Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
PD ironizon Berishën: Çdo votë për shtëpinë e Ilirit, është votë për Ramën
6 Shkurt 2022, 12:54Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike ka ironizuar koalicionin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së për zgjedhjet e 6 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, PD-shkruan se Berisha po manipulon demokratët, pasi kandidatët e ‘shtëpisë së Ilirit’, siç e quajnë ata përfaqësojnë Metën dhe Ramën, por jo demokratët. Në postim gjithashtu shkruhet se Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI-së edhe pse u vjen turp të anëtarësuhen në këtë parti.
Postimi i Plotë:
Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.
Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj. Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– 2 ditë kohë i kanë dhënë qytetarët qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të marrë një përgjigje zyrtare për shembjen e banesave të tyre, nd...
TIRANË- 10 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 60-vjeçar me iniciale...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua 2 ditë më parë nga Apeli i GJKKO për 3 vite e 4 muaj burg, vendim që iu komunikua nga gjyqtar...
TIRANË– Gazetari dhe banori i zonës së Laprakës, Bled Marku ka nxjerrë një dokument nga arkiva ku edhe tregon projektin e parë të projektit për Unazë...