LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet e “Bild”, Vetvendosje në Shqipëri: Mbajtja e zgjedhjeve në 30 qershor e përkeqëson problemin

18 Qershor 2019, 20:06 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”, Vetvendosje në Shqipëri: Mbajtja

TIRANË- Boiken Abazi, koordinatori i Qenra e Vetvendosjen në Shqipëri ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara ditën e djeshme nga “Bild”. Në një reagim në Facebook, Abazi shprehet se përgjimet janë vetëm qelbi që ka dalë për sipërfaqe, por problemet ekzistojnë në të gjithë trupin e këtij sistemi.

Prandaj ajo ka dështuar dhe qelbi partiak është akumuluar e ka plasur përmes një faktori të jashtëm – siç ndodh rëndom – që kësaj radhe e kishte emrin ‘Bild;“, shkruan më tej Abazi.

REAGIMI I PLOTË

Përgjimet janë si qelbi që ka dalë në sipërfaqe, kudo mbi trupin e këtij sistemi, e që tani po plas para syve të të gjithëve. S’duhet harruar se qelbi është i përbërë prej rruazava të bardha që sistemi imunitar çon për të luftuar një sëmundje/infeksion. Këto përgjime janë të Prokurorisë shqiptare, të brendshme, si antitrupat që prodhon trupi i njeriut. Prokuroria (sistemi imunitar) e ka detektuar herët sëmundjen, por nuk ka vepruar si duhet sepse nuk është sistem biologjik që vepron instiktivisht, e madje nuk është as politike (në kuptimin më të gjerë dhe emancipues të politikës), por është partiake dhe e zbrazur nga interesi publik. Prandaj ajo ka dështuar dhe qelbi partiak është akumuluar e ka plasur përmes një faktori të jashtëm – siç ndodh rëndom – që kësaj radhe e kishte emrin “Bild”.

Rreziku më i madh i brendshëm që i kanoset Shqipërisë nuk është konflikti, por vazhdimi i këtij sistemi që ia ka shkurtuar jetën shumicës së shqiptarëve. Nuk duhet të harrojmë se nga ky sistem shqiptarët kanë vdekur në det e në plehra, në shtëpitë e tyre nga shpërthime municionesh dhe pompash që nxjerrin naftë, në punë në ndërtim e brenda minierave, në protesta, duke thithur ajrin e ndotur e duke pirë ujin e pistë, nëpër spitale nga mungesat dhe shkujdesi mjeksor, të shantazhuar e të vrarë nga kriminielë të lidhur me pushtetin, të vetëvrarë nga dëshpërimi, të prostituar nga banda e të dhunuar e vrarë nëpër familje që riprodhojnë dhunën e sistemit mbi më të dobëtit. Edhe para krizës politike, Shqipëria ka qenë në një konflikt gjakatar të përhershëm mes pushtetit të kriminalizuar të këtij sistemi të dhunshëm dhe qytetarëve. Ky sistem dhunon e vret përditë.

Problemin e thellë të këtij sistemi e kanë krijuar dhe mirëmbajtur vetë partitë politike shqiptare, por ata që janë në pushtet mbajnë përherë më shumë përgjegjësi, e aq më tepër kur janë në mandatin e dytë. Jemi në mes të një krize politike dhe institucionale, por pushtetarët po përjetojnë sot vetëm një pjesë të vogël të krizës së madhe që përjetojnë shqiptarët përditë nga sistemi që po këta pushtetarë kanë ngritur. Kriza politike e pushtetarëve nuk është kriza e masave të shqiptarëve. Kriza politike e tyre është mundësi që shqiptarët të kërkojnë e të sjellin të renë.

Mbajtja e zgjedhjeve në 30 qershor e përkeqëson problemin, ndërsa shtyrja e zgjedhjeve është krejtësisht e pamjaftueshme, sepse problemi nuk është thjesht elektoral. Zgjidhja nuk mund të vijë prej atyre që na kanë sjell në këtë gjendje, dhe as nuk ka për të ardhur nga jashtë. Që mos të qelbemi më, na duhet besimi tek vetja. Ky besim nuk vjen duke ndejtur vetëm. Ai rritet në organizim dhe mobilizim të përbashkët, jashtë këtij sistemi e kundër tij, për të ringritur veten si komb e si individë.

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber boiken abazi vetvendosje ne shqiperi 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber boiken abazi vetvendosje ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet