LIVE UPDATES
Aktualitet

Pengjet e 6 tonëve kokainë / Si udhëtuan dy shqiptarët në Kolumbi për të ofruar garanci, roli i Frederik Durdës

4 Tetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
Pengjet e 6 tonëve kokainë / Si udhëtuan dy shqiptarët

Trafiku i drogës ka rregulla dhe ligje të nëndheshme që nuk ndryshojnë asnjëherë pavarësisht kohës që kalon. Ashtu siç ndodh dhe tani, ku për të porositur një ngarkesë dikush mbahet peng derisa ngarkesa dhe likuidimi kryhet, edhe në dosjen e madhe “Kokaina” formula ka qenë e njëjtë. Gazeta “Si” vijon edhe sot publikimin e dosjes që për dy vjet mbajti pezull ambientet e Gjykatës së Tiranës, në një megaproces që u zhvillua në katin e parë të Gjykatës Penale, që në atë kohë e kishte selinë kryesore pranë ish-Ekspozitës. Për shkak se Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ekzistonte dhe do duheshin edhe katër vjet të tjera që ajo të funksiononte, gjashtë nga shumë të arrestuar të tjerë përgjatë një megaaksioni antidrogë dolën para një gjykate të zakonshme. Procesi përfshiu dëshmitarë të arrestuar edhe nga ndërkombëtarët, mes të cilëve edhe L. Cestari që u përdor nga trafikantët si “syri dhe veshët e tyre” mbi bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë.

Ishte pikërisht Cestari ajo që pasi ka vizituar dhe ka parë potencën e grupit ka konfirmuar te kolumbianët rëndësinë e bashkëpunëtorëve shqiptarë. Ajo pa mjetet detare, aksesin e grupit për të mos kryer kontrolle apo edhe dy portet. Pas këtij momenti, Frederik Durda nis udhëtimin e tij drejt Kolumbisë, duke kontaktuar drejtpërdrejt me trafikantët kryesorë. Bisedimet mes trafikantëve mbyllen me dakordësinë që palës shqiptare t’i besohej transporti dhe shpërndarja e një sasie rreth 5-6 ton kokainë, kokainë e cila do të ngarkohej dhe transportohej me anijen “Privilegje”. Por, si përherë, trafikantët kolumbianë edhe në këtë rast kanë kërkuar monedhën e garancisë dhe garancia ishin dy persona që do të mbaheshin peng në Kolumbi.

Në dosjen që Gazeta “Si” po zbardh pas 18 vitesh shpjegohet:

“Në mënyrë që ngarkesa e kokainës të ishte e garantuar, pa pagesë, organizata shqiptare sipas rakordimeve të bëra me organizatat kolumbiane ishte e detyruar të niste drejt Kolumbisë dy persona si pengje, duke i prezantuar si të afërt të tyre, persona të cilët do të përdoreshin për të garantuar kthimin e shumës së parave pas shpërndarjes dhe shitjes së sasisë së mallit të marrë të kokainës. Njëkohësisht përfaqësues të rrjetit kolumbian do të vinin në Shqipëri për të parë, verifikuar dhe monitoruar të gjithë ecurinë e punës në mbërritjen e anijes “Privilegje” dhe të sasisë së mallit të nisur”.

Sikurse rezultoi më tej, trafikantët dërguan nga Kolumbia drejt Shqipërisë eksponentin kolumbian të quajtur Velez Urihe Pedro Joze, i cili mbërrin në Tiranë në janar të vitit 2000.

Aktet e dosjes tregojnë se:

“Që nga momenti i mbërritjes së tij e deri në momentin e ardhjes së gjoja “mekanikut” të anijes “ Privilegje”, Velez Urihe Pedro Joze, ka qëndruar në banesën e të pandehurit Frederik Durda, ku është takuar me të gjithë pjesëtarët e rrjetit të organizatës shqiptare përfshirë këtu Frederik Durdën, Arben Bërballën, Sokol Koçiun, Din Gjonaj, Vebi Hysa dhe Alfred Nanaj.

Pedro Joze qëndron në Shqipëri deri në muaj prill dhe ndërkohë grupi është zgjeruar më tej, duke rekrutuar edhe dy miq të tjerë, Alfred Nanaj dhe Vehbi Hysa.

Marrëveshja

Dy ushtarët e fundit të grupit do të përdoreshin si pengjet e garancisë për dërgimin e mallit, ndaj edhe Hysa dhe Nanaj, pasi janë përcjellë drejt Rinasit, kanë udhëtuar në Itali e më tej në Kolumbi ku edhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë.

Prokuroria veçon se: “Këto arsyetime të mësipërme provohen më së miri nga deklarimet që ka dhënë i pandehuri Vehbi Hysa përpara organit të Prokurorisë në fazat e para të fillimit të hetimeve, ku ky i pandehur është paraqitur vetë përpara këtij organi”.

Por, ndonëse Hysa përgjatë procesit mbajti qëndrim mohues, akuza i bashkëngjiti si argument rrëzues këqyrjen e pasaportës së tij ku tregohet udhëtimi drejt Kolumbisë.

Pengu kolumbian

Por njëkohësisht teksa dy pengjet shqiptarë po udhëtonin drejt Kolumbisë, eksponentët kolumbianë nisin pengun e tyre që quhej Triana Mateus. Dëshmia e kolumbianit dhënë për drejtësinë shqiptare nga Nju Jork, të cilën Gazeta “Si” po e zbardh:

“QUHEM Triana Mateus. U NISA nga Kolumbia në Shën Peterburg dhe nga Shën Peterburgu në Romë. Në Romë misioni kolumbian është pritur nga ana e të pandehurit Frederik Durda dhe Din Gjonaj, që kishin ardhur vetëm për këtë qëllim në Romë. Më pas u nisëm të tre në drejtim të Shqipërisë, duke udhëtuar në linjë trageti nga Bari në drejtim të Durrësit. Pas mbërritjes në Shqipëri mora kontakte edhe me dy të pandehurit e tjerë, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale të pandehurin Sokol Koçiu dhe Arben Bërballa. Në Shqipëri qëndrova për një periudhë kohore të gjatë, në banesën me qira të Frederik Durdës. Qëllimi i ardhjes sime në Shqipëri ishte që të isha në pritje të ardhjes së ngarkesës së drogës së nisur nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës dhe kryesisht Shqipërisë, me anijen “Privilegj” në momentin e mbërritjes, menaxhimin e situatës së bashku me eksponentët shqiptarë, nxitjen e shpejtësisë së veprimeve, sigurinë e shpërndarjes si dhe menaxhimin e të ardhurave të siguruara me qëllim që të niseshin për në destinacionin e caktuar”.

Po cilët ishin kolumbianët e tjerë që vizituan Shqipërinë për planin e madh? Kush ishte Pacho?

Por përpara se të largohej nga Tirana kolumbiani Velez Uribe Pedro Joze, në Shqipëri vjen edhe eksponenti tjetër kolumbian i quajtur Gutierrez Sançes Nestor Monuel, ndryshe i quajtur “Pacho”. Në datën  27.03.2000  Pacho hyn nga Greqia  ku dhe është pritur nga ana e Frederik Durdës, Sokol Koçiut dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj organizate kriminale ku më pas është shoqëruar për në Tiranë në banesën e marrë me qira nga ana e të pandehurit Frederik Durda. Gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit të tij në Shqipëri, Gutierrez Sançes Nestor Manuel ka konstatuar ekzistencën e kësaj organizate të mirëstrukturuar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe veprimet konkludente dhe aktive, sidomos të të pandehurit Frederik Durda dhe Sokol Koçiu, ku ky i fundit i është prezantuar edhe si shefi i antimafies shqiptare ose si të thuash si shefi i policisë sekrete, fjalë këto të thëna nga eksponenti kolumbian.

Materialet që Gazeta “Si” ju sjell si vijon përshkruajnë se: “Eksponentit kolumbian i ka bërë shumë përshtypje paraqitja prej një ekzekutivi të fuqishëm dhe plot energji e të pandehurit Sokol Koçiu si dhe shkalla e gjerë e njohjes së tij me punëmarrësit dhe lehtësirat që atij i krijoheshin gjatë lëvizjes nga Gjirokastra për në drejtim të Tiranës. Gjatë qëndrimit në banesën e Frederik Durdës, eksponenti kolumbian Gutierrez Gonçes Nestor Manuel është takuar edhe me eksponentin tjetër kolumbian, Velez Urihe Petro Joze i quajturi ndryshe Pedro, i cili kishte një periudhë kohore shumë të gjatë të qëndrimit të tij në Shqipëri”.

Për këtë përshkrim prokuroria sjell përgjimet e zhvilluara në një hotel në Romë pas kthimit të PACHOS, i cili flet me bashkëshorten dhe i tregon përshtypjet nga Shqipëria e trafikantëve që po bëheshin gati për goditjen e madhe.

Por çfarë ndodhi? Si ndërhyri Dea? Kush ishte kolumbiani i arrestuar dhe si u sekuestrua anija Privilege?… Gazeta “Si” do të vijojë me publikimin e dosjes në të cilën trafikantët pas humbjes së “Privilege” mendojnë një rrugë të re, ata flasin për rrugën ajrore dhe blerjen e avionit “Antonov 28”… Kush është Leo?

Marrë nga Gazeta Si 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet