LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni: Disa të dyshuar kolumbianë të arrestuar për vrasjen e Presidentit të Haitit janë stërvitur në SHBA

15 Korrik 2021, 21:04 Nga DOSJA
Pentagoni: Disa të dyshuar kolumbianë të arrestuar për

UASHINGTON – Disa nga shtetasit kolumbianë të arrestuar nga policia e Haitit në lidhje me vrasjen e Presidentit Jovenel Moise morën pjesë në “programet stërvitore dhe të edukimit ushtarak amerikan”, konfirmoi një zëdhënës i Pentagonit në një deklaratë të dërguar me email për Zërin e Amerikës.

Informacioni doli në dritë gjatë një rishikimi të të dhënave të stërvitjeve, tha nënkoloneli Ken Hoffman, pa specifikuar se kur dhe ku u zhvillua trajnimi.

“Rishikimi ynë është duke vazhduar, kështu që ne nuk kemi hollësi shtesë tani për tani,” tha nënkoloneli Hoffman. Njoftimi u raportua fillimisht nga gazeta The Washington Post.

Sipas Pentagonit, Departamenti amerikan i Mbrojtjes trajnon çdo vit mijëra ushtarakë nga Amerika e Jugut, Amerika Qendrore dhe Karaibet. Hoffman tha se trajnimi është përqendruar në “respektimin e të drejtave të njeriut, pajtueshmërinë me sundimin e ligjit dhe ushtritë në shërbim të udhëheqjes civile të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit, Leon Charles, tha se policia ka arrestuar 18 kolumbianë në lidhje me vrasjen. Presidenti Moise u qëllua për vdekje gjatë një sulmi brenda rezidencës së tij private, në një zonë të pasur në periferi të Port-au Prince, në orët para mëngjesit të 7 korrikut. bashkëshortja e tij, Martine, e cila u plagos në sulm, është duke u rikuperuar pasi iu nënshtrua një operacioni në një spital të Majamit në Florida. Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph u tha gazetarëve se ka folur me zonjën Moise disa herë dhe se gjendja e saj po përmirësohet.

Qeveria kolumbiane për ‘mercenarët’

Në Nju Jork, zëvendës Presidentja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kolumbisë Marta Lucia Ramirez denoi përfshirjen e shtetasve kolumbianë në vrasjen e zotit Moise pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën.

“Më lejoni të them se jo vetëm qeveria kolumbiane, por edhe sistemi i drejtësisë, po punon me gjyqësorin dhe inteligjencën nga vendet e tjera në mënyrë që të ndihmojë shtetin haitian të identifikojë të gjithë përgjegjësit e këtij krimi të madh,” u tha zonja Ramirez gazetarëve , duke shtuar se vendi i saj po punon gjithashtu me Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, Interpol.

“Dhe sigurisht, ne po ndihmojmë Interpolin në mënyrë që të kemi të gjithë informacionin, historikun për kohën kur ata jetuan në Kolumbi, informacionet në lidhje me komunikimet e tyre, gjithçka tjetër në mënyrë që të sqarohet ky krim i tmerrshëm,” tha zonja Ramirez.

Arrestime të reja

Në Port-au-Prince policia kombëtare e Haitit njoftoi të enjten arrestimin e dy të dyshuarve shtesë në lidhje me vrasjen e Presidentit Moise. Policia i identifikoi ata si haitianët Reynaldo Corvington dhe Gilbert Dragon. Policia thotë se gjeti një arkë me municione në shtëpitë e të dy të dyshuarve që përfshinin pushkë AR-15, armë automatike, pistoleta dhe pushkë gjuetie. Tre granata dore u gjetën në rezidencën e Corvington-it, thuhet në një deklaratë të policisë.

Policia kombëtare lëshoi gjithashtu një urdhër të ri arrestimi për Désir Gordon Phenil. Një deklaratën e postuar në faqen zyrtare të policisë në Facebook thuhet se Phenil-i ishte përgjegjës për marrjen me qira të makinave, koordinimin e takimeve me “mercenarët” dhe blerjen e pajisjeve.

Të mërkurën, Dimitri Herard, shefi i sigurisë të pallatit kombëtar, u mor në paraburgim.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka dënuar vrasjen. Presidenti dërgoi një delegacion të posaçëm në Haiti për të ndihmuar hetimet. Delegacioni përfshin zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Siguria Kombëtare, Departamenti i Drejtësisë dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vritet presidenti i haitit jovenel moïse vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll
Bota 15 Korrik 2021, 20:54

ANALIZA: A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet