LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje qeverisë: Të nisin testimet masive, ulet numri i viktimave nga COVID-19

16 Mars 2020, 20:02 Nga DOSJA
Berisha thirrje qeverisë: Të nisin testimet masive, ulet numri i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha që është dhe mjek, ka reaguar sërish në lidhje me mos bërjen e tamponëve në masë nga qeveria shqiptare për të zbuluar të infektuarit me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se  bërja e tamponëve është një urdhër që është nga OBSH, por ende nuk po dëgjohet nga qeveria e Ramës. Sipas tij tani që kemi 51 të konfirmuar duhet të kishim bërë të paktën 1500 deri në 2000 analiza, pasi vetëm duke kuptuar se ku është sëmundja mund ta luftojmë atë.

REAGIMI I PLOTË

‘Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur’ Ky është urdhri i sotëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë! Të dashur miq, kjo është goditje fatale për praktiken kriminale të Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes, të cilët për 51 të sëmurë me coronavirus kanë bërë gjithsej vetëm 560 testime nga 1500-2000 testime që duhet të kishin bërë në minimum për të luftuar epideminë. Miq, këtë politike te papërgjegjshme me pasoja tejet te renda te xhahilëve Edvin Çekap Mafia dhe Ndrikull Hajni Maska e kam denoncuar për një jave rresht me një ose dy statuse çdo dite si një praktike antishkencore, si një kapitullim para epidemisë, si hapje e portave virusit per te infektuar masivisht njerëzit.

Kjo politike kriminale u ndoq për dy qëllime kryesore. Se pari për te kursyer dhe mos shpenzuar para për testin, i cili natyrisht kushton, por e paçmuar është jeta e njeriut dhe jo kitet e tamponët e testit. Me këtë politike te papërgjegjshme Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska i dhëne coronavirusit liçensen e infektimit e pse jo te marrjes se jetës potencialisht te cilitdo qytetar. Sot te dashur miq ju keni një status te hedhur ne mëngjes ne te cilin sillen studime qe kane provuar se testimet e gjera te popullatës u shoqëruan nga një vdekshmëri mbi 8 here me te ulet se sa testimet e kufizuar! Se dyti, duke kufizuar testin Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska ne mënyre po kriminale me qellim te fshihnin përmasat e vërteta te epidemisë se koronavirusit pasi nuk testonin ata qe potencialisht ishin dhe duheshin testuar.

Duke dënuar me forcën me te madhe si kriminale praktiken e kufizimit te ndjekur gjer sot kërkoj: 1-Te marre fund menjëherë kjo praktike e papërgjegjshme antishkencore. 2-te zbatohet standardi i testimit rreth 30 vete për person te infektuar dhe shume me tepër ne qendrat qe marrin potencialin e nje bombe virale siç janë spitalet jo infektive 3-te decentralizohet ne katër rajone te vendit bërja e testit te coronavirusit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sali berisha tamponi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sali berisha tamponi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet