të nis unë diçka dhe flasim në Whatsapp”.

LAJM KRYESOR: DOSJA-LUSHNJE/ Korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me detyrën, zbulohen bisedat, Fatos Tushe i dha 240 mln lekë biznesmenit që i mori provimin e vajzës në Mjekësi, edhe naftën e djalit e mbushte me paratë e shtetit

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet