LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit

29 Nëntor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit

KRUJË- Familja e tij gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, kolonel Petrit Hakani, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti” lidhur me bisedat që bënin të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga P.op. Kolonel Petrit Hakani

                                                                                                             Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                                                                             Vlorë më 12/X/1958

                                                                   R A P O R T:

Prej datës 29/9/1958 e deri më datën 12/X/1958, janë biseduar këto çështje nga personat e poshtë shënuar:

Nuri Huta: Ka thënë që nuk është dakord që është hapur Teknikumi më për arsimtar në Shkodër, por duhesh të hapësh në Elbasan, mbasi në Elbasan është gjuha më e pastër.

Peço Fidhi, përpara se të thirrej në Vlorë, ka pas thënë më mirë në burg se sa në Ishull, d.m.th., se nuk është dakord dhe nuk e shef të drejtë internimin e izoluar. Ky flet shumë për imoralitet në femrat në Bashkimin Sovjetik, thotë që ka shumë imoralitet në Bashkimin Sovjetik. Peçoja i ka thënë Gjovalin Lukës, kur e kanë thirë Pëllumb Dishnicën në Vlorë, se do ta thërrasin edhe Peçon, gjithashtu Peçoja i ka thënë se në Fier kanë arrestuar një person, i cili ka pasur një bibliotekë të tijën, të cilit i kanë marrë libra, emrin e atij që është arrestuar, Gjovalini nuk e din. Gjithashtu Peçoja i ka thënë Gjovalinit, që kur u thirrëm nga gjenerali në Vlorë, i ka thënë gjenerali Peços, që na thuaj për Pëllumb Dishnicën, mbasi ti ke qëndrue me Pëllumbin dhe din për të dhe Peçoja i asht përgjigjur se nuk din gjë.

Peço Fidhi kur u kthye nga Vlora i ka thënë Gjovalin Lukës është pyetur për Konferencën e Tiranës, këtë e tregoj para të gjithëve, kur Gjovalini e pyeti a të mbajtën proçes-verbal Peçi i është përgjigj që mos më pyet për këtë.

Pëllumb Dishnica, prej kohës që është thirrur në Vlorë e deri në kohën që erdhi Peçoja nga Vlora, paraqitet shumë i frikshëm, sidomos që kurë është thirrur Peçoja, jeton me frikë se mos arrestohet. I ka thënë Rasim Tahirit, pse më thirrën edhe më prunë përsëri në Ishull, pa krye punë akoma edhe sot. Pëllumbi jeton me frikë.

Peço Fidhi, ka thënë që të mos keni asnjë dyshim, se thirrja e Peços në Vlorë, është për Konferencën e Tiranës dhe të gjithë i janë përgjigjur, që kjo është punë për Peçon.

Xhavit Qesja, nuk flet fare, por rrinë e ndigjon.

Xhafer Vokshi, nuk flet asnjë fjalë, por thotë se nuk më duhet politika, por dua që të shikoj hallin e familjes. E shoqja nuk ka thënë asgjë, por ka qa hallë se punon 18 orë në ditë. Tha që Frano Jakova, është aty ku ishte.

Marije Luka, ka thënë: kamë frikë se do t’u pushkatojnë, po të ndërrojë situata, në këtë rast kanë qenë prezent Rasim Tshiri, Pëllumb Dishnica, Xhafer Vokshi. Kur tha Marija këtë fjalë, Xhaferi i tha se: nuk është kështu. Gjovalini ka shumë frikë se mos arrestohet, mbasi atë ditë që erdhi Sh. Raqi Zavalani me Doktorin, tha Gjovalini dhe ky na tha ne se erdhën për të arrestuar Gjovalinin, por ishte i sëmurë dhe nuk e morën.

Gjovalini, duke biseduar për çështje bujqësore e blegtorale, ka thënë që blegtoria nuk shkon përpara, mbasi nuk ka livadhe për të kullotur, prandaj vendimi i Komitetit Qendror për shtimin e blegtorisë, nuk bëhet vetëm me ndërzim artificial, por të lejohen livadhe për kullotë.

Kur është thirr Pëllumb Dishnica në Vlorë, Peço Fidhi i ka thanë Gjovalin Lukës, prite se do të më thërrasin edhe mua, d.m.th. Peço atë ditë ka ndenjur në pritje që të thirret edhe kishte frikë se, Peço edhe Pëllumbi, se do të thirreshin për atë personin që ka pasur një bibliotekë në shtëpi dhe që është arrestuar para dy muajsh në Fier, mbasi tek ai kanë marrë libra si Peço, ashtu edhe Pëllumbi. Këtë ma ka thënë Gjovalini, por emrin nuk ja dinë.

Deri saka ardhur Raqi, Pëllumbi, Peço nuk ka qenë fare i qetë, por se erdhi Pëllumbi, Peço i doli përpara tek mola dhe e pyeti, por nuk di se çfarë i ka thanë Pëllumbi, mbasi ne ishim larg, kurse ne na tha Pëllumbi, se nuk më pyetën fare, por qëndrova tek dhoma e oficerit të rojës gjithë ditën, nga të gjithë kjo nuk u besua se nuk u pyet, por fjalët që tha Pëllumbi ishin gënjeshtër, mbasi është pyetur por nuk ka dashur të tregojë. Kur është thirr Peço Fidhi, Pllumbit i’u shtua më tepër frika dhe i ka thënë Gjovalinit, nuk kam frikë shumë, mbasi Peçin e njoh dhe është me karakter, d.m.th., ç’ka kanë biseduar Pëllumbi e Peço, nuk i tregon Peço. Këtë ja tha Rasimit, Gjovalini.

Gjovalini i tha Rasimit, se Peçon do ta kenë thirrur për Konferencën e Tiranës dhe për ta pyetur edhe për ne, deri sa ka ardhur Peço, janë thënë këto fjalë, sidomos nga Gjovalini, se e pyesin për Pëllumbin për Konferencën e Tiranës dhe për ne, kurse të tjerët nuk kanë thënë gjë.

Kur ka ardhur Peço na ka thanë përpara të gjithëve se e kanë pyetur për Konferencën Tiranës dhe se edhe ju mund t’ju thërrasin. Ma vonë Gjovalini e ka pyetur a të bënë proces, Peço i është përgjigj, se mos më folë për këtë punë dhe as për të tjera, d.m.th., se kanë biseduar dhe me Gjovalinin, mbasi kanë dy muaj që rrinë bashkë në një dhomë.

Peço i ka thënë Gjovalinit, se nuk kam marrë asnjeri në qafë dhe se në dhomën që ka ndejt Peço në Degën e Vlorës, ka pasur dhe tavolinë. Këto fjalë, Gjovalini mbasi ja ka treguar Peços, ja ka treguar Xhaferr Vokshi dhe Rasim Tahiri, të cilëve Gjovalini u ka thënë, se do të ketë marrë në qafë Peço ndonjë njeri. Edhe me Xhafer Vokshin ka biseduar Peço dhe i ka thënë ç’mu deshtë mua të ri e të shoqërohem me Jugosllavë, që kanë qenë në Fier, si p.sh. me Nikon që ka qenë profesor në Teknikumin e Fierit etj.

Gjithashtu i ka thënë Xhaferi se Peçi, Xhaferi, e tjerë, nuk janë njësoj si ato që janë dënuar me Koçi Xoxen dhe Xhaferri mi tha mua këto dhe ka nxjerrë si përfundim, që Peço është pyetur për Pëllumb Dishnicën. Të gjithë kanë dyshim se Peço, ka tregue si për Konferencën e Tiranës, ashtu edhe për Pëllumbin.

Peço të mërkurën ka ndjetë pak me Pëllumbin, gjithashtu dhe nja dy herë dhe tani nuk rrinë më si më përpara. Por unë kam dyshim se në rast se Peço është pyetur për Pëllumbin, Peço i ka treguar, mbasi Pëllumbi nuk është fare i qetë, rrinë vetëm dhe është shumë i mërzitur. Rasimi i tha Pëllumbit, pse rrinë kështu: Pëllumbi i tha se: jam i sëmurë. Që kur e kanë thirr Pëllumbin dhe mbas thirrjes së Peços, Pëllumbi rrinë shumë i mërzitur.

Parulla kur është marrë Peço, janë thënë nga të gjithë se shumë e mbajtën. Nuri Huta ka thënë se: e kanë çuar në Tiranë, tjetra parulla nuk ka pasë, mbasi të gjithë atë ditë kanë jetuar me frikë se mos t’i thërrasin.

Që kur ka ardhur, Peço na ka thanë se, që i kanë thënë dy N/Kolonelat, se të shtunën do të vijë gruaja, dy N/Kolonelat janë ata që e kanë pyetur, emrat e tyre ja tregoj Rasimit, por unë nuk i mbaj mend.

                                                                                          “VIGJILENTI”

  Masat Operative:

                                    PUNËTORI OPERATIV

                                N/Kolonel (Raqi Zavalani)

Raport-informacion i bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Vëzhguesi”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                                                      15/X/1958

                                                                R A P O R T

Është vështirë që të japësh një opinion të parë mbi personat që ndodhen këtu, mbasi evitojnë me çdo mënyrë bisedimet rreth veprimeve të kryera ose nuk shfaqin pikëpamjet që kanë mbi një çështje të dhënë kur hapet bisedimi. Vetëm në sajë të frazave sporadike, ironive dhe thumbave mund të formosh një gjykim të përciptë. Prandaj ma mirë pa japë këto raste, ashtu siç janë ç’faqur:

Qysh ditën e parë që erdhëm në Zvërnec, Pëllumb Dishnica, Peço Fidhi dhe Gjovalin Luka, u mbyllën në një dhomë dhe mbasi biseduan rreth një orë, kur dolën Gjovalini na tha: “Dëgjoni more shokë, këtu nuk dimë pse na kanë prurë, të mos bëjmë bisedime politike, të rrimë në hallin tonë, secili. Të nesërmen në mëngjes, Gjovalini tha: unë do të flejë dhe do të jetoj veçant. Po atë ditë në mbrëmje, kur Peço Fidhi filloi të tregoj se si ishte takuar me një aviator të përjashtuar nga Partia në Fier, Pëllumbi, i tha: S’kanë ç’më duhen këto biseda, ndërsa Gjovalini shtoi: “Të mos përmendim emra, mbasi boll e kemi marrë veten më qafë”. Pëllumbi, që në ditët e para filloj të tregoj mbi ishullin e Ventotenes në Itali, ku ka qenë i internuar, duke theksuar tipe të ndryshme të provokatorëve dhe në fund shtoi se: është e logjikshme që në çdo vend internimi të ketë informatorë.

Xhaferr Vokshi, tregoi një rast që paska ndodhur gjatë Luftës në Kosovë, ku kur ndonjëri fliste gabim në mbledhjet me fshatarët, një tjetër ja bënte me të madhe: “Obobo dhëmballa”. Kjo parullë u bë zakon për disa ditë dhe këtu në Zvërnec, kështu që sa fillonte ndonjëri të bisedonte çështje politike, ose teorike, ja prisnin muhabetin duke thënë: “O bobo dhëmballa”. Dy tre javët e para, Peço Fidhi mbeti duke thënë: “Prit kur të merret ndonjëri tani në Vlorë”! Ndërsa Rasimi i tha: “Ku ta dimë neve, se si u ndamë me provat teknike në Vlorë me gjeneral Llaqin”!

Ndërkohë, shëtisnin së bashku duke biseduar ose në dhomë,    Pëllumb Dishnica dhe Gjovalin Luka dhe në grupin tjetër, Rasim Tahiri, Xhaferr Vokshi. Xhavit Qesja ka qëndruar gjithnjë mënjanë.

Sa here që kapiten Mersini, komandanti, futesh vetëm në pyll, i bënim sytë katër, se mos po shkëputej ndonjëri prej nesh, për t’u takuar me të. Një ditë, Xhavit Qesja pa ditur se në pyll ishte kapiteni, shkoi për të shëtitur, atëherë, menjëherë ju vu prapa.

Ata i kanë bërë sytë katër, mbasi jetojnë nën psikozën e procedimit. Gjovalini dhe Peçua, kanë thënë se mund të na mbajnë këtu për të na nxjerrë në gjyq në momentin oportun. Shpesh, Peço Fidhi ka pyetur pse nuk më burgosin, nuk kanë fakte të mjaftueshme vallë, apo duan të presin rastin e volitshëm. Pëllumb Dishnica, i tha një ditë: “Bëjuni lutje që të të burgosin”. Peçoja më ka pyetur shpesh herë, si është në burg, ku është më mirë, në Zvërnec, apo në Artizanat, etj., rreth burgimit.

Një ditë Pëllumb Dishnica, më tha: “Kjo pritje është e tmerrshme, mbasi nuk dimë se çdo të bëhet me ty”. Në fakt, personat me të trembur janë Pëllumb Dishnica dhe Gjovalin Luka, ata sikur e presin arrestimin, sot me nesër. Një ditë, Xhaferr Vokshi, duke i’u përgjigjur Peços për pyetjen, pse nuk më burgosin dhe ku është më mirë, këtu në internim, apo në burg, tha: Jo, unë nuk e shtroj çështjen ashtu, mbasi nuk i kam fshehur gjë Sigurimit, pra kaq kam bërë, prandaj më kanë internuar dhe jo burgosur. Ndërsa Rasimi tha:  Pse më sjell ters xhanëm ky njeri?! Po i marr personat një nga nji në raste të ndryshme që janë ndodhur:

Gjovalin Luka, për mendimin tim, sot jo vetëm që nuk ka asnjë dërrasë mangët, por zor të më besohet, se ka pasur ndonjëherë tronditje mendore. Vetëm me prezencën e kapitenit, bën gjeste ose shfaq mendime, të një njeriu që s’është në rregull nga mendja dhe këtë rol e luan me shumë finesë, p.sh., e ka pyetur kapiteni: “nëse mund të gjejë një palë vegë për të bërë rrogoz”, (në Ishull në fakt nuk ka kashtë për rrogoz), nëse mund të sjellë një viç prej shtëpie, për ta rritur këtu, nëse mund të sjelli një klloçkë me zogj nga shtëpia, për ta rritur këtu, etj.

Se gjoja zogjtë e tij të pulës, për tre muaj bëjnë vezë. Por në bisedime me ne, është plotësisht në rregull, bile jashtëzakonisht i matur. Një ditë duke shëtitur vetëm, unë me Gjovalinin, më tregoi meseletë në pavionin e të çmendurve dhe shtoi: Po të mos ishte Dr. Gjata, mua do të më kishin arrestuar ai dha raportin se unë jam i çmendur. Sigurisht i është mbushur mëndja se kam pasur lidhje me Tuk Jakovën, po të arrestohet Tuku, mund të arrestohesha dhe unë. Duke biseduar me Rasimin, një ditë Gjovalini i tha: Çudi si nuk të arrestuan ty Rasim, kur u burgos “Bishtuku”, ti ke pas shku shpesh tek ai”? Rasimi i’u përgjigj, se: ti ke pas shku më shpesh se unë.

Në korrik, kur morri letër nga e shoqja, se ia refuzonin kërkesën për të ardhur në takim me të shoqin, tha: “Është atje në Roskovec, një oficer Sigurimi si shef, një maskara burrë, Peçua u përgjigj, se mos vallë vetëm ky është i tillë?

Një ditë kur po bisedonim për verërat dhe pijet e ndryshme, Gjovalini tha: “Verë pinë udhëheqësit në ‘Pallatin e Brigadave’ e trashë si qumësht”. Peçua u përgjigj me ironi: “Helbete, për udhëheqësit”.

Pëllumb Dishnica, duket shumë i trembur, mban gati telat dhe spangon për të lidhur plaçkat. Ka shoqëri shumë të ngushtë me Peçon dhe me Gjovalinin. Është gjithnjë në pritje, sa herë që vjen andej përtej bregut ndonjë makinë, bëhet nervoz dhe nuk qëndron në një vend. Kur hapet ndonjë bisedë politike, ose ngrihet në mënyrë demonstrative, ose flet me ironi, për ta ndërprerë bisedën. P.sh. Peçoja fliste, mbi rehabilitimin e disa shkrimtarëve në Bashkimin Sovjetik, në këtë moment, Pëllumbi i tha Peços duke e shikuar në sy: “Sa mirë janë rehabilituar këto fasule që hamë”, dhe e ndërpret muhabetin.

Një ditë kur ishim të dy, më pyeti: Pajo Islami, është dënuar me gjyq të veçantë, apo ka dalë në gjyq së bashku me Liri Gegën? Kur i thashë se: së bashku me Lirinë, sikur u gëzua dhe më tha: “E dija se ka dalë vetëm”! Vetëm një ditë Pëllumbi nuk është përmbajtur, kur u bisedua për ‘Blloqet’ e funksionarëve, ‘Pallatin e Brigadave’ dhe shërbëtorët e udhëheqësve. Kur Gjovalini tha se në çdo ditë në ‘Pallatin e Brigadave’, udhëheqësit hanë e pinë me familjet falas, Pëllumbi shtoi me ironi, duke rrotulluar sytë: Atje është furnizimi më i mirë, kuzhinieri i Zogut, kurse Peçoja tha: Për udhëheqësit është ndërtuar komunizmi.

Pëllumbi dhe Xhavit Qesja, kanë filluar të mësojnë gjuhën angleze, kur Xhaferrr Vokshi u tha, kot e keni, ska për t’ju dash me përdor ndonjëherë, Pëllumbi iu përgjigj: “Si dihet, mund të hyjë në punë, pastaj kalojmë kohën.

Marrë nga: Memorial.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur enver hoxha xhavit qese enver hoxha xhavit qese

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend