Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dosja e prokurorisë së Korçës për abuzimet në bashkinë e Ersekës ka zbardhur abuzime me shfrytëzimin e lëndëve drusore në këtë zonë por edhe punësime abuzive në arsim ku një mësuese merr pagën pa shkuar fare në punë. Po kështu, hetimet ndaj vartësve të kryebashkiakut Erion Isai, kanë zbardhur edhe raste kur qytetarët duhej të paguanin ryshfet për të përfituar nga procesi i rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti.
Përgjimet e prokurorisë së Korçës, kanë implikuar zyrtarë të bashkisë së Ersekës të drejtuar nga Erion Isai, dhe disa biznesmenë që merren me tregtinë e lëndëve drusore dhe ndërtimin e hidrocentraleve në zonën e Gramshit. Në një bisedë të zhvilluar mes Klodian Avdollit dhe Behar Hysollarit, ata thonë se do flisnin me kryetarin dhe ndoshta fillonin të punonin nga data 1 Tetor 2021. Në këto përgjime del në skemë dhe punësimi fiktiv në administratën arsimore ku synohet të futet një grua në punë si mësuese për një periudhë dy vjeçare, pa shkuar fare në punë, por vetëm sa për të marrë rrogën.
Biseda është zhvilluar në 4 tetor 2021, ku Klodian Avdolli komunikon me djalin e tij, Kleant Avdollin, duke i thënë që nusja e këtij të fundit, Dea Avdolli, të punësohej si mësuese për dy vjet dhe të mos shkonte fare në punë, por vetëm të merrte rrogën. Dosja nxjerr në skenë rastet e korrupsionit mes zyrtarëve të IKMT-së në Korçë dhe biznesmenit Benet Pino dhe ndërtuesit të hidrocentraleve Mustafa Osmani. Në një komunikim mes inspektorit Erion Qelemeni dhe biznesmenit Mustafa Osmani, punonjësi Qelemeni i thotë se ishte personi që kishin pirë kafe një ditë më parë dhe se duhet të takoheshin sërish për të biseduar e binin dakord për punën.
Biseda është e muajit shtator 2021, ku gjatë kësaj kohe, Mustafa Osmani, ishte duke ndërtuar një hidrocentral në fshatin Mesmal. Brenda kësaj dite, biznesmeni Osmani telefonon inspektorin e Mjedisit, duke i pohuar këtij të fundit se i kishte dërguar 4 copë për secilin veç e veç, duke mos specifikuar se çfarë ishin këto 4 copë dhe për cilin person. Përgjimet e SPAK dhe prokurorisë së Korçës, nxjerrin në dritë dhe trajtimin abuziv të rasteve për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, ku qytetarët duhet të paguanin diçka për të hyrë në listën e përfituesve nga bashkia e Ersekës.
Marrë nga OraNews
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu është fotografuar sot në parlament, ku duket se ka pasur shumë kohë të lirë nëpër duar, aq ka vendosur që ...
GREQI– Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Ameriës për Ballkanin Perëndimor ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokra...
ITALI- Një asksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë kusi pasojë e përplasjes ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj.Sipas medi...
SHBA– Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka emëruar koordinatorin e ri të Sanksioneve në DASH. Jim O’Brien, është personi që do...
LEZHË– Një autojet i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç.Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip fuo...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar me inicialet G.R pasi në servisin që kishte në pronësi ju gjetën dhe u sekuestruan ...
TIRANË– Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dh...
TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje në një lagje në Vorë. Personat e moshave 28 dhe 20-vjeç, janë kapu...
TIRANË– Formula e propozuar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatëve do të kryhet përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga s...
TIRANË– Pasi tha se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me salmonelë në çokollata Kinder Surprise’, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërrua...