LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ëndrrat janë falas, për realizimin e tyre duhet shumë punë”/ Mesazhi i Zgurit për të rinjtë: Vota, pushteti më i m

22 Nëntor 2019, 16:15 Nga DOSJA
“Ëndrrat janë falas, për realizimin e tyre duhet shumë

TIRANË- Gjatë leksionit të hapur me studentë të Univeristetit të Korçës, Fan S. Noli, Kryetari i KQZ-së tha se: “Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet. Takimi u zhvillua në kuadër të “Edukimit Zgjedhor”, dhe u realizua në formë bashkëbisedimi mes KQZ-së, studentëve dhe pedagogëve të universitetit.

 

 

Fjala e plotë e Klement Zgurit:

Së pari është vërtet kënaqësi që marr pjesë në një aktivitet studentor për zgjedhjet, për një temë, “edukimin”, e cila është me rëndësi fondamentale për mbarevajtjen e zgjedhjeve. Kur flasim për aktivitete studentore gjëja e parë që na shkon në mend është dicka që na argëton, na kënaq apo na ngre humorin. Kur flasim për edukimin gjëja e parë që na shkon në mend është diçka që na kërkon përqëndrim, vemendje, që na kërkon punë e që na lodh.

Unë kam frikë se sot prej meje kërkohet që edhe të flas për edukimin zgjedhor edhe të mos ju lodh, edhe të shpjegoj ligjin edhe t’ju argëtoj… detyrë e vështirë, mbase e pamundur.

Çfarë është për ju edukimi zgjedhor? Çfarë përmbledh? Për çfarë na duhet? Mos vallë është thjesht si të votojmë, ku të vendosim shenjën, si të lexojmë votat? A nuk i njohim të gjithë këto gjëra? Pse duhen shitur si shkencë banalitete si këto?

Nëse ndalemi për një moment e merremi serozisht me çeshtjen, nuk është e vështirë të kuptojmë se edukimi zgjedhor nuk është banalitet, se çeshtja është më serioze dhe më e rëndësishme se ç’duket në vështrimin e parë. Ndoshta sot, për ju, edukimi zgjedhor është kuriozitet. Ndoshta ju doni të njihni teknikat e votimit e të numërimit që ne përdorim. Ndoshta doni të dini si duhet të silleni në qendrën e votimit. Ndoshta doni të mësoni si të mbroheni nga hilet, ofertat e paligjshme dhe manipulimi.

Këto gjera, edukimi zgjedhor i realizon. Kjo është arsyeja e parë pse ne i kushtojme rëndësi, sepse dija zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë privilegj i KQZ-së dhe i administratorëve të saj. Prandaj, mjafton të keni dëshirë të pyesni dhe KQZ-në do ta keni gjithmonë gati. Dija zgjedhore ka vlerë kur ajo është dije popullore. Vetëm kur të gjithë njerëzit aktivë të shoqërisë dine dhe janë të aftë ta vënë në punë sistemin, dinë t’a menaxhojnë e t’a mbrojnë atë, edukimi zgjedhor jep rezultat dhe demokracia zhvillohet e shëndetshme.

Por edukimi zgjedhor nuk është vetëm njohje dhe zotërim i mekanizmit administrativ. Ne si KQZ jemi të prirur të shohim, sidomos tek studentët, administratorët e ardhshëm të zgjedhjeve. Ne kërkojmë kudo ku shkojmë njerëz të zot e të përgjegjshëm që t’i dalin zot ligjit dhe detyrës. Por ky është kuptimi I ngushtë i edukimit zgjedhor, ai që i përgjigjet “hallit” tonë, por që nuk përputhet tërësisht me “hallin” tuaj. Ajo që Ju, u duhet më shumë nuk është të mësoni si të bëheni administrator zgjedhjesh, por të mësoni si ta ktheni votën në pushtet. Gjë që nuk është aq e thjeshtë, sepse ju kërkon së pari të mesoni si ta ktheni votën nga votë në zgjedhje dhe, pastaj, si ta shëndërroni zgjedhjen nga proces në pushtet.

Vota është pushteti juaj më i madh në shoqëri, i pakrahasueshem për nga efektet me pushtetin që ju vjen, p.sh. nga fakti se jeni studente të spikatur, apo me rreth të gjërë shoqëror, apo simpatikë a karizmatikë, apo të kamur. Të gjitha këto cilësi ju ndihmojnë të ecni përpara në jetë e të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e njerëzve që ju rrijnë pranë. Vota nga ana tjetër bën që ju të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e tyre, por edhe të mijra të tjerëve që nuk i njihni, nuk i keni pranë dhe nuk i mendoni si të varur prej jush. Fakti se ende mund të mos ta keni këtë vetëdije, nuk ju justifikon ta neglizhoni këtë pushtet. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet. Edukimi zgjedhor na mëson si të lexojmë ofertën zgjedhore, si ta përmirësojmë atë, që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit tonë, si të orientohemi në pyllin e propagandës, kujt t’i besojmë, si të vëmë në provë besueshmërinë e konkurrenteve, si të qëmtojmë zgjedhjen që na bën me shumë punë, si të imponojmë qëndrimin tonë, si të vëme në provë e si të kërkojmë llogari.

Por edukimi zgjedhor mund të jetë më shumë se kaq, mund të jetë leksioni juaj I parë i demokracisë, kauza politike fillestare, ushtrimi juaj i parë si politikanë, beteja juaj e parë. Udhëheqesit politike nuk bien nga qielli. Ata dalin nga rradhët e qytetarëve aktivë e të përgjegjshëm për demokracinë. Ata dalin si njerëz që kuptojnë mekanizmin e demokracisë, që dijnë të kërkojnë, dinë të masin, dinë të formulojnë, dinë të besojnë, dinë të imponohen e dinë të përfaqësojnë.Edukimi zgjedhor që ne duam e që promovojmë është ky i fundit, sepse ky është më i plotë, është më i thellë, më i qëndrueshëm, më rezultativ e më i dobishëm. Edukimi ynë zgjedhor ju fton të jeni fillimisht të vetëdijshëm, pastaj të përgjegjshëm, fillimisht kërkues pastaj kontribues, fillimisht zëdhënës, pastaj formulues, fillimisht të spikatur, pastaj përfaqësues.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement zguri universiteti i korçes klement zguri universiteti i korçes


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet