LIVE UPDATES
Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, AMA i “tërheq veshin” mediave: Mos raportoni detaje që i

1 Qershor 2020, 18:27 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të

TIRANË- Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA), u kanë tërhequr veshin mediave, për raportimin me detaje të ngjarjes së rëndë në Kamëz, ku roja i një shkolle dhe 3 të rinj abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare. Në reagimin e përbashkët, thuhet se mediat, duke intervistuar të afërm të vajzës, si dhe duke paraqitur pamje nga banesa, kanë bërë të mundur identifikimin e saj. Sipas ASHDMF dhe AMA, publikimi i të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, si dhe e bën më të vështirë rehabilitimin e fëmijëve më pas.

Reagimi 

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me fëmijët është një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. ASHMDF po punon me Njësitë vendore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe rehabilitimin e tyre. AMA, duke e konsideruar mbrojtjen e fëmijëve si prioritetin kryesor të saj, është e angazhuar për të mbrojtur fëmijët nga transmetimet e dëmshme audiovizive, duke apeluar ndaj operatorëve audiovizivë për të respektuar normat ligjore dhe etike, si dhe të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve. ASHDMF dhe AMA nxisin qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima. Gjithashtu, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me fëmijët,ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si këto raste janë raportuar në media.

Mediat e shkruara, portalet online, por edhe mediat audiovizive kanë paraqitur rastet me detaje, kanë intervistuar të afërm të fëmijës, duke bërë të mundur identifikimin e fëmijëve viktima të abuzimit. Gjithashtu, mediat ka publikuar detaje nga banesa, zonës administrative, qytetit ku ka ndodhur ngjarja, me pasojë identifikimin e mundshëm të fëmijës. Publikimi i këtyre të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Kodit të Transmetimit, një kuadër ligjor që sanksionontë drejtat e fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për ruajtjen e të dhënave personale, privatësisë dhe kofidencialitet. Informacione të tilla të bëra publike,që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarjeje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas. Parimet bazë që mediat duhet të njohin dhe respektojnë, bazuar në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare shprehin qartë mbrojtjen që gëzojnë fëmijët në media. Nga parimi kryesor që është interesi më i lartë i fëmijës, burojnë parime të tjera për mos diskriminim, respektimi i jetës private, familjare, banesës, e korrespondencës, mbrojtja e moralit dhe e dinjitetit të fëmijës.

Mediat kanë për detyrë të respektojnë etikën, sidomos kur ato transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen që e bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të të fëmijës viktimë, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë. MASHDMF dhe AMA kanë ndjekur me shqetësim publikimin e lajmeve mbi ngjarjet ku janë përfshirë fëmijët viktima. Bazuar në ligjin nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” dhe në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apelojmë ndaj mediave, përfshirë dhe ato audiovizive për të respektuar parimet e ruajtjes së privatësisë dhe kofidencialitetit të fëmijës. Gjithashtu, u bëjmë apel mediave të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të bëhen partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët, duke denoncuar edhe normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonë e njohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”. Ai mësohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, e ka filmuar dhe me anë të pamjeve e kërcënonte që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të do t’ja publikonte ose do të shkruante nëpër mure se ajo ishte ku*vë. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Më pas pamjet kanë përfunduar edhe në duart e tre të rinjve, të cilët gjithashtu kanë kryer marrëdhënie me vajzën nën presion. K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç. Edhe këta të funditt janë vënë në pranga dhe akuzohen për të njëjtat vepra penale si 65-vjeçari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual shantazh me video intime abuzimi seksual shantazh me video intime

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Qershor 2020, 17:27

LAÇ– Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).Buri...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet