LIVE UPDATES
Editorial

PD në rreth vicioz

21 Korrik 2021, 14:54 Nga DOSJA
PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në këtë fazë të re të regjimit, që personalisht e konsideroj fazë hopi të rrezikshëm të politikës “krimi ndjell krimin”. Duke e thjeshtëzuar, do t’i ndaja bashkatdhetarët në katër kategori:

– në kategorinë e atyre që ndihen pjesë e regjimit dhe përfitimeve që ai u sjell dhe që, në një mënyrë apo tjetër, janë bërë pjesë e politikave “krimi ndjell krimin”,

– në kategorinë e të nënshtruarve që thonë se duhet të përshtatemi se s’ke çfarë bën;

– në atë të atyre që thonë se duhet të ikim për të ruajtur dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve;

– në kategorinë e atyre që mendojnë se duhet të rezistojmë për ta ndryshuar këtë gjendje.

Brenda kategorisë së fundit meriton të analizohen në mënyrë të veçantë aktorët që pretendohet të sjellin ndryshimin, ku do të dalloja:

– partitë që i kam quajtur “të sistemit”,
– partitë apo lëvizjet “antisistem”,
– shoqërinë civile

Në këtë shkrim, duke u nisur edhe nga debatet pas Kongresit, do të analizoj gjendjen e PD-së.

* * *

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, brenda PD-së janë shfaqur dy rryma kryesore. Njëra përfaqësohet nga kryetari Basha dhe mbështetësit e tij që i mëshojnë tezës se zgjedhjet u manipuluan nga Rama me të vetët, se po të kishin qenë të lira opozita do të dilte fituese, pa mbajtur ndonjë përgjegjësi për humbjen. Tjetra është e ndarë midis atyre që fajësojnë Bashën, pa përmendur masakrën zgjedhore, dhe atyre që, gjithë duke theksuar masakrën zgjedhore, e akuzojnë kryetarin se nuk arriti të bashkojë, mobilizojë e frymëzojë sa duhet njerëzit për të votuar dhe për të mbrojtur votën.

Ajo që vihet re është se në këtë debat grupi i parë e përqendron diskursin tek individi Edi Rama si shkaktar i humbjes së PD-së, kurse i dyti tek individi Lulzim Basha, duke mos prekur thuajse fare një çështje, sipas meje themelore, që kërkon thellim dhe analizë serioze nëse vërtet PD synon të ndryshojë veten për të ndryshuar Shqipërinë. Duke rimarrë një metaforë që e kam përdorur më herët – ku e krahasoj sistemin/regjimin me një ndërtesë trekatëshe dhe bodrumin – gjykoj se sot kemi hyrë në një fazë të re që e bën thuajse të pamundur atë që ka ndodhur deri më 2013: rrotacionin në katin e tretë të ndërtesës së regjimit pa prekur katet e mëposhtme të saj. Kjo sepse katet e mëposhtme, d.m.th., ai i mediave të oligarkëve në katin e dytë, ai i oligarkisë në katin e parë si dhe “krimi i organizuar” në bodrum, janë bërë thuajse një me partinë e vetme në pushtet, kështu që nëse loja e zgjedhjeve luhet me dhe për lojtarët brenda kësaj ndërtese, shanset e opozitës për të arritur rrotacion janë afër zeros.

Nëse pranojmë se është kështu, siç besoj, ideja se PD-ja humbi/humb pasi Luli është i paaftë apo fle gjumë (ashtu sikurse ajo se Rama është i aftë dhe se fiton pasi zgjohet që në orën 5 të mëngjesit) është tejet reduktive, dhe, dashur pa dashur, i shërben sistemit për të vënë në gjumë shqiptarët që të mos shohin se shkaku i vërtetë pse opozita nuk sjell dot ndryshim në Shqipëri është ai.

Për hir të së vërtetës, opozita i është afruar – në mënyrë hileqare – kësaj teze kur la Parlamentin dhe deklaroi se nuk mund të shërbente më si fasadë e një regjimi. Them “hileqare”, pasi edhe fliste për regjim, edhe e reduktonte këtë në vullnetin e mbrapshtë të një individi si Rama pa e lidhur me tërë strukturat e kateve të poshtme të ndërtesës. Kuptohet se kjo hile kishte arsyet e veta. PD nuk donte, apo nuk ishte në gjendje, të prekte gjithë ndërtesën pasi, duke qenë parti e ndërtuar brenda saj, nuk shkëputej dot nga oligarkët dhe mediat e tyre për dhe me të cilët kishte punuar më herët, por edhe për shkak se nuk e shihte realiste arritjen e rrotacionit në zyrat e katin e tretë nëse kateve të tjera do t’u jepte sinjalin se do të punonte kundër tyre. Në fakt, këtë “mësim” PD e kishte marrë që në zgjedhjet e vitit 2017 kur në vend se të rritej qoftë edhe pak si opozitë në krahasim me 2013-tën e pa veten, paradoksalisht, të vetmen parti që humbi vota në krahasim me tri partitë e sistemit në pushtet. Prandaj, edhe në zgjedhjet e fundit, thellë-thellë, pavarësisht disa retorikave kundër oligarkëve dhe krimit të organizuar, ajo shpresonte të kthehej në pushtet në një ndërtesë ashtu siç ajo ishte kur e mori Rama në 2013, kur oligarkët dhe mediat ishin të ndarë midis partive kryesore kurse krimi i organizuar ishte dhe ai më i ndarë dhe jo kaq vendimtar sa tani në ekonominë, mediat dhe politikën e vendit. Mjafton të shikosh se një pjesë e mirë e kandidatëve të PDsë këtë vit janë përzgjedhur mbi kriterin e vjetër të sistemit: pra, duke tërhequr të pasurit që investojnë me shpresë se dalja deputet apo marrja e pushtetit do t’u krijojë më shumë mundësi për bizneset e tyre dhe jo pse aspirojnë të përfaqësojnë interesat e viktimave të këtij regjimi, për tu bindur për këtë.

Personalisht e kam mbështetur kthimin në gjendjen e vitit 2013 me logjikën pragmatiste (më mirë tri banda se një) duke argumentuar se kjo mund të shërbente si një frenim i përshpejtimit që i ka dhënë Rama makinerisë se “krimi ndjell krimin” dhe si mundësi kthese; por zgjedhjet konfirmuan se lojtarët e kateve poshtë, me të cilët më herët opozita ka luajtur në kushte pak a shumë të barabarta, tani luajnë thuajse të gjithë me bandën e Ramës (fatkeqësisht së bashku me arbitrin ndërkombëtar).

Ndërkaq, shqiptarëve të shumtë që janë viktima të këtij regjimi, materialisht dhe moralisht, sikurse e tha edhe Mark Marku, pak u intereson nëse ndodh mrekullia e PD-ja fiton zyrën e Kryeministrit në katin e tretë nëse jeta e tyre nuk ndryshon. Sipas meje, ky ndryshim mund të vijë vetëm mbi një projekt të premtimit të çmontimit të ndërtesës, d.m.th., që do ta çonte krimin e organizuar në burg, bizneset e oligarkëve në tregun e lirë të bazuar mbi meritat, kurse mediat nga instrumente të tyre do t’i kthente në mjete investigimi e denoncimi të krimeve të tyre? Kjo nuk mund të mos të të çojë tek ideja se për të realizuar këtë projekt, PD, si parti e sistemit, duhet të nxjerrë të paktën kokën, njërën dorë dhe njërën këmbë nga ndërtesa e sistemit për t’i lidhur ato me viktimat e tij dhe për të punuar me to për çmontimin e saj. Mirëpo, kjo çon te problemi tjetër, për të cilin fola më lart: i gjarprit që kafshon bishtin e tij, pasi kjo parti e sistemit, në një mënyrë apo tjetër, direkt apo indirekt, e ka shumicën e aktorëve të saj, duke përfshirë edhe kryetarin, të lidhur mendërisht dhe materialisht me sistemin.

Vështirësia për ta gjetur rrugën e daljes nga ky rreth vicioz është ekstreme, por meqenëse bëhet fjalë për hapjen e një debati, gjykoj se asnjë shpresë për ndryshim të vërtetë nuk mund të ketë nëse ky nuk përqendrohet në këtë çështje.

Marrë nga Panorama.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial fatos lubonja fjalimi i mark markut fatos lubonja fjalimi i mark markut

Sondazh

Poll
Editorial 21 Korrik 2021, 12:56

Rilindja e kumarit

Nga Redaksia Investigative Network AlbaniaTë mërkurën e datës 23 qershor, rreth mesditës, në MAK Hotel Tirana (ish-Sheraton), u zhvillua pa zhurmë një ceremoni ...

Editorial 21 Korrik 2021, 07:30

Shkatërrimet e vërteta të korrupsionit

Nga Juan M. Blanco 20 dhjetor 2017Ka shumë vende ku njerëzit e perceptojnë korrupsionin si një problem të rëndë. Por nuk dyshojnë se ky fenomen ka pasoja shumë ...

Editorial 19 Korrik 2021, 08:57

Vlora proteston edhe për kullat e Tiranës

Ata që thonë se vlonjatët e meritojnë dhunën e Edi Ramës meqë i dhanë 8 mandate, ose dy të tretat e mandateve të qarkut, duhet të ndajnë mendjen, a mendojnë se ...

Editorial 18 Korrik 2021, 08:56

Patjetër!

Nga Meri LikaNëse shumë nga gratë dhe burrat e mençur që unë njoh por dhe që nuk njoh, do të ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të  PD-së, PATJETËR...

Editorial 14 Korrik 2021, 06:29

Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendj...

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë