Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Tronditet bota e modës! Ndahet nga jeta stilisti i njohur në moshën 41-vjeçare
29 Nëntor 2021, 06:24Nga DOSJA
SHBA– Një lajm i trishtë për botën e modës. Virgil Abloh, themeluesi i markës luksoze Off-white dhe drejtor artistik i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 41-vjeçare. Abloh, i njohur për publikun për markën ‘Off-white’ ishte në luftë me sëmundjen e rëndë prej vitesh.
Vdekja e tij ndodhi dy ditë përpara se ai të organizonte një shfaqje në Miami, ku do të shfaqej koleksioni i veshjeve të meshkujve Vuitton të pranverës 2022, së bashku me 10 dukje të reja të krijuara për këtë rast.
“Të gjithë jemi të shokuar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe”, tha në deklaratë Bernard Arnault, kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH.
I riu ishte mik i ngushtë me Kanye West dhe Kim Kardashian, si dhe emra të njohur të industrisë. Ai debutoi pikëpamjen e tij në dizajnin e mobiljeve në 2017 dhe në dizajnin e automjeteve vitin e kaluar me Mercedes-Benz.
DUBAI – Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi. Mbrëmjen e sotme, në n...
TIRANË – Këngëtarja Semi Jaupaj ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother dhe tani po përballet me lajmet dhe aludimet që janë ngritur në...
TIRANË- Revista e ilustruar austriake “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912 disa ditë pas shpalljes së Pavarësisë në ballinë t...
Melisa e detyron bashkëshortin e saj të shikojë filma para saj për të parë nëse ajo do të jetë në gjendje të përballojë ndonjë dhunë, lëndim apo frikë. Kur fëmi...
BOSNJË – Një situatë e pazakontë është filmuar në një parking në Bosnjë dhe Herzegovinë. Në afërsi të një qendre tregtare është filmuar një përleshje...
TIRANË- Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 109 vite që nga shpallja e Pavarësi...