LIVE UPDATES
Sport

“Për tifozllëkun e ndiej veten si në Gjermani, për kushtet stërvitore ndihesh sikur je në një botë tjetër”

30 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
“Për tifozllëkun e ndiej veten si në Gjermani, për

GJERMANI – Thomas Brdariç rrëfen në Gjermani sfidat që po përjeton në Shqipëri. Në një intervistë për mediat gjermane, Brdariç flet për raportet me të birin, sa të vështirë e ka ta trajtojë në skuadër me lojtarët e tjerë dhe çfarë pëlqen më shumë në Shkodër. Veçon ushqimin, por jo infrastrukturën, teksa ju tregona tyre në Gjermani se Shkodra është si të thuash një “land” i veçuar për nga tifozllëku që kanë për futbollin e tyre, kombëtaren dhe idhujt.

Çfarë ju bën përshtypje në Shqipëri për të cilën ju duhet punë për t’u mësuar?

Kushtet e stërvitjes për të cilat ka mangësi. Është e vështirë, pasi nuk kemi vende profesionale këtu si në ligat kryesore në Europë. Gjysmat mungojnë. Disa stadiume, si yni dhe ai i Tiranës janë të krahasueshme me ata në Bundesligë. Por ka edhe disa që të bëjnë të ndihesh sikur je në një botë tjetër, një fushë sportive me një tribunë të vogël. Ka vetëm gjërat e domosdoshme, dhoma zhveshjeje dhe kabina. Por, unë them me vete: Ndonjëherë duhet të marrësh shtigje të pakëndshme për të ecur përpara. Puna ime këtu është një sfidë, duke u marrë me kushte të vështira. Kjo më forcon. Entuziazmi dhe dëshira më bëjnë të rris rendimentin dhe vullnetin tim në maksimum. Jam i lumtur që isha në gjendje të gjeja lojtarët e mi dhe të shtoj vullnetin, shpirtin luftarak brenda tyre. Secili prej nesh është te Vllaznia, si në një trampolinë për të arritur sa më lart dhe për të shkuar në liga më të mëdha.

Është objektiv titulli kampion dhe a është Vllaznia e gatshme për t’ia dalë?

Për këtë duhen njerëz rreth e rrotull që besojnë te ty. Për mua kjo aktualisht është e një rëndësie të dytë, pasi nuk ka rëndësi se cilin ekip kam dhe në cilin shtet jam. Për nga tifozllëku, këtu unë e ndiej veten si në Gjermani. Për tifozët mund të them se futbolli gjerman është shumë i adhuruar. Shkodra është shteti (landi) i 17- të gjerman (qesh..). Njerëzit janë të çmendur për Gjermaninë, për ekipin kombëtar. Tomas Myller dhe Manuel Nojer janë heronj këtu.

Kush ju frymëzon si trajner?

Unë kam zhvilluar stilin tim, por jam gjithmonë i hapur për përmirësim. Si profesionist i Bundesligës, kisha mësues të shquar si Ralf Rangnik në Hanover dhe Kristof Daum në Leverkusen. Tani jam duke studiuar lojërat e Jurgen Klop te Liverpul dhe të Pep Guardiolës te Siti. Ato më frymëzojnë. Unë gjithashtu do të doja t’i shikoja gjatë stërvitjeve. Lojtarët mund të arrijnë performancën e tyre maksimale vetëm nëse kanë një marrëdhënie të përsosur me trajnerin.

Duket se ju keni marrëdhënie të shkëlqyer me djalin tuaj Tim (20). Tani që e keni në ekip te Vllaznia, a mund të vështirësohet marrëdhënia babë-bir?

Aspak! I drejtohem atij si çdo lojtari tjetër. Në stërvitje e injoroj plotësisht faktin se ai është djali im. Për ne, Tim është një lojtar i perspektivës, të cilin ende duhet ta prezantojmë në futbollin profesionist. Mundohem të jem një mbështetje për të në mënyrë që ai të arrijë qëllimet e tij.

Jetoni bashkë?

Po, ne kemi një apartament të përbashkët në mes të qytetit. Jemi mësuar të hedhim hapat e radhës së bashku sa herë që kemi qenë jashtë vendit. Në mbrëmje ne ulemi në shtëpi dhe shikojmë futboll ndërkombëtar dhe natyrisht ndeshjet e Bundesligës. Ose ne shijojmë natyrën e mrekullueshme këtu në Shkodër. Më pëlqen të ulem në restorante në liqenin e Shkodrës dhe ha peshk të freskët atje. Kam mësuar të jetoj me kujdes, një mësim që kam marrë nga karriera ime si profesionist.

Në çfarë mënyre?

Si lojtar nuk e ke të qartë se në ç’pozicion qëndron. Vetëm pas karrierës sime e kuptova se çfarë privilegjesh kemi në futbollin profesionist. Prandaj, më vjen keq që hendeku midis klubeve amatore, të cilat kanë shumë pak mjete financiare në dispozicion dhe klubeve të mëdha profesionale, të cilat mbledhin shuma të mëdha parash nga e drejta TV etj., po zgjerohet. Prandaj, shumë tifozë nuk mund të identifikohen më me yjet milionerë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport thomas brdaric. trajneri gjerman i shkodraneve trajneri i vllaznise thomas brdaric. trajneri gjerman i shkodraneve trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje