Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
LETRA E PLOTË/ Meta KËRKESË KLSH: Auditoni pa vonesë menaxhimin e fondeve të Albcontrol
9 Prill 2021, 10:01Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sërish një letër kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu lidhur me auditimin e shoqërisë “Albcontrol”. Në letrën e publikuar nga Presidenca, shkruhet se përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, dhe kufizimi i pgave nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë, dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë. Ndaj Meta kërkon me urgjencë që të kryhet një auditim i plotë për menaxhimin e fondeve.
“Presidenti kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurtë dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol” sh.a.,“-shkruhet në letrën e Metës.
LETRA E PLOTË:
Zoti Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kompania shtetërore “Albcontrol” sh.a. me kapital 100 % shtetëror ka përgjegjësinë ligjore të menaxhojë dhe kontrollojë hapësirën ajrore Shqiptare (FIR) në përputhje me rregullat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
Siç dhe jeni në dijeni për sa është bërë publike, në këtë shoqëri është krijuar një situatë shumë e nderë, pasi prej ditës së djeshme, shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësinë e përkohshme në punë, për shkak të situatës konfliktuale të krijuar me organet drejtuese të kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë që, po prej ditës së djeshme, disa prej kontrollorëve janë shkarkuar nga detyra, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre, janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në komisariate. Punonjësit e kësaj kompanie (kontrollorët ajrorë shqiptarë), të organizuar në Sindikatën e Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, kanë përcjellë shkresa zyrtare të vazhdueshme, të paktën që prej qershorit 2020, pranë Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të “Albcontrol” sh.a., përmes të cilave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol” sh.a, për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrësve për një periudhë të pacaktuar, duke pretenduar se këto vendimmarrje shkelin një sërë rregulloresh dhe manualësh në lidhje me sigurinë e operimit të trafikut ajror, duke vënë rrjedhimisht në rrezik, individualisht dhe kolektivisht, të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, funksionimin normal të shoqërisë “Albcontrol” sh.a dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.
Këto kërkime të tyre i janë përcjellë për dijeni dhe një pjese të trupit diplomatik në Tiranë dhe Institucionit të Presidentit të Republikës. Lidhur me këto problematika dhe kërkime të përsëritura të kontrollorëve ajror, ata pretendojnë se janë injoruar për të paktën 10 muaj me radhë, nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në shqyrtim.
Në datën 31 mars 2021, kam realizuar edhe një takim me përfaqësues të Sindikatës, për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër këto shqetësime[1]. Në këtë takim, veç të tjerash, kontrollorët ngritën shqetësime edhe sa i takon mënyrës së menaxhimit të kompanisë dhe përdorimit të fondeve publike dhe llogarive financiare të shoqërisë me kapital shtetëror, nga ana e organeve drejtuese dhe ekzekutive të saj.
Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë, dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë, siç kanë pretenduar organet drejtuese të kompanisë.
Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar, dhe veçanërisht rolit që ka “Albcontrol” sh.a. për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me ofrimin e shërbimeve të pandërprera ndaj udhëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje dhe garantim të interesit publik, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h, dhe 162 pika 1, dhe 163 shkronja “a” dhe “b” të Kushtetutës, si dhe referuar dispozitave të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurtë dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol” sh.a.
Sinqerisht, PRESIDENTI I REPUBLIKËS, Ilir META
Sot në Rinas kanë nisur fluturimet e para pas pezullimit 2 ditor që u bë për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët firmosën paaftësinë e përkohshme për punë, ndërkohë që kërkuan rikthimin e pagës së tyre në normalitet. Dje, kontrollorë erdhën nga Turqia dhe nga Greqia, ndërsa sot një pjesë e tyre janë larguar pas rikthimit të shqiptarëve në krye të detyrës.
I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim nga KLSH-ja.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Për herë të parë në Shqipëri, në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët do të kenë mundësi të identifikohen elektronikisht. E drejta e votës është një e drejtë them...
TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë lajmin se një pjesë e kontrollorëve të kullës së vrojtimit në aeroport...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, ka përmendur Vojo Bregun për të cil...
SHKODËR– Pas ambasadores së SHBA Yuri Kim, ka qenë rradha e asaj të Suedisë, Elsa Hastad që të vizitonte Shkodrën. Diplomatja ftoi qytetarët për pjesëmarrj...
SARANDË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Sarandë aty ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit te të moshuarit. Rama u prit me ...
GJIROKASTËR– Kryeministri Rama priti ministrin e Kulturës së Turqisë në momentin kur po bëhej ezani i Hoxhës në Gjirokastër.Në momentin që ministri Mehmet ...
GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Gjirokastër, ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.Gjatë këtiij takim...
DIVJAKË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me një fermer në Divjakë. Biseda me fermerin është zhvilluar në një tr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës ka bërë për dozat e vaksinave nga Shqipëria. Ai u shpreh mbrëmjen e djeshme...
TIRANË– Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Terez...