LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimet/ Hetimi për tritolin zbuloi korrupsion sekser-student në Fakultetin e Elbasanit, dy pedagogëve s’u provohen dot

22 Nëntor 2019, 18:27 Nga DOSJA
Përgjimet/ Hetimi për tritolin zbuloi korrupsion sekser-student

ELBASAN- Petrit Kodra dhe Marios Calja, dy sekserët që ishin kthyer në mankthin e studentëve të Elbasanit, pasi në këmbim të çmimeve të kripura të vendosura prej tyre, stutendët arrinin të mernin provimet në Fakultetin Ekonomik dhe Ciklin e Ulët në Elbasan.

Të dy personat duke shfrytëzuar njohjet me pedagogët në Elbasan, arrinin të peshkonin studentë ngelës në sezonin e vjeshtës dhe kundrejt çmimeve që varionin nga 200 euro deri në 200 mijë lekë të vjetra, premtonin vënien e një note kaluese pesë. Fillimisht policia dhe prokuroria e Elbasanit urdhëruan arrestimin e disa personave në këtë qytet, ku mes mes tyre ishin dhe dekani i Fakultetit të Humane Albert Riska dhe shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi.

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, u evidentua gjatë një hetimi të kryer nga prokuroria e Elbasanit, për zbulimin e një ngjarjeje, që kishte të bënte me shpërthimin e një sasie tritoli në këtë qytet. Përgjimet e prokurorisë së këtij qyteti nxjerin në dritë se sekserë dhe pedagogë flasin me njëri-tjetrin për fiksimin e datave të provimeve. Rezulton se rënia në gjurmë të tyre ka ndodhur krejt rastësisht, pasi prokuroria e Elbasanit, ishte duke mbajtur në vëzhgim e përgjim telefonik, një të ri nga Gostima e Cërrikut, Marius Calja. Ky i fundit ishte i dyshuar për shpërthimin me tritol të një biznesi dhe mbajtjes së lëndëve plasëse. Por, gjatë bisedave të përgjuara, ai interesohej tek persona të tjerë për të marrë një notë kaluese në një provim në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Elbasanit. Po kështu, Marius Calja rezulton se kontaktonte me studentë të tjerë, duke luajtur rolin e sekserit mes tyre dhe personave të tjerë, të cilët kontaktojnë pedagogët me qëllim marrjen e notave kaluese në provime të ndryshme kundrejt pagesave në shuma të mëdha. Gjatë përgjimeve të një sërë numrash telefonikë ka rezultuar se numri 06962XXX përdorej nga një person me emrin “Titi” Petrit Kodra. Marius Calja ishte student në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit, Fakulteti Ekonomik. Ai, gjatë periudhës 12 shator 2017 deri në datën 20 shator 2017, ka pasur disa provime në lëndë të ndryshme në këtë universitet. Nga bisedat telefonike të përgjuara të numrit që ai përdor, rezulton se ai komunikon me disa persona në lidhje me marrjen e notave kaluese në provime, duke paguar shuma të ndryshme parash. Gjatë hetimit, kontaktohen persona të ndryshëm, të cilët pasi marrin para nga Mariusi, dyshohej se hynin në kontakte me pedagogë të ndryshëm, me qëllim vënien e notave kaluese në provime. Po kështu rezulton se i Marius Calja kontaktonte edhe me studentë të tjerë, duke luajtur rolin e ndërmjetësit mes tyre dhe personave, të cilët kontaktonin pedagogët, kjo me qëllim marrjen e notave kaluese në provime të ndryshme kondrejt pagesave në shuma të ndryshme. Calja flet pikërisht me Petrit Kodra, i cili mban lidhjet me shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi, duke u prezantuar si mik i dekanit të Fakultetit Albert Riska. Në datën 19 shtator 2017 zhvillohet kjo bisedë në telefofon mes pedagoges Lumi dhe sekserit Kodra/

Lumi:– Alo

Kodra:– Ajo, si je

Lumi:– Mir, ça bën o

Kodra:– Mir, ai miku Rizait jam që folëm sot

Lumi:– A a, hë

Kodra:– Ha re ça bëre ti?

Lumi:Po pra t’thash thuj, kur t’kaloj m’thuj se un s’rri dot atje se s’e kam numrin e asaj. Po i thash i çuni i shokut tim që t’i thoj t’shoqit që t’vij knej nga mu.

Kodra:-Po pra

Lumi:– Se… Ose do m’thush po erdhi për ktej m’thuj ti pastaj, hajde m’thuj

Kodra:– Nuk

Lumi:– Më mer n’telefon

Kodra:– Ajo ka provime, o Lufto

Lumi:–

Kodra:– Ti o Dem. Ajo ka, osht e zonme, ka provim po merr burrin. E kupton?

Lumi: – Tani ësht aty ajo, n’pun ësht?

Kodra:– Ajo ësht mrena n’pun

Lumi:– E mir, kur t’dali m’thuj mu ti

Kodra:– Po nuk e di un kur del ajo se ka deri n 3, 4 provim ajo, e kupton ëë?

Lumi:– Mir mir, ja po erdhi ai do flas me atë pastaj se i dërgova haber atij,

Kodra:– Okej, çao

Lumi:– Dërvoga hab…

Pas kësaj bisede është lejuar përgjimi i numrave të telefonit me emrin, “Riza”, “Demi” dhe “Eriola”. Gjatë përgjimit të numrave telefonikë të mësipërm, është mësuar se këto numra përdoreshin nga një person me emrin “Titi”. Policia ka bërë vëzhgimin e këtij personi me qëllim identifikimin e tij dhe të personave të tjerë, me të cilët ky shtetas, ka kontakte pasi nga këto përgjime rezultonte se ky person luan rolin e ndërmjetësit mes studentëve dhe personave të ndryshëm, të cilët kanë qëllim sigurimin e ndërmjetësimit për marrjen e notave kaluese nga pedagogë të ndryshëm të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Sa më lart rezulton nga transkriptimi i përgjimit të numrit telefonik +466 dhe konkretisht:

Titi:– Eli

Eli: – Ha pra, pse s’më more?

Titi: – Nuk m’u përgjigj akoma t’keqen. I rash ziles, ndoshta ësh n’shpi, n’gjum a, nuk e di.

Eli: – Dua, dua konfirmim sepse është shkelje ligjore në qoftë se nuk është.

Titi: – M’duket zemër se ajo ka qenë ktu ke i gjithë sezoni, nga data 4

Eli:– Ma konfirmo si burrë shteti që je.

Titi: – Po pra, po pra, ja i kam shkrujt mesazh, i shkrujta dhe t’vllait

Eli: – Mir, mir, hajt hajt.

Titi: – Hajt.

Eli:– Mere, po t’pres telefon, çao, çao.

Ndërkohë në datën 5 tetor 2017, në bazë të transkriptimeve të bisedave telefonike të kryera nga numri në përgjim +466, i cili përdorej nga Petrit Kodra, nga ana e policisë gjyqësore është kërkuar vënia në përgjim e numrit telefonik, i cili përdoret nga pedagogia e gazetarisë Elvira Lumi, dhe dekani i Albert Riska.

Në datën 2 tetor 2017, dosja penale është bashkuar me një dosje tjetër, pasi personi ndaj të cilit po zhvillohej hetimi Petrit Kodra, i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Nga transkriptimi i bisedave telefonike të përgjuara Petrit Kodra, rezulton se bisedon me pedagogen Elvira Lumi, me detyrë Shefe e Departamentit Letërsi-Gazetari si dhe Albert Riska, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Petriti:– Zysha, si t’kam motër?

Elvira:– Mirë. Kush je ti?

Petriti: – Titi, Titi jam.

Elvira:– O Titi, ty po kërkoj, numrin tënd s’po e gjej.

Petriti:– Kujt po ja kërkon numrin tim ti moj zemër?

Elvira:– Po s’e gjej dot. Un t’kam regjistru ty apo jo? Dëgjo tani Elin, ma verifiko nji çikë, Mirela Bekteshi ishte ktu kto datat e provimeve?

Petriti:– Të gjitha, të gjitha, të gjitha.

Elvira:– M’u beto.

Petriti:– Të gjitha të betohem. Ja ta pys, nji sekond.

Elvira:– Hë, hë

Petriti:– Ngjo Titin

Elvira:– Hë, hë

Petriti:– Se pranej t’mora ty se mora Bertin po s’e di ku ësht, s’ma hapi.

Ësht n’komision, ësht n’mbledhje, hë

Petriti:– A ësht n’komision, mir. Ëë, do ketë nei mini, minisezon tani për nji datë tek?

Petriti: – E mirë. Po po bi shi ktej me

Elvira:– A m’gjon

Petriti:– Po t’ngjoj t’ngjoj. Të ngjoj. Alo, hë moj

Elvira:– Alo

Petriti:– Të ngjoj të ngjoj po ktej po bi shi

Elvira:– E di

Petriti:– A mirë

Elvira:– Tani t’vi un, do m’presësh apo?

Petriti:– Po që do t’pres, do t’pres s’diskutohet. Un du t’ulemi t’diskutojm içik ça do bëjm ça s’do bëjm se gjanat knej jan shtrëngu. Ty do t’nxjerr un po ajo shoqja jote a vështirë

Elvira:– Nuk e di, un

Petriti:– Nejse hajde t’bisedojm i her, pastaj shofim e bajm

Elvira:– Mir, un po vi dhe kur t’jem aty t’mar n’telefon

Petriti:– Ose po qe se ash koh e keqe, siç m’the, t’thash dhe je pushim hajde n’drekë, hajde masdite, vetëm takohemi 5 minuta

Elvira:– Jo jo, un u nisa do vij se pastaj jam n’punë n’orën 3, që kshu

Petriti:– Okei.

Elvira:– Hajt

Petriti:– Okei, okei

Elvira:– Mirupafshim.

Në datën 25 shtator 2017 është dhënë autorizimi për regjistrimin e fshehtë fotografik, filmi, video në vende publike, ku autorizohen oficerët e policisë gjyqësore pranë Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në DVP Elbasan dhe punonjësit e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPP e Shtetit Tiranë, të vëzhgojnë Marius Calja, personin e identifikuar me emrin Titi (Petrit Kodra) dhe persona të tjerë, me të cilët hyjnë në kontakte.Në vazhdimësi të këtij autorizimi nga ana e Prokurorisë, në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, janë lëshuar edhe autorizimet për regjistrimin e fshehtë fotografik, filmi, video në vende publike në datën 9 tetor 2017 dhe datë 25 tetor 2017.  Nga ky vëzhgim del qartë se Petrit Kodra, i kishte marrë studentëve të tjerë me qëllim që të rregullonin notë kaluese në provime. Në sezonin e vjeshtës 2017, Marius Calja i ka marrë para në shumën 150 euro personit nën hetim Anesti Sollaku, student i Fakultetit Ekonomik me qëllim që të ndikonte te pedagogia e lëndës menaxhim-biznes, që ai të merrte notë kaluese. Po kështu, Marius Calja ka marrë para nga personi nën hetim (student) Mikel Lici në shumën 20.000 lekë dhe këto para ia ka dhënë Petrit Kodra, me qëllim që të ndikonte në mënyrë të paligjshme te pedagogia e lëndës menaxhim-biznes në Fakultetin Ekonomik, me qëllim vënien e notës kaluese në provimet e vjeshtës.

Ndërkohë në datën 2 korrik 2018 në policinë e Elbasanit ka depozituar kallëzim penal studenti Elton Sharka, i cili ka qënë student i Fakultetit të Ciklit të Ulët në universitetin e Elbasanit, ku ai denonconte Petrit Kodrën si sekserin e pedagogëve. Nga hetimet e këtij procedimi penal rezulton se Petrit Kodra, gjate sezonit të provimeve qershor 2016, ka marrë para nga studentja Madena Kafazi, me qëllim që ajo të merrte notë kaluese në provimet e këtij sezoni, duke qenë studente në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Personi nën hetim Madena Kafazi, në kohën që Petrit Kodra, i ka dhënë për të marrë provimin e saj në shumën 15.000 lekë, i ka dhënë para edhe për dy shokë të saj të klasës, shtetasit Elton Sharka dhe Aurel Xhika. Petrit Kodra, pasi ka marrë paratë nga personi nën hetim Madena Kafazi, duke premtuar se do të ndikojë te pedagogët e lëndëve përkatëse, në momentin që kanë dalë notat u është fshehur këtyre studentëve, pasi ata nuk i kishin marrë provimet. Personi nën hetim Madena Kafazi shpjegon se i pandehuri Petrit Kodra në këtë periudhë, gjatë gjithë kohës qëndronte në ambientet e Universitetit të Elbasanit dhe njihej nga të gjithë si person, i cili kishte njohje me pedagogë të ndryshëm.

Marius Calja me pedagogen Eriola Calja, ka lidhje familjare, pasi kjo e fundit është bashkëshortja e kushëririt të tij. Nga hetimi në lidhje me këta shtetas, nuk u arrit të provohet që pedagogia Eriola Calja të ketë konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga provat e grumbulluara gjatë hetimit nuk provohet që pedagogia Eriola Calja të ketë premtuar apo të ketë ndikuar te ndonjë pedagog me qëllim dhënien në mënyrë të kundërligjshme të provimeve për personin nën hetim Marius Calja. Vetëm bisedat telefonike të bëra me personin nën hetim, nuk mund të krijojnë bindjen se kjo shtetase ka konsumuar elementë të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, si edhe nga vëzhgimet ambientale, kontrollet e ambienteve, ekspertimi kompjuterik,rezulton se Petrit Kodra bisedon me Admirimin, ku ky i fundit i kërkon që të interesohet në lidhje me notën e një studenteje.

Nga përgjimet telefonike i Petrit Kodra, Elvira Lumi dhe Albert Riska, këta persona flasin me njëri-tjetrin me qëllim vendosjen e disa datave të provimeve për një shtetase të identifikuar, e cila është studente. Nga ana e Albert Riska i merret përsipër vendosja e një date në sezonin e muajit shkurt, pasi në sezonin e muajit shtator ajo i ka plotësuar të gjitha datat e provimeve. Nga ana e pedagoges Elvira Lumi, pyetet Petrit Kodra në lidhje me studenten, se nëse ajo ka qenë në Shqipëri, në datat e vendosura për t’u dhënë provimet. Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se Petrit Kodra ka njohje në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe si rezultat i këtyre njohjeve, ai ka edhe kontakte me pedagogë të ndryshëm të këtij universiteti. Petrit Kodra, gjatë sezonit të vjeshtës 2017 ka pasur kontakte të vazhdueshme me Marius Calja, studenti i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë kësaj periudhe, Petrit Kodra ka marrë para nga Marius Calja, me qëllim që ai të ndikonte në mënyrë të kundërligjshme te pedagogë të ndryshëm, me të cilët Marius Calja kishte provimet. Nga hetimi rezulton se Petrit Kodra ka premtuar se kundrejt shumave të parave, do të mundësonte ndikimin e paligjshëm në pedagogë të ndryshëm, me qëllim vënien e notave kaluese. Nga ana e Marius Calja dhe Petrit Kodra, i janë dhënë shuma parash në shumën 200 euro, me qëllim që ky i fundit të mund të ndikonte në pedagogë të ndryshëm me qëllim vënien e notës kaluese. Nga ana e Marius Calja dhe Petrit Kodra, përveç rasteve që ai i ka dhënë para për vete me qëllim që të mundësonte ndikim të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike, në rastin konkret pedagogë të Fakultetit Ekonomik, ai i ka dhënë edhe shuma parash të ndikim të paligjshëm ndaj Albert Riska, me qëllim marrjen e favoreve për shtetas të ndryshëm me qëllim dhënien e provimeve. Nuk rezultoi asnjë provë që të provonte se pedagogu, Albert Riska të ketë konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga përgjimet telefonike rezulton se Petrit Kodra i ka kërkuar pedagogut, Albert Riska, informacion në lidhje me vendosjen e datave të provimeve për studentë të ndryshëm. Nga ana e Albert Riska nuk rezulton që të jetë kryer ndonjë veprim në kundërshtim me ligjin, për sa i përket vendosjes së datave për provime. Nga përgjimet telefonike rezulton se në disa biseda Albert Riska bisedon me Elvira Lumi, në lidhje me kriteret për rekrutimin e pedagogëve në fakultetin e tij. Nga hetimi nuk u provua se Albert Riska të ketë kryer veprime në lidhje me këtë fat, pasi ai nuk rezulton të jetë anëtar i komisionit të pranimeve në fakultet. Nga të gjitha provat e grumbulluara, nuk u arrit të provohet se pedagogu Albert Riska, të ketë konsumuar elementë të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga ana tjetër Elvira Lumi thotë prokuroria e Elbasanit, rezulton të ketë komunikime me Petrit Kodra. Nga këto komunikime telefonike të kryera mes tyre, rezulton se nga ana e pedagoges Elvira Lumi,Petrit Kodra është pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e një studenteje në provimet e vjeshtës, me qëllim vendosjen e datave për pjesëmarrjen në provime. Gjatë përgjimeve telefonike të numrit të përdorur nga Elvira Lumi, rezulton se ajo ka biseduar me persona të ndryshëm në lidhje me provimet e dhëna prej tyre, por nuk rezulton që ajo të ketë premtuar apo ndikuar në pedagogë të ndryshëm në mënyrë të kundërligjshme me qëllim vënien e ndonjë note kaluese. Për pedagogen Elvira Lumi, nuk u arrit që gjatë hetimit të sigurohet ndonjë provë, e cila të provojë që kjo pedagoge, gjatë ushtrimit të detyrës së saj, të ketë konsumuar elementë të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa për sa i përket Petrit Kodra, me veprime aktive janë konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në lidhje me studentët Marius Calja, Mikel Lici, Anesti Sollaku, Madena Kafazi, Elon Sharka dhe Aurel Xhika dhe nga i pandehuri Marius Calja, me veprime aktive, janë konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert riska elvira lumi fakulteti i elbasanit korrupsioni ne fakultetin e elbasanit marios calja petrit kodra albert riska elvira lumi fakulteti i elbasanit korrupsioni ne fakultetin e elbasanit marios calja petrit kodra

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje