Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
“Pekin 2022”: Skiatori 18-vjeçar shqiptar Denni Xhepa, i 28-ti në gara e sllallomit special
16 Shkurt 2022, 10:46Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KINE – Performancë pozitive e skiatorit shqiptar, Denni Xhepa në garën e sllallomit special në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Ai u klasifikua në vendin e 28-të mes 88 pjesëmarrësve.
Xhepa i realizoi me sukses të dyja provat, teksa në të parën shënoi kohën e 34-t më të mirë, 58”32, duke u renditur mes 44 finalistëve që do të vijonin më tej garën.
Në zbritjen e dytë, Xhepa dha kohën 54”96, duke u renditur në vendin e 28-të, një rezultat mjaft i mirë për Shqipërinë në këtë Olimpiadë Dimërore. Koha e tij ishte +9”19 nga vendi i parë, që realizoi francezit Clement Noel (medalje ari).
Në garën e sllallomit gjigant të zhvilluar pak ditë më parë, Xhepa nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u rrëzua dhe u eliminua. Denni Xhepa është përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore “Pekin 2022”.
Skiatori 18-vjeçar Dennis Xhepa banon në Sestriere të Italisë. Ai filloi të merrte pjesë në veprimtari të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) që nga viti 2019 dhe u radhit në vendin e 10-të në sllallom në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve të Italisë. Në qershor 2021, Xhepa u miratua nga FIS-i për pjesëmarrjen në “Pekin 2022”, si përfaqësues i Shqipërisë.
Ndërkohë, skiatori i Kosovës, Tahili Albin u radhit në vendin e 37-të në garën e të mërkurës.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PORTUGALI – A është e mundur të mos jesh plotësisht i kënaqur, pas një ndeshjeje të fituar 5-0 jashtë fushe në një 1/16 të Champions League? Nëse jeni një...
TIRANE – Misioni i ekspertëve të UEFA-s vazhdon intensivisht punën për monitorimin e ndërhyrjeve nga palë të treta dhe verifikimin e pretendimeve të palëv...
FRANCE – I pyetur nga “Canal +” përpara ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG dhe Real Madrid, presidenti i parizienëve Nasser ...
FRANCE – Në mikrofonin e “Canal +”, sulmuesi Kylian Mbappé pas ndeshjes ishte pak më elokuent për kontekstin e këtij takimi, ku ai ishte personazh qëndror...
ANGLI – Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka komentuar fitoren 2-0 të së martës në mbrëmje në “Old Trafford” kundër Brighton.“Në fund ajo që kis...
EUROPË- U luajtën mbrëmjen e sotme dy takimet e para të fazës së 1/8-ës së Champions League, PSG-Real Madrid dhe Sporting Lisbonë-Manchester City. Kryendes...
EUROPË- Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy takimeve si PSG-Real Madrid dhe Sporting Lisbon-Manchester City,takime të vlefshme për raundin e 1/8-tave t...
ANGLI– Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë dy klubet e fundit që i janë bashkuar garës për Armando Brojën. Sipas tabloidit “The Sun” sulmuesi po i befaso...