All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Përdorimi i drogës në Europë duket se është imun ndaj Covid-19

4 Korrik 2021, 05:28 Nga DOSJA
Përdorimi i drogës në Europë duket se është imun
All - Paragraf - 1

Mund të mendohet se një pandemi që u dha fund festave do të ulte edhe përdorimin e drogës. Në të vërtetë, mostrat e ujërave të zeza në disa qytete europiane treguan se mbetjet e kokainës dhe MDMA-së (e njohur edhe me emrin ekstazi) ranë gjatë karantinave Covid-19 në fillim të vitit 2020. Por verën e kaluar, europianët nisën t’i përdornin sërish. Në shumë raste, konsumi thjesht kaloi nga klubi në dhomën e ndenjjes.

Kështu tregon raporti i këtij viti nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogës dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA) e BE-së. Policia, e ndihmuar nga mbikëqyrja e aplikacioneve të mesazheve, po konfiskon më shumë se kurrë kanabis, kokainë, ekstazi dhe metamfetaminë kristalore. Në vitin 2020, inspektorët në Portin e Roterdamit sekuestruan gati 41 tonë kokainë, shtatë herë më shumë se në vitin 2019. Këtë pranverë ata zbuluan 2.7 tonë kokainë të fshehur midis bananeve ekuadoriane dhe pjesëve të kompjuterëve malajzianë. Në Portin Vlissingen, zhytësit zbuluan një arkë të lidhur nën ujë me një transportues mallrash.

Megjithatë, furnizimi i drogës është i mjaftueshëm. Çmimet me pakicë janë të qëndrueshme, dhe potenca rritet çdo vit. Mesatarisht, kokaina në Europë ishte 57% më e pastër në vitin 2019 se dhjetë vjet më parë. Një pilulë ekstazi përmban pothuajse 2.5 herë më shumë MDMA, dhe kanabisi ka 56% më shumë THC (grimca narkotike).

Ata me një qëndrim laissez-faire mund të mos e konsiderojnë këtë shqetësuese. Droga rekreative më e përdorur deri tani mbetet kanabisi, i cili ka relativisht pak efekte të dëmshme. Por droga e dytë më e përdorur, dhe në rritje, është kokaina. Pas opioideve, kjo drogë ka më tepër të ngjarë t’i dërgojë përdoruesit në spital, e pranishme në 22% të mbidozave. Dhe ndërkohë që ekstaza dhe amfetaminat zakonisht prodhohen në Europë, kokaina duhet të importohet.

Kjo ka nxitur rritjen e sindikatave të fuqishme të krimit. Në vitet 2000, rrjetet që fillimisht importonin hashash nga Afrika e Veriut, filluan të sillnin kokainë. Ata vendosën operacionet e shpërndarjes që shtrihen nga Spanja në Skandinavi.

Grupe të tilla, përfshirë të ashtuquajturën Mokro Mafia në Holandë dhe banda si Patrulla e Vdekjes në Suedi, janë burimi i një dhune më të zhurmshme në Europë. Ridouan Taghi, një marokeno-holandez i arrestuar në vitin 2019 në Dubai, po gjykohet në Amsterdam, i dyshuar për atentat ndaj informatorëve dhe një avokati. (Ai i mohon akuzat.) Bandat suedeze janë përpjekur të përdorin granata dore si gjest kërcënimi. Në Dijon, verën e kaluar, kishte përleshje në rrugë midis tregtarëve të drogës me origjinë nga Afrika e Veriut dhe qindra emigrantëve çeçenë.

Numri i përgjithshëm i vrasjeve të lidhura me drogën është i vogël. Por për shkak se ato shpesh janë të përgjakshme dhe lidhen me komunitetet e emigrantëve, krijojnë përshtypjen e një vale krimi. Megjithëse vrasjet e përgjithshme në Europë kanë rënë ndjeshëm në dy dekadat e fundit, vrasjet e lidhura me ekonominë e drogës nuk kanë rënë aspak, sipas Marieke Liem nga Iniciativa Kërkimore mbi Dhunën, një projekt në Universitetin Leiden. “Nuk ka kontrata të shkruara dhe asnjë gjykatë zgjidhjeje, kështu që nëse ka një mosmarrëveshje, ose njerëzit pajtohen, ose fillon dhuna”, thotë Jan Meeus, një reporter holandez i krimit.

Kriminaliteti përhapet edhe në industri të tjera. Në Portin e Roterdamit, korrierët hynin vjedhurazi për të mbledhur drogë nga kontejnerët e transportit. Sot ata ka të ngjarë të infiltrojnë një kompani të madhe transporti, të marrin certifikim dhe të largohen me të gjithë kontejnerin. Covid-19 e ka përshpejtuar këtë në shkallë më të mëdha. “Tashmë nuk mund të ketë më njerëz që gëlltisin paketat e drogës dhe fluturojnë drejt Amerikës Latine. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë droga që vijnë me dërgesat e bananeve”, thotë Andrew Cunningham nga EMCDDA.

Megjithatë Europa nuk ka përjetuar dy nga problemet më të tmerrshme të drogës në këtë shekull. Megjithëse, përdorimi i tepërt i qetësuesve me recetë çoi në një epidemi opioidi në Amerikë, në Europë ato përdoren ende kryesisht nga personat e moshuar. Politikat mbi metadonin dhe terapitë e tjera të zëvendësimit kanë ndihmuar në këtë drejtim. Gjithashtu metamfetaminat janë relativisht të rralla në Europë. Por kohët e fundit, metamfetamina kristalore është rritur, veçanërisht një varietet i lirë i prodhuar në Afganistan direkt nga bima ephedra.

Dhe ndërsa shumë shtete amerikane kanë dekriminalizuar kanabisin gjatë dekadës së fundit, pak vende europiane e kanë bërë këtë. Kjo mund të ketë pasoja të këqija. Siç tregon industria e kokainës, rrjetet e paligjshme që krijohen për të furnizuar një drogë të caktuar, ka të ngjarë të përfundojnë duke u përdorur gjerësisht.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droga ne europe droga ne europe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet