Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Masat për koronavirusin, PD: Rama mendon vetëm për gjoba, duhet garanci ekonomike për shqiptarët
16 Mars 2020, 15:32Nga DOSJA
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndëshkuar më gjoba të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosur për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Në një reagim në Facebook, Spaho shkruan se virusi nuk luftohet vetëm me gjoba dhe sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garnaci dhe mbështetje. Më tej ai shprhet se duhet një përgjegjshmëri dhe plani i qartë social dhe pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët
“Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik. Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar”, shkruan Spaho.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, i cili lajërmëroi të gjthë yqtarët se çdo ...
TIRANE- Dosja.al zbulon se në listën e personave që Inspektoriati i Shëndetit Publik ka testuar nëse janë të prekur nga COVID-19, janë edhe dy emra të njohur të...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video nga shtëpia e tij duke luajtur me të birin, Kajan. Në video, Veliaj i thotë Kajanit se d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas gjobitjes së kmëbësore që dalin nga shtëpia, pas orës 18:00 të pasdites ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë. N...
TIRANË– Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se thirrjes së qeverisë për shtim të personelit mjekësor i janë përgjigjur 2268 persona. N...
TIRANE- Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me COVID-19 janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu th...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar sërish qeverisë që të rishohë buxhetin e vitit 2020 për të ndihmuar të gjithë qytetarët d...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se përhapja e koronavirusit po ndikon drejtpërdrejë në ekonominë e vendit. Presidenti thekson se prioritet ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një status në Facebook, Manastirliu s...