LIVE UPDATES
Politike

PD sulmon Ramën: Përgjimet e Bild provuan se kryeministri e mban pushtetin me bandat

11 Qershor 2019, 12:27 Nga DOSJA
PD sulmon Ramën: Përgjimet e Bild provuan se kryeministri e mban

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë  një deklarate për mediet, ka deklaruar se kryeministri Rama ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës.

Sipas Bardhit, kjo është dëshmuar edhe nga përgjimet e Bild, të cilat provuan se Rama po e mban pushtetin me bandat.

“Sot njeriu më i rrrzikshëm për stabilitetin e vendit. Ai po provon çdo ditë për shkak të krimit të organizuar. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdylajve ka asgjësuar gjykatën kushtuese, gjykatën e lartë , kryeprokurorine  përgjithshëm. Ka marrë në kontroll organet e drejtësisë për t’i përdorur kundër zgjedhjeve. Gazeta ‘Bild’ provoi se Edi Rama po mban pushtet nga krimi i organizuar dhe bandave. Ai e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës”, u shpreh Bardhi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.

 Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale.

 Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll.

 Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

 Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan se Edi Rama  e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave. 

Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se  për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

 Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet avdyljave në të gjithë Shqipërinë.

 Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që  ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre. 

 Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë.

 Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

 Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

 Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t’i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze.

 Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi përgjimet e bild edi rama gazmend bardhi përgjimet e bild

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët