LIVE UPDATES
Aktualitet

PERGJIMET/ Si u tentua të fshihej vrasja në Elbasan, biseda sekrete e Sanxhaktarit me shokun: Ka vdek ai, do i bëjmë nja dy

29 Maj 2021, 10:52 Nga DOSJA
PERGJIMET/ Si u tentua të fshihej vrasja në Elbasan, biseda sekrete e

“Situata  mes Sokolit dhe Florit u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainë”, – tregon në Prokurorinë e Elbasanit, dëshmitari E.B., i cili renditet mes  dëshmitarëve okularë të pranishëm në vrasjen e shtetasit Florian Shabani (Lamçe).

Për këtë krim, në Gjykatën e Elbasanit, përfundoi i pandehur për vrasje me dashje, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari, kurse Amadeus Lamçe, akuzohet nga Prokuroria për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Për të njëjtën vepër akuzohet edhe Mehmet Muça, thuhet në dosjen ku përfshihen edhe bisedat mes të akuzuarve. Në dosje thuhet se në vendngjarje u gjetën 11 shishe qelqi birre, të markës “Korona-ekstra”, 2 bidonë plastike me mbishkrimin, “bukaniku” si dhe xhama dhe karrige të thyera.

Janë pyetur 7 persona, mes tyre kamerierë, roje dhe pronari i lokalit, bar-kafe “Piazza”. Pas matjeve të testit të alkoolit, ka rezultuar se të gjithë të ndaluarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Vetëm Sokol Sanxhaktari rezultoi 0.72 g/l në të dyja testet e bëra. Njëri nga dëshmitarët thotë se ditën e ngjarjes, viktima (Lamçe) kishte vërejtur në telefonin e tij se kishte disa thirrje nga Sokol Sanxhaktari, me të cilën kishte disa kohë pa komunikuar.

“Rreth orës 15:30, shtetasi Sokol Sanxhaktari e ka marrë në telefon dhe e ka ftuar për kafe, në një lokal kioskë, afër ‘Turizmit’, në pronësi të tij“.

Më tej thuhet, se viktima bashkë me shtetasin E.B., shkuan se bashku në lokal dhe aty kanë gjetur duke pirë birra, Sokol Sanxhaktarin, Muhamet Muçën, Adriano Hajdarin, Bes Nikollën dhe Julian Lamçen.

Deklaruesi thekson se nuk e ka mësuar arsyen se përse e kishte thirrur Sokol Sanxhaktari viktimën, pasi ata kanë biseduar në një ambient të veçuar, ku dhe kanë marrë kokainë.

“Qëndruan deri në lokalin në fjalë deri në orën 21:00 dhe Sokoli, këmbënguli të shkonim në një lokal tjetër duke marrë pijet me vete. Edhe në lokalin tjetër, viktima dhe Sokol Sanxhaktari kanë konsumuar sërish  pije dhe lëndë narkotike, të cilën e merrnin në tualetin e këtij lokali. Dëshmitari thotë së rreth orës 4 të mëngjesit, Flori (viktima), i cili ishte në gjendje të rënduar fizike për shkak të pijes, i ka thënë ‘merr telefonin tim dhe ti ik!’”.

Rreth orës 4, ky dëshmitar,  ka arritur  të dalë nga lokali, ndonëse Sokol Sanxhaktari nuk e lejonte të dilte dhe për disa minuta ka qëndruar tek lulishtja, përreth 10 metra larg.

“Kur isha tek lulishtja, dëgjova një zhurmë të madhe si përplasje dhe pashë që Flori ishte në tokë, kurse Sokoli e qëllonte si i tërbuar, por nuk e pashë me çfarë e bënte, sepse nuk kisha fushëpamje. U largova në këmbë tek shtëpia e vëllait të viktimës, duke i dhënë edhe telefonin e të vëllait”.

Gazeta zbardh bisedën mes Sokol Sanxhaktarit dhe Adriano Hajdarit në një përgjim amebiental në mjediset e brendshme të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Ardiani- Ka vdek ai.

Sokoli – E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, n’dëegjo ktu, e kena vra me sende të forta. Shife ktu i minutë, ai futi dorën i gjujti xhamit.

Ardiani – Ai a?

Sokoli – Po a xhami thyee e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertimin e xhamit dhe u ça damari. aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa menje rrëshkiti e ra me kokë kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.

Ardiani – Ee bravo.

Sokoli – Ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi ça bëjmë.

Ardiani – Mos e rruj trapin.

Sokoli – Normal, ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?

Ardiani – Ça asht ba.

Sokoli- Mos prek gojë.

Ardiani – Ça i bana unë atij, asgjë.

Sokoli – Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmonë, ky a muhabeti. I ra xhamit.

Ardiani – I ra xhamit nuk e diskutojmë ne e vlla.

Koha e regjistrimit, 1 orë, 1 minutë e tre sekonda nga fillimi i regjistrimit

Ardiani – Po mirë, ka vdek që dje me një fjalë ee.

Sokoli – Po po.

Ardiani- Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?

Sokoli – Kalon mbrapa, nuk e di.

Sokoli – Po kamarier, kishte aty?

Ardiani – Ë?

Sokoli – Asnjë, s’kishte njeri tjetër, as kamarier asnjë gja s’kishte.

Ardiani – Ai çuni nuk e di nga iku ai.

Sokoli- Kush?

Ardiani – Ai Toni, se nga iku andej ai, se pash më, a doli që iku përjashta a nejti aty, erdhi me levat.

Sokoli- Joo o burr, s’e kam përdorur ma atë të parën, e pa ai që gjujti xhamin ai.

Koha, 1 orë, 13 minuta e 13 sekonda nga fillimi i regjistrimit

Sokoli – Duhet mush menja dhe Endrin, të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë, ore këtë e kam kushëri.

Ardiani – Po ore.

Sokoli – E kupton, po ti pse s’i the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj, ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton, që ta bëjmë në gjyq.

Ardiani – Kti Endrit s’e di plako, s’ja kam besën fare.

Sokoli – O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.

Sokoli – E po ti themi ne, qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistoletë me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar, ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën qe ka shti ktu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë.

Ardiani – Po do thotë ai, ku e ka o bab.

Sokoli – Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën, kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, s’e thotë e keni marrë thotë dhe…

Koha, 2 orë, 44 minuta e 19 sekonda nga fillimi i regjistrimit

Sokoli – Thuaj unë Sokolin nuk e njoh, ashtu thuaj.

Ardiani – Po mos ashtu telefonin ata.

Biseda midis shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar me datë 30.07.2021, ora 08.40, rezulton me vlerë  për hetimin.

Anesti – Po ju ishit afër me njëri-tjetrin.

Sokoli – Po ai, jo ai shife ça pati ai. Ai theu dorën, i ra debulesë dhe nga debulesa i ra koka ke ça ishte ajon, ke kjo. I ra aty, ra në tokë me të par, unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai. Ja lidha mas dorës, atij çunit, erdha direkt e te ty, të thashë ambulancën ose naj gja, thashë unë që të marrim policinë.

Anesti – Ambulancën po. Njoftovi ky përpara, ai kalimtari që vete ke hoxha, pastaj unë i mora me radhë.

Sokoli – S’ka problem, unë doja vetëm qe ti të thuash kto llafe qe të kam thënë.

Biseda midis shtetasit Adriano Hajdari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar me datë 30.07.2021, ora 09.45, rezulton me vlerë për hetimin

Anesti – Ouu ime, kush i hoqi pantallonat, ti apo ai, se unë s’i mbaj mend mirë me një fjalë.

Adriani – Ë

Anesti – Pantallonat them, bluzën, e ça ku di unë.

Adriani – Bluzën e hoqa unë o burr, ça pantallona thua ti, bluzën që lidhi atë o burrë, e pashë të shtrirë me gjak në tokë.

Anesti – Një bluzë e bardhë ishte aty.

Adriani – E e, lidha për bluzë o burrë.

Anesti – S’e di as vetë si të mbajmë qëndrimin me një fjalë, se nuk është problemi aty, se ta kisha parë skenën komplet, do thosha gjysmë llafi, po unë s’pashë gjë fare. Megjithatë jam i detyruar të përgjigjem me aq sa kam dijeni.

Adriani – Ça të them o lali, nuk e di ça të them fare. Jam trokë fare, e kupton ti, hoqa bluzën. Për ta lidh bilës, aty jam ballafaqu o burr. (SI)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sokol sanxhaktari vrasja e florian lamçes sokol sanxhaktari vrasja e florian lamçes

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Maj 2021, 09:14

KRUJE– Njësoj si çdo bimë edhe për kanabisin, mbjellja në sera ka rezultuar më frytdhënëse. Ndryshe nga kultivuesit e drogës në Lazarat apo Dukagji...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet