LIVE UPDATES
Bota

Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve të Holokaustit në Bundestagun gjerman: Katastrofa më e madhe e Shekullit

27 Janar 2021, 08:30 Nga DOSJA
Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve të

GJERMANI- “Gjenocid” – a është ky term i përshtatshëm për të përshkruar shfarosjen sistematike të gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945)? Padyshim që jo. Në Izrael krimi më i madh kundër njerëzimit quhet “Shoah” dhe do të thotë “katastrofë” ose “fatkeqësi e madhe”. Jashtë shtetit izraelit, i cili u themelua në vitin 1948, quhet “Holokaust”. Ky term rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “e djegur plotësisht”.

Përpjekja për ta përmbledhur në një term këtë prishje të qytetërimit nga ana e gjermanëve mbetet gjithmonë sfidë. Kjo pasqyrohet gjithashtu në emrin zyrtar të “Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Nacional Socializmit” të prezantuar në vitin 1996 nga Presidenti i atëhershëm Federal, Roman Herzog. 27 janari është dita e përkujtimit të çlirimit të kampit të shfarosjes naziste Auschwitz nga ushtarët sovjetikë.

Dy vjet pas fjalimit të parë të presidentit të atëhershëm të Gjermanisë Roman Herzog, historiani izraelit, Yehuda Bauer, i lindur në Pragë, në vitin 1926, do të mbante një fjalim në Bundestagun Gjerman në Berlin. Ai kujtoi gjenocidet në Ruandë (1994), Kamboxhia (1975-79) dhe Armeni (1915/16). Të gjitha këto gjenocide ndodhën në territore të caktuara, edhe pse ishin territore të mëdha, tha studiuesi i Holokaustit. Ndërsa “vrasja e hebrenjve ishte universale, e shpërndarë në të gjithë botën”. Dhe ajo mund të përsëritet – sigurisht jo në të njëjtën formë, por ndoshta shumë ngjashëm, shtoi ai. Në vitin 2000, për herë të parë në Bundestag foli një i mbijetuar i Aushvicit: Elie Wiesel.

”Shpresojmë që ju ta besoni atë që unë flas pa urrejtje dhe hidhërim”,– tha shkrimtari amerikan i lindur në Rumani. “A do t’ju lëndojnë fjalët e mia?” -Pyeti Wiesel. Ky nuk është qëllimi i tij, shtoi ai. “Si duhet ta kuptojë dikush kultin e urrejtjes dhe vdekjes që kaploi vendin tuaj?” Ai nuk beson në fajin kolektiv, ai i tregon audiencës së tij, kryesisht gjermane, në vendin e autorëve, dhe në të njëjtën kohë paralajmëron për rrezikun e tërheqjes së një vije. “Kush e lejon veten të errësojë kujtesën e viktimave, i vret ata për herë të dytë.”

Kur, në vitin 2002,  i mbijetuari i Holokaustit dhe ish-Ministri i Jashtëm polak, Bronislaw Geremek foli në ditën përkujtimore të viktimave të nacional-socializmit , disa muaj më parë bota ishte tronditur nga sulmet terroriste islamike më 11 shtator 2001 në SHBA. Historia bashkëkohore nuk e ka mbyllur “kapitullin e urrejtjes”, tha Geremek asokohe dhe bëri thirrje për “veprim të përbashkët ndërkombëtar”. Ai tërhoqi një vijë nga paralele mes nazistëve në gjenocideve pas vitit 1945. Bota nuk duhej të kishte qëndruar e pafuqishme kur u dogjën librat në Gjermani ose kur u shkatërruan monumentet e kulturës në Afganistan. “Pas tyre gjithnjë vijnë njerëzit”.

Presidenti i Izraelit paralajmëron për kërcënimin bërthamor të Iranit

Në vitin 2010, në pultin e folësve në Bundestag doli për herë të parë një president i Izraelit: Shimon Peres. Në vitin 2020 do të pasohej nga Reuven Rivlin. Peres paralajmëroi për kërcënimet që i bëhen vendit të tij nga armët e shkatërrimit në masë “në duar irracionale” dhe nga njerëzit “që nuk janë të arsyeshëm”. Peres kishte parasysh Iranin. Në mënyrë që të parandalojmë një Shoah të dytë “na mbetet që t’i mësojmë fëmijët tanë të respektojnë jetën e njerëzve dhe të mbajnë paqen me vendet e tjera”.

Sinto Zoni Weisz ankohet për anticiganizmin në Evropë

Në vitin 2011, një vit pas Shimon Peresit, në Bundestag u ftua Zoni Weisz. I lindur në vitin 1937 në Hagë (Holandë), sintoja humbi pothuajse të gjithë familjen e tij në kampet e shfarosjes naziste. Gjenocidi ndaj Sinti dhe Romëve është një “Holokaust i harruar”, tha Weisz. Gjysmë milioni burra, gra dhe fëmijë janë shfarosur. Megjithatë, shoqëria nuk ka mësuar pothuajse asgjë prej kësaj, “ndryshe do të na trajtonte më me përgjegjësi sot”.

Krahas Italisë dhe Francës, ai akuzoi edhe vendet e Evropës Lindore si Rumania dhe Bullgaria për trajtimin “çnjerëzor” të pakicës së tij. Ekstremistë të djathtë endeshin në Hungari dhe sulmonin hebrenjtë, Sinti dhe Romët. “Ne jemi evropianë dhe duhet të kemi të njëjtat të drejta si çdo banor tjetër, me të njëjtat mundësi si çdo evropian tjetër.

Dy të mbijetuar të Holokaustit vlerësojnë hapjen e kufirit në vitin 2015

Që kur qindra mijëra refugjatë nga vendet e luftërave civile në Afrikë dhe Azi erdhën në Evropë, kjo temë ka luajtur gjithashtu një rol në fjalimet përkujtimore në Bundestag. Studiuesja austriake dhe e mbijetuara e Holokaustit, Ruth Klüger, e lavdëron hapjen e kufijve të Gjermanisë për rreth një milion refugjatë, në vitin 2015. Vendi që ishte përgjegjës për “krimet më të këqija të shekullit” fitoi “duartrokitjet e botës”. Ajo tha se ishte një nga shumë të huajt “që kanë kaluar nga habia në admirim”.

Çelistja gjermano-britanike, Anita Lasker-Wallfisch, do ta përmendte këtë ngjarje në vitin 2018. Për hebrenjtë, kufijtë u mbyllën hermetikisht gjatë epokës naziste dhe nuk u hapën si në Gjermani në vitin 2015, “në sajë të këtij gjesti tepër bujar, të guximshëm e njerëzor që u bë këtu”. Për dekada, muzikantja nga e ashtuquajtura orkestër vajzash në Aushvic nuk mund ta imagjinonte që do të fliste fjalë të tilla në vendin e vrasësve nazistë. Sepse ajo ishte betuar se “kurrë më nuk do të shkelte në tokën gjermane”. Por ajo tha se nuk pendohet për këtë ndryshim që ka pësuar. Sepse urrejtja është helm “dhe në fund e helmon veten”.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri