"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
PD i përgjigjet Ramës, Teliti: Nuk po investon, po fiton para me rrugën që gjeti të ndërtuar, more 20 milionë euro nga xh
23 Tetor 2020, 07:00Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, i cili mëngjesin e ditës së sotme publikoi një video ku paraqiste projektin për Rrugën e Kombit.
Ish-deputeti i partisë Demokratike Dorjan Teliti nëpërmjet njëpostimi që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se qeveria e Rilindjes ka ndërtuar aq pak rrugë sa sot Kryeministri i Shqipërisë sipas tij po përpiqet ta prezantojë Rrugën e Kombit që është ndërtuar nga Partia Demokratike si një punë që e ka bërë vetë. Ndër të tjera ai thotë se Rilinjda nuk po investon para për rrugë por sipas tij ai po merr para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara.
Postimi i Dorjan Telitit
Teliti i përgjigjet Ramës: Thesi i gënjeshtrave qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh eshet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë. Aq pak rrugë ka ndërtuar qeveria e Rilindjes sa sot ER është detyruar të prezantojë si punë të vetën rrugën e Kombit, një nga veprat më të mëdha të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, meritë e padiskutueshme e qeverisë së demokratëve. Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë. Fakt është që vetëm gjatë vitit të parë të operimit, trau në rrugën e Kombit ka mbledhur rreth 20 milion euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë vitit aktual ka marrë 11 milionë euro subvencionim nga buxheti i shtetit për mungesë trafiku. ER nuk po investon në rrugë. Ai vetëm po vjel para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara. Qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do ta anullojë konçesionin e rrugës së Kombit dhe do të çlirojë shqiptarët nga të dy anët e kufirit nga kjo tarifë e padrejtë.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e ditës së sotme ka publikuar një video në rrjetet sociale ku paraqitet projekti që sipas tij do të re...
TIRANË- Ministri për Rindërtim Arben Ahemtaj në emisionin “Opinion” sqaroi kontratën për inceneratorët.“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka fi...
TIRANË– Dy deputetët e opozitës parlamentare, Lefter Maliqi dhe Ralf Gjoni kanë debatuar me tone të ashpra pas një mesazhi në celular. Pas fjalës së ...
TIRANË– Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka sqaruar akuzat e lëshuara nga Partia Demokratike lidhur me inceneratorët. Në një moment, Ahmetaj ash...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mesazhin që i dërgoi pasardhësit të tij, Edi Rama, të cilit i përmendte dhe mamanë e tij të ndjerë...
TIRANË– Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj është përballur me gazetarët lidhur me kontratate e inceneratorëve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj t...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi.Gjatë një intervist...
TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka folur lidhur me aksidentin e tij, ku i përfshirë ka qënë edhe Klodian Mërtiri. I ftuar në emisionin “Opi...
TIRANE– Lulzim Basha ka deklaruar se marrëdhënia me presidentin e vendit është shumë e mirë. Ai e cilësoi presidencën si insititucion i deinstitucionalizuar.‘Ja...