LIVE UPDATES
Politike

Përfshirja e krimit në politikë, Kokëdhima: Ideator është Rama, jo Dako

6 Qershor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Përfshirja e krimit në politikë, Kokëdhima: Ideator

TIRANË- Pas përgjimeve të publikuara nga e përditshme BILD, ka reaguar edhe kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima.

Kokëdhima shprehet se kur të gjithë kanë shënjestruar Vangjush Dakon, harrojnë se në realitet është Edi Rama ideatori i përfshirjes së krimit në politikë.

“Të gjithë po merren me Vangjush Dakon, por harrojnë se përfshirja e krimit dhe bërja një me të është platformë politike e Edi Ramës. Dako është i fundit ndër përgjegjësit në historinë e kapies së shtetit, qeverisë dhe zgjedhjeve nga mafia e drogës dhe krimi i organizuar”, – shprehet Kokëdhima.

Sipas tij, “‘Zgjidhja’ dhe faktorë të tjerë të përgjegjshëm dhe atdhedashës, prej kaq kohësh po u bëjnë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që të bëjnë hapa pas nga llogoret e luftës dhe të pranojnë nevojën urgjente të një Pakti Kombëtar, që shemb këtë sistem dhe rikthen sovranitetin e popullit, nëpërmjet votës së lirë dhe përfaqësimit real”.

Reagimi i plotë: 

Publikimi i 6 përgjimeve të fundit të dosjes 339 prej gazetës më të madhe në Europë, BILD, mund të ketë habitur dhe madje tmerruar politikën dhe opinionin gjerman, por kurrsesi atë shqiptar. Që në vendin tonë ka afro 30 vite që partitë bashkëpunojnë me krimin gjatë fushatave elektorale dhe jo vetëm, kjo tashmë nuk është një gjë e re për shqiptarët në çdo cep të vendit.

Risi në gjithë këtë histori të turpshme që po zbulohet dita-ditës është niveli i frikshëm, se deri ku e ka çuar Edi Rama dhe organizata e tij, Rilindja, bashkëpunimin, ndërvarësinë dhe shkrirjen e PS-së e të institucioneve shtetërore, me krimin e organizuar. Kur lexon këto përgjime për të cilat gazetari gjerman thotë, se janë vetëm “maja e ajsbergut”, kupton se kush i zgjedh deputetët shqiptarë, kush komandon kryetarin e degës së partisë; kush janë ata që kontrollojnë procesin zgjedhor, kush urdhëron Hipotekën, Ujësjellësin, INUK-un e të gjitha institucionet e tjera pa përjashtim.

Të gjithë po merren me Vangjush Dakon, por harrojnë se përfshirja e krimit dhe bërja një me të është platformë politike e Edi Ramës. Dako është i fundit ndër përgjegjësit në historinë e kapies së shtetit, qeverisë dhe zgjedhjeve nga mafia e drogës dhe krimi i organizuar. Në vitin 2017 Vangjush Dako nuk garonte vetë, ishte kryetar bashkie dhe zgjedhjet ishin për deputetët e parlamentit, i cili dihet se si është katandisur sot. Zgjedhjet në fjalë për të cilat hedhin dritë këto përgjime të BILD-it, në fakt ishin zgjedhje për Timonin e Edi Ramës.

Votat e qershorit 2017, i duheshin ‘Timonierit’ për të blinduar pushtetin dhe për të vazhduar të grabisë së bashku me një grusht njerëzish të gjitha pasuritë dhe financat e vendit, deri në palcë e pa mëshirë.

Edi Rama është ideatori, aplikuesi dhe përfituesi numër një i këtij shteti-mafie. Ai e zgjeroi në ekstrem pushtetin e tij me kriminelët, zyrtarët e korruptuar dhe drejtorat e shefat e policisë, anëtarë të bordit drejtues të kartelit të marijuanës që kryeministri e ideoi, e ngriti dhe e drejtoi në Shqipëri!

Rrjeta e përgjimeve të shërbimeve sekrete gjermane që nisën që në vitin 2016 ndaj një organizate të fuqishme ndërkombëtare të trafikut të drogave të rënda, rastisi që ra në “pellgun” e Durrësit dhe Shijakut, por fare mirë mund të kishte kapur “peshq” të këtij niveli edhe në Tiranë, Dibër, Elbasan e kudo tjetër në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur me Shijakun në fakt është një mostër që vërteton atë që partia ‘Zgjidhja’ e thotë me alarm, troç dhe me zë të lartë prej vitesh; se Shqipëria qeveriset dhe sundohet nga një hibrid i padëgjuar në botën demokratike, ku është ngjizur në mënyrë të pandashme, qeveria, politika, mafia dhe krimi. E vërteta është që ky model monstruoz, i ka rrënjët që me nisjen e pluralizmit në Shqipëri. Është eksperimentuar e aplikuar me radhë nga PD e PS sa herë që kanë qeverisur, por Edi Rama me Rilindjen e tij e ktheu në SISTEM.

Ky SISTEM është barku që pjell gjithë tiraninë shtypëse të mafies, krimit, korrupsionit dhe varfërisë. Në shkrimet e tij, gazetari i BILD-it, arin në konkluzion se në Shqipëri tashmë nuk dallohen më kufijtë, se ku nis shteti e partia e ku përfundon mafia e krimi i organizuar. Për këtë shkrirje të paprecedentë, për mbylljen me sukses të këtij eksperimenti që i ka lënë shqiptarët të varfër deri në ekstrem dhe implementimin e tij me fuqi e sukses të plotë; pa dyshim meritën kryesore e ka vetëm Edi Rama.
Krimi nuk e ka problem për emrin e përveçëm të atij që zgjedh të bashkëpunojë, Ramë a Berishë, sido që të quhen, për atë janë njësoj. As për ngjyrat e flamujve të partive që zgjedh të përkrahë e të ndihmojë, nëpër fushata elektorale!
Shqipëria tashmë është në një situatë të rrezikshme; qelbi i këtij sistemi hibrid 30-vjeçar, krim-politikë-mafie-korrupsion, po shpërthen.

‘Zgjidhja’ dhe faktorë të tjerë të përgjegjshëm dhe atdhedashës, prej kaq kohësh po u bëjnë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që të bëjnë hapa pas nga llogoret e luftës dhe të pranojnë nevojën urgjente të një Pakti Kombëtar, që shemb këtë sistem dhe rikthen sovranitetin e popullit, nëpërmjet votës së lirë dhe përfaqësimit real. Nëse u ka mbetur një fije humanizmi, integriteti moral dhe shqiptarizmi duhet të bashkohen sa nuk është vonë me të gjithë ata që kërkojnë dhënien fund të këtij lëngimi të vendit nën zgjedhën e korrupsionit dhe krimit. Përndryshe këtë do ta zgjidhë vetë populli, në mënyrën e tij anarkike e kaotike.
Shqipëria nuk e meriton këtë. Përgjegjësia do të jetë nominale, këtë herë!

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama koço kokëdhima kokëdhima sulmon ramën edi rama koço kokëdhima kokëdhima sulmon ramën

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë