LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Hapësira në fokus, zhvillimet më të rëndësishme të vitit 2021

19 Dhjetor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Hapësira në fokus, zhvillimet më të rëndësishme

SHBA 2021 ishte një vit historik për të gjitha gjërat që lidhen me hapësirën. Që nga suksesi i kompanive private të fluturimeve në hapësirë e deri tek robotët që eksplorojnë Marsin, materiali në vazhdim sjell ngjarjet kryesore të vitit mbi zhvillimet në hapësirë.

Këtë vit bota ishte dëshmitare e tre arritjeve historike, ndërsa kompanitë private të fluturimeve hapësinore Virgin Galactic, Blue Origin dhe SpaceX nisën me sukses bizneset e tyre të turizmit hapësinor. Kompania Virgin Galactic, e Richard Branson, u bë e para që arriti skajin e hapësirës në fillim të korrikut. Ndërsa kompania e Jeff Bezos, Blue Origin, fluturoi disa ditë më vonë dhe pak më lart, në përvjetorin e uljes së misionit Apollo 11 në hënë. Në mesin e pasagjerëve ishte piloti Wally Funk, i cili në atë kohë u cilësua si personi më i moshuar në hapësirë në moshën 82-vjeçare.

Por, muaj më pas, aktori 90-vjeçar William Shatner, rrëmbeu titullin me udhëtimin në bordin e anijes Blue Origin. Shatner fitoi famë në rolin e kapitenit James T. Kirk, në serialin ikonë të viteve 60 “Star Trek”. Misty Snopkowski ka dhjetëra vite që punon për nismat e NASA-s për misionet njerëzore në hapësirë:

“2021 ka qenë një vit vërtet i mahnitshëm. Mendoj se në këtë pikë, po përjetojmë një lloj rilindjeje të fluturimeve me njerëz në hapësirë”, tha ajo.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se fluturimi i SpaceX dhe fushata për mbledhjen e fondeve për Spitalin e Fëmijëve St. Jude mund të ketë qenë më i rëndësishmi i vitit:

Për shkak se fluturimi ishte i suksesshëm, mendoj se do të nxisë më shumë aktivitete në orbitën e ulët të Tokës dhe bëjë të mundur që më shumë njerëz të shkojnë në hapësirë”, tha ajo

I gjithë misioni u financua nga një miliarder në bordin e fluturimit. Greg Autry, profesor në Shkollën e Menaxhimit Global Thunderbird në Universitetin Shtetëror të Arizonës, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Zoom: Tani, investimi privat në hapësirë është më i madh se buxheti i NASA-s. Industria private po shpenzon më shumë për hapësirën sesa qeveria, dhe padyshim është arritje kulmore për industrinë

Profesori thotë se pajisjet e ripërdorshme kanë ulur koston për udhëtimet në hapësirë dhe janë më miqësore me mjedisin se sa raketat e mëparshme: Para se të shohim udhëtimet me njerëz, fillimisht do kemi ngarkesat. Brenda një ore do bëhet transporti i ushqimeve nga Tokio në Londër. Është çmenduri, por ka njerëz që do të paguajnë për këtë

Gjatë vitit 2021 NASA zbriti në Mars. Makina-robot “Perseverance” dhe helikopteri-robot “Ingenuity” filluan kërkimet për shenja të jetës gjatë lashtësisë. Fluturimi zgjati rreth shtatë muaj para një ulje dramatike në sipërfaqen marsiane. Nuk ka gjë të keqe, thotë profesor Autry, por fokusi duhet të jetë aty ku jetojmë. Përfitimi për njerëzit, thotë profesori, do të ishte zhvendosja e industrisë minerare dhe të prodhimit nga toka në hënë.

“Mund të rendim në Mars, të shpenzojmë shumë para publike, mund ta ngremë flamurin atje dhe të sillet një mostër e madje ndoshta të zbulonim jetën. Por në fakt, kjo nuk do të sillte përfitime për njerëzit në Tokë”, tha ai.

NASA planifikon të nisë misionin Artemis shkurtin e ardhshëm. Është i pari nga tre misionet, që kanë për objektiv zbritjen në hënë deri në vitin 2025 të njeriut për herë të parë që nga viti 1969. Misty Snopkowski e NASA-s thotë për Zërin e Amerikës se misionet e ardhshme në hënë do të përfshijnë partneritete publiko-private, që do të ulin koston për agjencinë hapësinore: Një nga qëllimet e NASA-s është të jetë vetëm një nga shumë klientë në bazë të strategjisë komerciale që kemi përcaktuar. Kështu që NASA do të blejë vetëm ato që i nevojiten, për sa i përket mallrave dhe shërbimeve

Por viti 2021 shënoi edhe gjera të pazakonta në hapësirë. Për herë të parë në hapësirë u gatua krepa e famshme franceze. U testua sistemi imunitar i një kalamari. Dhe u mbajtën lojrat e para të hapësirës. Viti 2022 do të shoqërohet me më shumë fluturime hapësinore, udhëtime testuese nga NASA për misionet në hënë dhe hulumtime të mëtejshme nga Marsi. Dr. Sally Ridge, gruaja e parë amerikane në hapësirë, po ashtu do të nderohet në një monedhë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete video galeri nasa roveri curiosity roveri perseverance udhetimi ne hapesire nasa roveri curiosity roveri perseverance udhetimi ne hapesire

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë