LIVE UPDATES
Politike

Reportazhi i Rai-t për kanabisin shqiptar, PD reagon sërish: Shqipëria është Kolumbia e Evropës, vendi në duart e krimit

28 Janar 2020, 11:55 Nga DOSJA
Reportazhi i Rai-t për kanabisin shqiptar, PD reagon sërish:

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Ervin Salianji ka reaguar sërish sot në lidhje me reportazhin e televiozinit italian RAI, që tregonte shifrat e larta të kanabisit që nisën nga Shqipëria drejt Italisë. Në një deklaratë për mediat Salianji është shprehur se propaganda e bërë nga Rama nuk ka mundur të mbulojë dot realitet se Shqipëria është prodhuese e drogës.

Sipas ish-deputeit të PD, Rai faktoi se Shqipëria është kolumbia e Evropës dhe tashmë shteti është në duart e krimit. “Hyrja në BE është një shpresë me shumë për shqiptarët që të çlirohen nga makthi i kriminalitetit. Prodhimi i kanabisit është rritur në masën 1200%. Janë 100 mijë rrënjë kanabisi të fshehura në Shqipëri. Mafia shqitare rol kyryesor të trafikut të kokainës në Evropës. Këto mund të duken sikur janë deklarata të një opozitari në Shqipëri, por janë gjetjet e televizonit italian dhe të Policisë Italiane”, u shrpeh ndër të tjera Salianji

DEKLARATA E PLOTË E PD

Propaganda e Edi Ramës ka paguar shtrenjtë brenda dhe jashtë vendit për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në reforma të vazhdueshme në përpjekje për të arritur standardet europiane dhe për t’iu bashkuar familjes europiane. Por propaganda nuk e blen dot gjithmonë të vërtetën. Reportazhi i televizionit shtetëror Rai 3, faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës.  “Vendi është gjithmonë e më shumë në dorën e narko-trafikantëve”. “Hyrja në Bashkimin Europian është një shpresë më shumë për shqiptarët që të çlirohen nga makthi i kriminalitetit”. “Prodhimi i kanabis është rritur 1200%”. “Janë 100 mijë rrënjë kanabisi të fshehura”. “Mafia shqiptare rol kryesor në trafikun e kokainës”

Këto mund t’ju tingëllojnë si fjalë të thëna nga çdo opozitar me qeverinë, por ky është qëndrimi i televizionit shtetëror italian dhe i prokurorit antimafia të Leçes për gjendjen në Shqipëri.  Le ta ndjekim me zë dhe me figurë dëshminë e gazetarit italian Valerio Cataldi, i cili u kërcënua më parë në Shqipëri për një tjetër denoncim të lidhjes së pushtetit me trafikun e drogës.  Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e   negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar  kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis. Bosët  janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë. Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë  prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.

Është e qartë favorizimi i hapur që i bën Rama  trafikantëve të drogës për interesit e tij personale politike, është e qartë për këdo që me Edi Ramën në qeverisje fëmijët në shkolla  gjejnë më lehtësisht kanabis se stilolapsa, se me Ramën biznesi kriminal i drogës po mbyt çdo konkurrencë dhe mundësi që biznesi i ndershëm të ngrejë kokë, se me Ramën në qeveri te arsimuarit të shkolluarit nuk kanë të ardhme, është e qartë se rendi dhe siguria publike, jeta dhe prona e qytetarëve është e pasigurt prej bandave dhe kriminelëve të veshur me pushtet. Qytetarët nuk e duan dhe nuk e pranojnë këtë realitet. Së bashku me ta ne do ta shkëpusim Shqipërinë nga zgjedha e krimit. Lufta ndaj krimit është prioritet kryesor i Partisë Demokratike. Ne jemi të vendosur ta shkërmoqim krimin e  organizuar, lidhjet e tij me politikën dhe të çojmë para përgjegjësisë penale çdo bandit, qoftë ai Kryeministër, deputet, kryetar bashkie apo bos i krimit të organizuar.

Mbrëmjen e djeshme, në edicionin e lajmeve në TG3 është transmetuar një kronikë, ku vihet në dukje rritja e prodhimit të kanabisit me 1200% në Shqipëri.  Gazetari italian shprehet se janë gjetur më shumë se 100 mijë bimë në male, por gjithsesi shifrat mbeten të rezervuara. Pa kësaj ka reaguar edhe PD-ja, ku thotë se rritja e shifrave tregon se po afrohen zgjedhjet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin saliani kanabisi shqiptar reportazhi “bombë” i rai 2 ervin saliani kanabisi shqiptar reportazhi “bombë” i rai 2

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët