LIVE UPDATES
Aktualitet

22 Korrik 2020, 13:11 Nga DOSJA

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar rikonstruksionin e 7 rrugë: “Enver Preza”, “Abaz Fejzo”, “Andon Lufi-1”, “Andon Lufi-2”, “Besim Baxhaku”, “Lame Kreco” dhe “Ethem Gjinushi”, duke transformuar krejt pamjen e zonës.

Veliaj u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për banorët, ndërsa siguroi se ndërhyrjet e bashkisë do të vijojnë me të njëjtën shpeshtësi edhe gjatë verës, kur njerëzit janë me pushime. Sipas tij, korriku dhe gushti janë muaj intensivë pune.

Më vjen mirë që kemi përfunduar 7 rrugë në 7 muaj, dhe kjo 7 herë 7 jonë është më produktive sepse ka një rezultat konkret, sesa 7 herë 7 e rrenave. Më vjen mirë që sportiviteti me të cilin merreshin dikur premtimet elektorale, është një përrallë nga e kaluara. Nëse socialistët thonë se Tirana do të bëhet me 24 orë ujë, sot më shumë se gjysma e qytetit ka 24 orë ujë. Nëse themi që do të vëmë dorë edhe në fshat, kjo bëhet realitet. Nëse themi se në 7 muaj do të bëhen këto 7 rrugë, e mbajmë fjalën”, tha Veliaj.

 

Gjithashtu në Sauk ka përfunduar edhe ndërtimi i dy shkollave, një 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Veliaj siguroi se shkollat e reja në Sauk do të kenë të njëjtat standarde si ato në qendër të qytetit.

Dua të falenderoj Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për dakordësinë për të shkëmbyer një pronë të Bashkisë së Tiranës me një pronë të Akademisë së Sigurisë. Kjo na siguron që tek ish-spitali i vjetër i Arabit, si dhe tokën që kemi në anën tjetër, t’i lidhim me një urë për dy shkolla: një 9-vjeçare dhe një të mesme, të dyja të reja, për t’u siguruar që e gjithë Njësia 2, zona e Saukut, pra gjithë zona mbi Varrezat e Dëshmorëve, të ketë një pol arsimor. Nga parashkollori, pra nga mosha 5 vjeç, deri në moshën 18 vjeç, nuk ke nevojë të përplasesh nëpër furgonë dhe të harxhosh orë të tëra në rrugë për t’u shkolluar”, shtoi ai.

Më tej Veliaj tha se zona e Saukut tashmë do të ketë 12-13 orë furnizim me ujë të pijshëm, nga 3-4 që kishte më parë.

Më vjen mirë që kemi pasur edhe një përmirësim të ujit të pijshëm. Nuk është te 62-63% i Tiranës që ka ujë 24 orë, megjithatë kalimi nga 3-4 orë në 12-13 orë në ditë është një fillim i mbarë. Duke liruar pjesën e vjetër të Tiranës, që sot furnizohet nga Bovilla, pjesa tjetër që furnizohet në një anë nga Selita, dhe ana tjetër nga Shën Mëria, i lehtëson edhe ato burime, të cilat kanë ekskluzivisht vetëm 1/3 e Tiranës, pa u shpërndarë në të gjithë territorin. Është një situatë në proces, duke qenë se është hera e parë në 32 vite, që nga 1988, që hapim depon 24 orë dhe jo me 3 herë në ditë”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se me vënien në punë të plotë të fabrikës së asfaltit, do të ketë më shumë rrugë dhe rrugica të asfaltuara në të gjithë Tiranën. Investimi i Bashkisë së Tiranës në këtë zonë përfshin rrjetin e kanalizimeve, trotuare, ndriçim, hapësira çlodhëse, si dhe një kënd të ri lojërash.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj perfundojne punimet ne 7 rruge ne sauk erion veliaj perfundojne punimet ne 7 rruge ne sauk


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet