LIVE UPDATES
Bota

“Përkrahje për Hashim Thaçin”/ Vëllai i ish-presidentit themelon fondacion për mbrojtjen juridike të ish-presidentit

11 Dhjetor 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Përkrahje për Hashim Thaçin”/ Vëllai i

KOSOVË– Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi ka themeluar një Fondacion të quajtur  “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, në përkrahje të tij. Sipas mediave të Kosovës, ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen për mbrojtje juridike të ish-presidentit Thaçi. Sipas njoftimit të bërë publik nga vetë bordi, nisma do të sigurojë mbështetjen financiare dhe atë ligjore teksa ndodhet në Hagë. Po ashtu është bërë me dije se Bordi i Fondacionit në ditët e ardhshme do t’i drejtohet opinionit publik, ku do t’i prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet.

Kjo është komunikata e plotë e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”:

Njoftimi i plotë:

” Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për pastërtinë e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe duke kujtuar sakrificën e popullit tonë përballë regjimit serb që kreu krime gjenocidale ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999; Duke nderuar dëshmorët e rënë për liri dhe duke kujtuar të gjitha viktimat civile të shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës për çlirim, si dhe duke besuar plotësisht në pafajësinë e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj akuzave për krime lufte; Mbi të gjitha, duke qëndruar të palëkundur për të vërtetën e historisë sonë, përmes kësaj komunikate, ju njoftojmë se është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” me qëllim të mbështetjes juridike për Presidentin Thaçi, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara. Fondacioni është themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim që të mbështesë mbrojtjen juridike të Presidentit Thaçi. Disa nga aktivitetet themelore të Fondacionit janë si në vijim: Organizimi i ligjshëm dhe transparent për ngritjen e fondeve dhe sigurimi i mbështetjes financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë juridike për Presidentin Thaçi, përgjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj tij; Ofrimi i asistencës teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, me qëllim të argumentimit të pafajësisë së Presidentit Thaçi përballë pretendimeve të aktakuzës kundër tij; Bashkëpunimi me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Idriz Thaçi, vëllait të Presidentit Thaçi. Fondacioni do ta ketë Bordin, i cili ushtron përgjegjësinë e mbikëqyrjes së funksionimit të Fondacionit, si dhe stafin menaxhues që do të bartë detyrat që lidhen me qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit. Ditëve në vijim, Bordi i Fondacionit do t’i drejtohet opinionit publik ku do të prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet e Fondacionit. Fondacioni do të shërbejë si adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare për qëllimet e mbrojtjes juridike të Presidentit Thaçi, në mënyrë legale, transparente dhe profesionale. Më poshtë po publikojmë edhe llogaritë bankare të Fondacionit, të cilat do të jenë adresat e vetme për mbledhjen e fondeve për qëllimet e lartcekura,”-thuhet në njoftim.

Hashim Thaçi bashkë më tre ish-udhëheqës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi ndodhen në Gjykatën e Hagës. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Ndërkohë deri më tani janë mbajtur dy seanca, ku të katërt janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Sakaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçit” kosova ne hage hashim thaçit” kosova ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet