LIVE UPDATES
Bota

Për 27 vite në koma, gruaja arabe zgjohet kur ndjen se djali i saj është në rrezik

24 Prill 2019, 08:59 Nga DOSJA
Për 27 vite në koma, gruaja arabe zgjohet kur ndjen se djali i saj

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe është zgjuar nga koma pas 27 vitesh duke përmendur emrin e djalit të saj, Omar Webair. Ajo ishte 32-vjeçe në kohën kur u aksidentua në vitin 1991 dhe pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një autobus.

Mounir Abdulla kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po kthehej në momentin që ndodhi aksidenti fatal, shkruan BBC

Omar Webair, i cili ishte vetëm katër vjeç, ishte ulur në pjesën e prapme të automjetit. Në momentin e aksidentit e ëma e mbrojti atë me krahët e saj dhe për këtë arsye ai nuk pësoi asnjë lloj dëmtimi.

Abdulla priti për orë me radhë deri në momentin që u mjekua por mjekët konstatuan se ajo kishte hyrë në koma të thellë.

Omar, nuk a hequr dorë prej vitesh nga nëna e tij, me shpresën se ajo do të zgjohej një ditë.

“Ajo më përqafoi mua për të mbrojtur mua. Unë kurrë nuk e hoqa dorë nga ajo sepse gjithmonë kam pasur një ndjenjë se një ditë ajo do të zgjohet. Nëna ime ishte ulur me mua në sediljen e pasme. Kur e pa që po rrëzoheshim, ajo më përqafoi për të më mbrojtur nga goditja, “- tha Omar gazetës të hënën.

Arsyeja që tregova për historinë e saj është se nuk dua që njerëzit të humbasin shpresën për të dashurit e tyre, mos i konsideroni të vdekur kur ata janë në një gjendje të tillë,“- vijoi ai më tej teksa tregon edhe momentin kur e ëma hapi sytë.

Abdulla u dërgua në spital dhe më vonë u transferua në Londër. Atje u deklarua se ishte në gjendje vegjetative – nuk reagon, por është në gjendje të ndiejë dhimbje, sipas raporteve kombëtare.

Ajo u kthye pastaj në Al Ain, një qytet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kufirin me Omanin ku jetonte dhe u zhvendos në disa institucione mjekësore sipas kërkesave të sigurimit.

Ajo mbeti aty për disa vjet, duke u ushqyer përmes një tubi dhe mbeti e gjallë. Djali i saj u kujdes që të mos i mungonte fizioterapia në mënyrë që muskujt e saj të mos dobësoheshin pas mungesës së lëvizjes.

Në vitin 2017, Abdulla u transferua në Gjermani. Atje, ajo bëri një numër operacionesh për të korrigjuar muskujt. Asaj iu dhanë ilaçe për të përmirësuar gjendjen, duke përfshirë edhe zgjimin e saj.

Shtrimi në spitale

Një vit më vonë, djali i saj ishte po diksutonte në dhomën e saj dhe kjo gjë mesa duket nxiti zgjimin e gruas. “Kishte një keqkuptim në dhomën e spitalit dhe ajo ndjeu që unë isha në rrezik, gjë që shkaktoi një tronditje,”- tha Omar.

Ajo po bënte tinguj të çuditshëm dhe vazhdoja të thërrisja mjekët për ta parë atë por ata thanë se gjithçka ishte normale. Pastaj, tri ditë më vonë, u zgjova me zërin e dikujt që thërriste emrin tim. Ishte zëri i saj. Ajo thirri emrin tim dhe unë po fluturoja nga gëzimi. E kisha ëndërruar prej vitesh këtë moment dhe emri im ishte fjala e parë që tha,”– vijon Omar më tej.

Abdulla tashmë është më e ndërgjegjshme dhe është kthyer në Abu Dhabi, ku po merr fizioterapi dhe rehabilitimin e nevojshëm.

Rastet si Abdulla janë të rralla

Ekzistojnë vetëm disa raste të njerëzve që arrijnë të rikuperojnë vetëvetëdijen pas disa vitesh.

Një rast i rallë i rimëkëmbjes është ai i Terry Wallis, një amerikan që u përfshi në një aksident me makinë kur ishte 19 vjeç. Pas 19 vitesh në koma ai arriti të kthehej në një gjendje normqale.

Një tjetër rast është edhe ai i ish-kampionit të Formula 1, Michael Schumacher. Ai pësoi një dëmtim në kokë në një aksident në Francë në vitin 2013. Vetëm para pak muajsh në media u publikua fakti që Schumacher kishte rikuperuar vetëdijen, por familjarët nuk kishin dëshirë që të bënin asgjë publike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 27 vite ne koma mounir abdulla omar webair 27 vite ne koma mounir abdulla omar webair

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet