LIVE UPDATES
Aktualitet

Përdhunimi i 18 vjeçarit në Elbasan, nëna: Ç’më tregoi im bir dhe ‘kanosja’ nga policja. Gruaja e të akuzuarit: Më

25 Korrik 2019, 19:44 Nga DOSJA
Përdhunimi i 18 vjeçarit në Elbasan, nëna:

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë abuzimi seksual ndodhi para pak ditësh në qytetin e Elbasanit, duke tronditur opinionin publik, ku një 42-vjeçar kreu marrëdhënie intime me një 18-vjeçar me aftësi të kufizuara. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, disa ditë më parë, ndërsa autori i shpallur në kërkim prej katër ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Nëna e 18-vjeçarit, tregon sesi Policia nuk mori asnjë masë, pavarësisht dëshmisë së djalit të saj. Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur të shtunën e kaluar. Pasi ishte kthyer në shtëpi duke qarë, djali i rrëfeu abuzimin e kryer ndaj tij nga 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve.

Oficerja na tha se nëse gënjenim për deklaratën, atëherë do të na arrestonin. Po si mund të gënjeja unë kur e pashë vetë djalin në atë gjendje”, rrëfen nëna. Sipas saj, djali ka lindur me aftësi të kufizuara dhe kalonte shpesh te rruga ku 42-vjeçari shiste banane.

“Të shtunën pasdite, Altin e ka marrë djalin tim dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij me arsyetimin për ta ndihmuar për transportin e kutive të bananeve dhe e ka përdhunuar. Altini shet banane. Djali erdhi në shtëpi nga ora 16:30 duke qarë dhe më tregoi. Lajmërova burrin tim dhe ai u nxeh, duke më thënë pse nuk më the më përpara që ta kapja për fyti. Pastaj shkuam në komisariat. Sapo firmosi deklaratën, Altini ia futi vrapit. Na thanë se do të bëjmë analizat e djalit në Tiranë dhe përgjigjja ka dalë se ai e ka kryer aktin. Policia na tha se do ta ndjekim si çështje. Gruas se vet, Altini i kishte thënë se do të mbyste veten. Ne duam drejtësi dhe të dalë e vërteta”, shprehet 51- vjeçarja.

Para Policisë ka dhënë deklaratë dhe i abuzuari. 18-vjeçari ka rrëfyer në prani të psikologes se 42- vjeçari ka abuzuar seksualisht me të. Ai ka treguar se autorin e njihte prej kohësh dhe sillej mirë me të.

“Të shtunën mbasdite ai më tha të shkoja me të te shtëpia e tij. Mendova se aty kishte dhe fëmijët dhe ika. Kur hyra te shtëpia e tij, ai mbylli derën. Pastaj më përdhunoi. Kisha frikë, nuk bëra asgjë”, ka pohuar adoleshenti, i cili ka shtuar se, babai i dy fëmijëve i kishte dhënë 300 lekë të rinj dhe një banane pas aktit abuziv, duke i kërkuar që të mos tregonte në shtëpi.

Bashkeshortja: Familja e djalit më kërkoi para

Babai i dy fëmijëve është me një ekonomi të rrënuar. Prej vitesh tregton banane përballë Policisë dhe asnjëherë nuk ka shfaqur shenja të tilla perversiteti. Të paktën kështu pohojnë fqinjët që e njohin. Bashkëshortja e tij, ende nuk e beson që burri i saj të ketë kryer një akt të tillë.

Ajo thotë se familjarët e djalit i kanë kërkuar para për të tërhequr denoncimin. Ajo thekson se nëse bashkëshorti i saj është fajtor, le të dënohet, ndërkohë që prej katër ditësh ajo nuk ka asnjë kontakt me të dhe nuk e di se ku ndodhet.

Kam shkuar te familja e djalit dhe u kam thënë që nëse është e vërtetë, ta fusin në burg. Burrin, pasi e kanë marrë në pyetje, e kanë lënë të lirë. Kam katër ditë që nuk kontaktoj me atë. Nëna e djalit më kërkon lekë që të tërheqin denoncimin. Nuk besoj që burri im ta ketë bërë këtë. Nëse është e vërtetë, ta fusin në burg. Ta gjejnë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Për çfarë më kërkojnë lekë mua? Dua që të gjejnë burrin dhe nëse ka bërë gabimin, ta fusin në burg”, shprehet ajo.

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit më 23 Korrik. Një 42 vjeçar kreu marrëdhënie intime me një 18-vjeçar me aftësi të kufizuara.Ngjarja tronditëse u publikua dje në medie, pasi policia e kishte fshehur si rast. Prindërit e adoleshentit bëjnë apel shtetit që autori të vihet para drejtësisë. Autori, pas daljes nga komisiariati ia ka mbathur me vrap, ndërsa është në kërkim nga policia.

Marrë nga Panorama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi ne elbasan perdhunohet 18 vjeçari perdhunimi ne elbasan perdhunohet 18 vjeçari

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë