LIVE UPDATES
Bota

Përfundojnë ndërtimet në tubacionin rus Nord Stream 2

12 Shtator 2021, 08:11 Nga DOSJA
Përfundojnë ndërtimet në tubacionin rus Nord Stream 2

Sipas kompanisë ruse Gazprom, tubacioni i diskutueshëm në Detin Baltik për gazsjellësin Nord Stream 2 është gati. Ndërtimi i Nord Stream 2 përfundoi të premten (10.09) në mëngjes, tha shefi i Gazprom, Alexei Miller. Ndërsa gypi i fundit u vendos me 6 shtator. Kanë mbetur edhe disa punime të vogla, por në thelb, puna ka përfunduar.

Për Gazpromin dhe investuesit e tjerë, Nord Stream 2 është një përparim i madh, megjithë faktin se përfundoi një viti e gjysmë vonesë. Certifikimi nga autoritetet gjermane është ende i nevojshëm për funksionimin e linjës. Pritet që monopolisti rus i gazit Gazprom të dërgojë sasitë e para të gazit natyror përmes gazsjellësit të ri në Gjermani në tetor, fillimisht duke përdorur linjën e përfunduar në qershor.

Punimet e vonuara

Mbi të gjitha, rezistenca e SHBA-së, e cila kërcënoi, e madje edhe vendosi sanksione kundër menaxhmentit, i ka vonuar ndërtimet, të cilat ishin të parashikuara të përfundojnë në vitin 2019. Punimet në Nord Stream 2 kanë filluar në vitin 2018. Tubacioni pritet të sjellë 55 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia përmes Detit Baltik në Gjermani.

Sipas të dhënave të kompanive, kjo mund të furnizojë 26 milionë familje me gaz. Kostot e ndërtimit të tubacionit 1.230 kilometra të gjatë, i cili ka dy linja, llogariten me më shumë se dhjetë miliardë euro. Gjysma e linjës është financuar nga gjiganti energjetik rus Gazprom, e gjysma tjetër nga pesë kompanitë evropiane OMV, Wintershall Dea, Engie, Uniper dhe Shell.

Gazprom planifikon të dërgojë këtë vit rreth 5,6 miliardë metra kub gaz përmes tubacionit. Nord Stream 2 kalon nga Vyborg në Rusi përmes Detit Baltik në Lubmin pranë Greifswald në Mecklenburg-Pomerani.

Projekti është i diskutueshëm. Qeveria amerikane kritikon se Evropa po bëhet kështu gjithnjë e më e varur nga Rusia për furnizimin e saj me energji. Një marrëveshje gjermano-amerikane përcakton që Rusia do t’i nënshtrohet sanksioneve nëse tubacioni përdoret si një “armë” gjeopolitike.

Grindjet rreth ndërtimit

Rusia ka ndërtuar Nord Stream 1, e tani edhe Nord Stream 2, me qëllim që të pavarësohet nga Ukraina, si një vend deri tani shumë i rëndësishëm tranzit i gazit natyror për në Evropë. Këto dy vende janë thellësisht të përçara mes tyre. Për më tepër, Moska ka kritikuar Kievin se nuk po bën asgjë për të rregulluar tubacionet që kalojnë përmes këtij vendi.

Ukraina e dobët financiarisht, nga ana tjetër, është shumë e varur nga të ardhurat prej miliarda euro për kalimin e gazit nëpër territorin e vendit. Ukraina druan humbjet e mëdha dhe shpreson se do të ketë mbështetjen e Gjermanisë, në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, si një vend tranzit edhe në të ardhmen. Kontrata aktuale për kalimin e gazit rus nëpër Ukrainë drejt Evropës përfundon në vitin 2024. Ukraina dëshiron ta zgjasë këtë kontratë, me ndërmjetësimin gjerman.

Por presidenti rus Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se tranziti i gazit rus përmes Ukrainës do të varet nga kërkesat në tregun evropian të energjisë. Ai gjithashtu nënvizon se Rusia nuk është përgjegjëse për buxhetin e shtetit të Ukrainës./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nord stream 2 tubacioni rus nord stream 2 nord stream 2 tubacioni rus nord stream 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit