Tensionet dhe revolta në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetë...
Aktualitet
Ambasadori i Shqipërisë Belortaja thirrje Ramës: Gjeni një eskpert dhe nis masat ndaj koronavirusit, ja cili ‘gjeneral’
22 Shkurt 2020, 22:10Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë një lider dhe ta vendosë në krye të një grupi apo ekipi, që duhet të angazhohet për parandalimin e hyrjes së koronavirusit në Shqipëri. Në një status në Facebook, Belortaja ka publikuar foton e epidemiologut Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, të cilin Kina e ka zgjedhur në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Ndër rreshta, ambasadori shprehet që edhe Shqipëria duhet ta gjëj një të tillë, ndodhta jo të këtij kalibri por të përafërt me të dhe të nisë masat parandaluese.
“Ky është “gjenerali” që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna. Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë? Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç,”– shkruan Belortaja.
Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Një shqiptar ka publikuar pamje nga Italia, vendi ku janë shënuar 60 viktima nga koronavirusi. Nëpërmjet videove të dërguara në redaksinë e “JOQ”, shqipt...
TIRANË– Këngëtarja Anxhela Peristeri është shprehur se duhen mbyllur sa më parë kufijtë e Shqipërisë. Në një status në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, ku shkruhet se karantinë për koronavirusin në Shqipëri është zgje...
GRAMSH– Dy persona me origjinë nga Siria, kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas ...
TIRANË– Është mbyllur të premten testi i poligrafit që u zhvillua gjatë katër ditëve në ambjentet e Forcës së Ligjit. Sikurse thonë burime të sigurta ...
GREQI– Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati ku persona ende të paidentifkuar e ka qëlluar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e so...
GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj shqiptarit. “Zougla” shkruan se 37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb...
TIRANË– Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo i është përgjigjur shefit të kardiologjisë Edvin Prifti, i cili u shpreh se vendi ynë nuk ka kushte...
GREQI– Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se shqiptarët janë prangosur pasi gjatë kontro...
ITALI– Mattia, një 38-vjeçar që e ndan jetën mes tre qyteteve të Italisë, duket se është pikërisht personi që ka futur koronavirusin në Itali. Mediat ita...