LIVE UPDATES
Politike

“PDIU do çojë përpara çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, Idrizi: Rama varfëroi shqiptarët, 450 mijë qytetarë

9 Prill 2021, 10:43 Nga DOSJA
“PDIU do çojë përpara çështjen e

LUSHNJE– Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim me qytetarët e Lushnjes, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij, Idrizi e vuri theksin te varfëria që ka pllakosur vendin, mungesa e vendeve të punës dhe emigracioni masiv, ku vetëm 4 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 450 mijë qytetarë. Sipas tij, më shumë se gjysma e popullsisë jeton në kufijtë e minimumit jetik, prej vetë 4 dollarë në ditë.

Sot çdo shqiptar, ju e shihni edhe këtu në Lushnje, ka probleme shumë të mëdha të vafërisë. Sot 60% e shqiptarëve jetojnë me 4 USD në ditë. Ne jemi në këtë aleancë për të gjithë ata burra e gra që nuk e dinë si do ta shtyjnë të nesërmen. Për të gjithë ata djem të cilët duan që pas 25 prillit të jeotjnë në Shqipëri dhe të mos u japim si mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Jemi bashkuar për ata pensionistë që marrin pension qesharak dhe nuk iu del për të paguar dritat, ujin dhe ilaçet. Ne nuk kemi pasur asnjëherë një shtet që të funksionojë. Jemi në krizë shumë të madhe ekonomike, sociale, politike, por edhe demografike. Janë 450 mijë shqiptarë që kanë ikur vetëm në 4 vitet e fundit nga mungesa e shpresës, ndërkohë që ky kryeministër do t’i zëvendësojë me punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani. Ne jemi në një aleancë të madhe të të gjithë shqiptarëve, kundër një njeriu të vetëm i cili sot i ka kapur të gjithë pushtet në një dorë dhe të gjithë ekonominë për 5 shokët, miqtë, klientët e tij”, u shpreh Idrizi.

Sipas tij, shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë shtetin kur kanë pasur nevojë, miliona euro do të paguhen nga taksat e qytetarëve në arbitrazh, ndërsa shtoi se kriza e aeroportit të Rinasit, dëshmon më shumë se kurrë dështimin e funksionimit të shtetit.

 

 

25 prilli, tha kreu i PDIU, do të jetë dita që do të ndajë Shqipërinë nga një regjim autokratik. Ai tha se mandatet e PDIU do të largojnë Edi Ramën nga pushteti i cili në këtë fushatë shkon përpara qytetarëve pa asnjë bilanc, ndryshe nga sa premtoi në 2017, kur kërkoi “tepsinë” i vetëm.

Në demokraci, rotacioni, ndryshimi i elitave është gjëja më normale. Është shumë normale për një njeri që ka 8 vjet, sidomos në 4 vitet e fundit që ka krijuar probleme shumë të mëdha në varfërinë, pensione, largimin e të rinjve – të ndryshojë pushteti. Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet. Ne me forcën tonë dhe me mandatet tona, votat tona, do t’ia mundësojmë pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerrë jashtë pushtetit Edi Ramën”, theksoi kryetari i PDIU.

Nga Lushnja ku kërkoi votat për kandidatin Nustret Avdullai, kreu i PDIU tha se opozita ka një program konkret për ekonominë të bazuar në taksa të ulta, nxitjen e punësimit, subvencione për fermerin dhe garantimin e tregut për prodhimet vendase.

Produktet sezonale, edhe këtu në Lushnje hidhen në rrugë dhe kalben. Pse? Unë nuk besojh që lopët e Shqipërisë bëjnë qumësht me kosto më të lartë se ato të Serbisë! Na ka mbytur këtu qumështi i Serbisë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse shumë nga këto produkte vijnë të subvencionuara nga shtetet e huaja dhe shteti shqiptar bën aleancë me importuesit e mëdhenj. Prandaj programi jonë është orientuar drejt taksave të ulta, shtetit të vogël dhe mbrojtjes së produkteve vendase. Kjo është e vetmja rrugë që ne ta ndryshojmë Shqipërinë. Shqipëria drejt prodhimit, heqja e atyre gjërave që mundësojnë që 5 veta në Shqipëri të marrin të gjithë buxhetin e shtetit, që ne sot kemi një borxh në shifrën 97% të GDP”.

Edhe përpara qytetarëve lushnjarë, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e vuri theksin te çështja Çame duke deklaruar se ajo do të avancojë, ndërsa hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se investohet për të përçarë komunitetin çam.

Nëse janë në PS për çështjen Çame, le të na tregojnë minimumi një marrëveshje që kanë me Edi Ramën. A do ta fusin çështjen Çame në programin qeveritar? A do ta kthejnë në librat e Historisë çështjen Çame? A do ta kenë në tryezën diplomatike me Greqinë? A do ta heqin Ligjin e Luftës? Këto janë kërkesat e para që duhet të bëjë çdo njeri që flet për çështjen Çame apo që flet në emër të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Pas gjithçkaje që kanë bërë duke futur duart tek ne, për të na përçarë, për të bërë gjithçka, po ju them se jemi më të fortë se kurrë, edhe këtu në Lushnje. Në 25 prill të bëjmë ndryshimin e Shqipërisë dhe të çojmë djem e vajza patriotë në Parlamentin e Shqipërisë. Siç e kemi treguar, akoma edhe më shumë do ta tregojmë që ne dimë të ngremë zërin, dimë t’u dalim përballë kauzave tona në emrin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve të Çamërisë”, deklaroi Idrizi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj