Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar faktin që shumë shqiptarë nuk marrin dot pagën e luftës, pasi nuk kanë email. Në një deklaratë për mediat, Eno Bozdo shprehet se në këtë mënyrë, Qeveria po ua bën jetën ferr shumë njerëzve dhe disa qytetarë nuk e marrin dot pagën e luftës. Bozdo ka publikuar edhe listën e gjërave që kërkon aplikacioni i vënë në dispozicion nga Qeveria, ku një prej tyre është emaili dhe numri i celularit. Sipas PD-së, shumë prej qytetarëve nuk kanë email dhe numër celulari dhe se për këtë arsye mbeten pa pagë.
Denoncimi i PD
Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë. Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal. Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum. Ky është një nga ato raste që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj.
Siç tregojnë këto dy dokumenta zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i sherbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytëtarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve. Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare. Për qindra mijëra shqiptarë pagesë e papunësisë së detyruar është burimi i vetëm i të ardhurave. Aplikimi për përfitimin e kësaj pagese duhet të jetë sa më i thjeshtë, sa më i shpejtë. Burokracia apo çdo skenar tjetër që vonon pagesën sot do të thotë uri!
E gjithë Shqipëria është izoluar për shkak të koronavirusit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe mënyrën se si shumë familjarë, të vetëpunësuar apo jo, mund të marrin pagën që kanë deklaruar, nëse e ka humbur punën për shkak të koronavirusit. Ata që kanë punuar në të zezë përfitojnë vetëm nëse denoncojnë punëdhënësin që nuk u ka deklaruar pagën.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se gjatë fundjavës shqiptarët duhet të izolohen në banesat e tyre. Kryeministri ka deklaruar se duke nisur n...
Tiranë- Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassol ka deklaruar së fundmi se Ballkani Perëndimor do të përfshihet në mekanizat reagues të BE-së, për situat...
“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke cituar fjalë të shenjta në lidhje me ‘Ditën e Qametit’. Në një foto që ka publikuar në Faceboo...
SHQIPERI- Një ditë pasi e njoftoi përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama e ka firmosur aktin normativ që është botuar sot në Fletoren Zyrtare për të sht...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Edi Paloka, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, për Aktin Normativ për ndalimin e pagesës së qira...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur edhe për tenderin e Rezervave të Shtetit.Rama ironizoi opozitën, duke theksuar se n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të flasë për personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Op...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat, ku ka thënë se nuk do kenë ndihma për mediat. Rama u pyet sot nga gazetari Blendi Fevziu, nëse do ki...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje letrës publike të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, i cili i kërkonte fonde për artin.Rama tha se nuk do t...