LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjimet në Burgun e Burrelit, deklaratat e Xhavit Qeses për Festivalin e 12-të

20 Dhjetor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Përgjimet në Burgun e Burrelit, deklaratat e Xhavit Qeses për

Dashnor Kaloçi

TIRANË – Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti.

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit me planin e masave agjenturiale-operative ndaj të dënuarit Xhavit Qesja, i aprovuar nga Zv/Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Ismail Musta

 APROVOHET                                                                                      SEKRET

ZV/KRYETARI DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME                       Ekzemplarë i vetëm

ISMAIL MUSTA                                                                            Burrel më 3/10/1973

                                         

                                                     PLAN MASASH

“AGJENTURALO – OPERATIVE, NË DREJTIM TË ELEMENTIT ANTI-PARTI XHAVIT QESJA!”

Meqenëse i dënuari anti-parti, Xhavit Qesja u muar nga kontrolli operativ 2/B, në përpunim aktiv 2/A, për arsye se zhvillon aktivitet armiqësor kundër Partisë dhe pushtetit popullor dhe me qëllim për të zbuluar, dokumentuar dhe goditur veprimtarinë armiqësore si element anti-parti, do të merren këto masa agjenturale-operative:

Kryen P.Op. E. Lata, kur të fillojnë punën.

Kryen P.Op. E. Lata, kur do t’i jepet vija e sjelljes.

3.  Të shkohet në Drejtorinë e Tiranës për të biseduar me ata lidhur me lidhjet që Xhaviti ka krijuar                  gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital, me qëllim për të siguruar ndonjë proçes kallëzim.

Kryen P. Op. Esat Lata, bashkë me hetuesin M. Ostreni, tetor 1973, kjo pas përgjigjes që do të na kthejë Drejtoria e Tiranës me të cilën është korresponduar.

Të mbahet nën kontroll e gjithë korrespondenca e tij.

Kryen P. Op. E. Lata, çdo muaj.

Po qe se do ti vij njëri për takim nga lidhjet e tija, të  dëgjohet me T.O.

Detyrë e vazhdueshme, kryen P. Op. E. Lata.

4. Të synohet për të tërhequr një kandidat të përshtatshëm për t’a drejtuar në drejtim të tijë.

Kryen P. Op. E. Lata në bashkëpunim me Kryetarin e Degës, brenda nëntorit 1973.

5.  Sipas problemeve që do të dalin do të hartohen detyra plotësuese për të përpunuar më tej këtë               përpunim.

Detyrë e vazhdueshme, kryen P. Op. Esat Lata.

6.  Të sigurohet dorëshkrimi i tij, për arsye se ky i dënuar e shkruan shumë herë letra udhëheqjes së              Partisë dhe nuk përjashtohet rasti, që të shkruaj edhe letra anonime me përmbajtje armiqësore.

7.  Kryen P. Op. E. Lata, deri në dhjetor 1973.

 PUNËTORI OPERATIV                         SHEFI I SEKSIONIT

  ESAT LATA                                 RAMIZ HOXHA

Dokumenti i hartuar nga Punëtori Operativ i burgut të Burrelit, Esat Lata, me ekstraktin e përgjimeve, të bëra me Teknikë Operative ndaj të dënuarit Xhavit Qesja

                                                        E K S T R A K T

PËR XHAVIT QESEN NXJERR NGA INFORMACIONI I T.O. dt.6/10/1973

Xhavit Qesja – Duke fol me Zija Dibrën për problemin e dy Gjermanive tha: “Po, dy Gjermanitë u pranuan në O.K.B. ashtu edhe kriza e dollarit, thonë se është shumë keq, kurse për ato revizionistët sovjetik, thonë se shkuan e mbytën një agjensi në Berlinin Perëndimor.

Xhavit Qesja – Jo jo, tani ato revizionistët filluan të bëjnë një çik zhurmë kundër monopoleve e diktaturës brenda vendit, po nuk u caktua se imperializmi amerikan e ka organizuar këtë. Filluan ato të bëjnë një çik zhurmë mashtruese si republikë, por nuk e kanë me gjithë mend.

Xhavit Qesja – Në se ajo, qeveria demokratike u bë e demokracisë një herë, kapitaliste fund e krye.

Xhavit Qesja – Po e kemi origjinal, prit tani Gjermaninë Federale, kur të bëjë marrëdhënie me të gjithë. Po realiteti i jetës mori fund, po na dëmtojnë njëri tjetrin, kurse kështu lehtësojmë një tjetër.

Xhavit Qesja – Po dërguan vëzhgues more, po lëre se ç’del në gazetë. Dy Gjermani, tre Vietnam, dy Kamboxhia, e bukur do të ishte, të qenë edhe dy Shqipëri, një e Jugut dhe një e Veriut, që këpusim marrëdhëniet me këtë dhe të njohin atë.

                                    PUNËTORI OPERATIV

                                        ESAT LATA

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja në atë burg

                                                                         DHËNË AGJENTIT “BENI”

                                                                           Marrë P.Op. Esat Lata

Burrel, më 19/XII/1973

Nr. 186

                                                          R A P O R T

Ai raporton se duke komentuar artikujt e Sotir Manushit në revistën “Rruga e Partisë”, Nr.12 dhe artikullin e gjatë të “Zërit i Popullit” mbi kursimet, në një bisedë me atë, Xhavit Qesja u shpreh se: “Në artikull jepet alarmi për apatinë e masave të popullit. Këto e kanë vrarë popullin shpirtërisht, niveli i jetesës është mjaftë i ulët, prandaj populli nuk ka pse t’ju besoi”.

Xhaviti shpreh keqardhjen që udhëheqësi i qeverisë mundi të ndikoi tek udhëheqësi i Partisë, që ky i fundit të pranonte të bënte kthesën e Plenumit të IV dhe të pranonte nxitjen artificiale të luftës së klasave dhe kthimin në të kaluarën. “Apatia në popull’ thotë Xhaviti ‘do të vij duke u rritur. Gjithnjë populli dhe sidomos rinia, do t’i kthejnë krahët propagandës që zhvillohet kundër liberalizmit”.

                                                                                            “BENI”

Vlerësimi i të dhënës:

Kjo e dhënë ka vlerë për arsye se Xhavit Qesja mohon rritjen e mirëqenies së popullit, se Partia e ka vrarë popullin e tjerë.

Detyrë:

Bisedoni me Xhavitin dhe i thoni se vërtetë ne themi që populli ka apati për këto, por po të dëgjosh në radio dhe në shtyp, del se këtu ka entuziazëm, gatishmëri, mobilizim, si po ja arrijnë këta, që populli thërret për këto, flasin për rritje të madhe të nivelit të jetës, duke thënë: jo kemi bërë këtë, jo kemi bërë atë, megjithëse ne nuk dimë gjë, se ka kaq vjet në burg.

MASAT OPERATIVE

Pjesa ku bën fjalë për Xhavit Qesen, u shtyp në një kopje dhe u vendos në dosjen formulare të tij.

                                       PUNËTORI OPERATIV

                                          ESAT LATA

Shënime të Kryetarit Degës: Për çështjen që ngre ndaj Kadri Hoxhës, të shfrytëzohet ankesa e Xhavit Qeses, e të veprohet sipas shënimit që është vënë në letrën e tij, B. p. të mos dalë në skemë.

                                    Kryetari i Degës                             

Dt.25/XII/1973              F. Sinoimeri

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja në atë burg

DHËNË Agjenti “BENI”

Marrë P.Op. ESAT LATA

Burrel më 4/I/1974

Nr.187

                                                             R A P O R T

Ai raporton se i dënuari Xhavit Qesja, duke dëgjuar këngët e Festivalit të XII-të u shpreh se: “Shumë mirë që u bë kështu. Me këtë festival, kompozitorët i thonë udhëheqjes, kështu e doni ju, na festivalin, por nuk do t’ua dëgjojë njeri, le me që ti këndoj këngët. Kjo vetëm do të shpejtojë largimin e rinisë nga udhëheqja e sotme. Këto janë frytet e fitores së vijës së udhëheqësit të Qeverisë. Udhëheqësi i Partisë, do të shikoi dëmin që i sjell udhëheqësi i Qeverisë, por siç duket, pak më vonesë.

Bota dhe bashkë me të edhe rinia, ecin përpara dhe jo prapa, le që ajo sot ka në dorë mjete të tilla, që nuk i nënshtrohen kontrollit dhe mbi të gjithë Radion e Televizionin. Rinia e ka shumë të lehtë. Një të ndërruar kanalin e televizorit, apo valën e radios dhe lidhet me botën.

Më parë edhe ndëgjonte ndonjë këngë apo e ndiqte festivalin, kurse tani, nuk don t’i dëgjojë fare. Të ngresh folklorin në piedestalin, është absurditeti më i madh i kohës. Këtë mund ta bëjë vetëm udhëheqësi i qeverisë dhe ai i Ministrisë P. Brendshme. Asnjë nuk e përqafon një politikë të tillë.

“Beni”

Vlerësimi i të dhënës: E dhëna ka vlerë për faktin se i dënuari Xhavit Qesja, si armik i betuar i Partisë, shprehet se midis udhëheqjes së këtyre, ka divergjenca dhe se këto bëjnë që edhe rinia të largohet prej tyre, se të gjithë shkojnë përpara, ndërsa këta shkojnë prapa.

Detyrë: Të bisedoni me Xhavitin meqenëse edhe qëndroni vazhdimisht bashkë dhe duke komentuar artikuj të ndryshëm që mund të ketë shtypi ynë dhe mos u merrni me gjëra të çastit, problemet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, politik dhe ushtarak të vendit tonë.

Mos u merrni vetëm me punë përkthimesh, për të shtuar të ardhurat tuaja dhe të leni në një anë detyrën kryesore që të është ngarkuar, për sa i përket asaj që këngëtarët për çështjen e Festivalit të XII-të, nuk mund të flasim, se ndryshe i pret fat i Todit dhe i Fadilit.

E dhëna shtypet në një kopje për dosjen e Xhavitit.

Punëtori Operativ

  Esat Lata

Shënim: U pa, Kryetari i Degës së P. të Brendshme

 Dt.8.1.1974                                   F. Sinojmeri

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja në atë burg

                                                                                               Dhënë Agjenti “Beni”

                                                                                               Marrë P.Op. Esat Lata

                                                                                                Burrel. Më 20.1.1974

                                                                                                    Nr. 188

                                                                R A P O R T

Ai raporton së më 19.1.1974, kur erdhi gazeta, ai ja lexoi Xhavit Qeses, lajmin mbi marrëveshjen ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit. Xhaviti u gëzua pa masë dhe tha: “Vetëm me bisedime do të zgjidhet Lindja e Mesme, le të vazhdojë qoftë dhe një vit, mjafton që të mos vriten njerëz në luftë” dhe për këtë i tha atij se do ta qeras me një kafe.

Më datën 20.1.1974, në ajrimin e mëngjesit, duke ju kthyer këtij problemi, Xhaviti i tha atij: “Këta tanët (udhëheqja), bënë fjalë kot për luftë dhe luftë të armatosur, se këtyre u duhet vetëm paqe, përndryshe mbarojnë”.

Vlerësimi i të dhënave: E dhëna ka vlerë, pasi i dënuari Xhavit flet me urrejtje për udhëheqjen e Partisë dhe se problem i Lindjes së Mesme, duhet të zgjidhet me bisedime.

Detyrë: Të porositet agjenti që të kapi një problem dhe ta diskutojë deri në fund dhe të japë gjëra të konkretizuara dhe jo gjëra të pa sqaruara.

Masat Operative: E dhëna të shtypet në një kopje, aty ku bëhet fjalë për Xhavit Qesen dhe të vendoset në dosjen e tij.

Të porositet agjenti që të tregojë më shumë kujdes për punën që i është ngarkuar dhe mos e lërë pas dore, duke u nisur më shumë nga interesi personal.                       

                                                                                     Punëtori Operativ

                                                                                         Esat Lata

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja në atë burg

Dhënë Agjenti “Beni”

Marrë P. Op. Esat Lata

Burrel, më 9.2.1974

Nr. 189

                                                       R A P O R T

Ai raporton se lidhur me punën e Liri Belishovës, Xhavit Qesja u indinjua pa masë. “Merren me një copë grua, të paktën t’ja kishin kthyer në dëbim”, u shpreh Xhaviti, ‘pas kësaj, nuk ka asnjë garanci që mund ta dënojnë përsëdyti edhe Bedriun”.

Ndaj kundërshtarëve të tyre, këta kanë dy qëndrime: ose i thyejnë dhe i bëjnë spiunë, ose ato që nuk nënshtrohen, i zhdukin fizikisht, sigurisht, po t’i duhet udhëheqësit kryesor të Partisë”. Më 25 janar, pasi kishte lexuar revistën “Nëntori” nr. 12, ku ishte botuar artikulli ku hidhej poshtë drama e fundit e Petro Markos, e cila një numër përpara në “Nëntori” dhe në gazetën “Rinia”, ishte lavdëruar dhe bile, thuhej se do të vihej në skenë nga Teatri Popullor, Xhaviti shkoi gjithë gaz në zyrën e përkthimeve dhe i tha atij: “Ja hodhën poshtë dramën Petro Markos, e kanë quajtur dështim të plotë, anakronik, dhe se shkrimtari nuk i ka kuptuar mësimet e udhëheqësit të Partisë.

Ai (udhëheqësi), nuk pranon të spekulohet me fjalimet e tija, vagabond të tillë si Petro Marko, që vetëm se s’ka se ç’bën se atë nuk e kënaq as Amerika dhe jo më revolucionarizimi. Ai është rrufjan, artikulli është bërë me urdhër të vetë udhëheqësit, pasi kritikohet edhe redaksia që e botoi më 6 shkurt”.

Pa ashtu në një bisedë që zhvilloi Maqo për Greqinë, Xhaviti mbajti anën e Maqos, duke thënë se këtyre nuk u pëlqen vendosja e një demokracie në Greqi, se duan vetëm t’i nxijnë të tjerët. Pastaj kur grekërit flasin për fqinjët, nuk kanë parasysh Shqipërinë, por Ballkanin tjetër.

Ai i tha Xhavitit se grekëve u intereson që këtu të mos jenë sovjetikët, prandaj edhe i lidh marrëdhëniet e Papadhopullos me ne. Këtë politikë, aq më tepër do ta ndjekin edhe qeveritarët e tanishëm grek.

“Beni”

Vlerësimi i të dhënave: E dhëna ka vlerë pasi Xhavit Qesja me urrejtje të madhe shprehet për internimin e Lirisë, për ligjet tona, për marrëdhëniet shpirtërore greke, duke i quajtur si marrëdhënie interesi në favor të grekëve.

Detyrë: Me Xhavitin bisedoni problem të rëndësishme politike të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe i shtjelloni gjerë e gjatë ato. Pikëpamjet e tija për Partinë tonë, forcën e saj, kjo edhe në marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Masat Operative: E dhëna kur flitet për Xhavitin, të shtypet në një kopje dhe të vendoset në dosjen e tij formulare.

                                                                                       Punëtori Operativ

                                                                                                 Esat Lata

Zv/Kryetari e ka parë të dhënën, por nuk ka vënë ndonjë shënim për Xhavitin…

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci enver hoxha xhavit qesja dashnor kaloci enver hoxha xhavit qesja

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend