LIVE UPDATES
Aktualitet

PËRLOTËSE! Mjeku Arben Gjata prek me fjalët e ndjera për Drini Dobin: Kam shumë gjëra për të thënë, harrove të na pë

19 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
PËRLOTËSE! Mjeku Arben Gjata prek me fjalët e ndjera për

TIRANË– Mjeku i njohur Arben Gjata i ka dedikuar disa fjalë prekëse mikut të tij, mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Sot Dobi u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa miku e kolegu i dedikoi disa fjalë që i kanë prekur të gjithë, duke i kujtuar kohën që kalonin bashkë. 

“A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin? Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”. Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë. Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë. Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë. Sa shpejt ikën koha mik,”- shkruan Mjeku gjata ndër të tjera.

Postimi i plotë i mjekut Arben Gjata:

Rruge te mbare Drin! Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë. E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës. Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe! Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere! Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve! Nisemi Drin! Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin. Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë. Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?! Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja.. Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora. I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin. Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur. Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport. A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin? Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”. Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë. Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë. Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë. Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë. Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu. Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe. Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi. Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin. Jemi të gjithë Drin. Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!

Pasditen e djeshme trupi i mjekut erdhi nga Italia në Rinas, pasi ishte nisur jashtë vendit për një kurim më të specilizuar, por nuk ia doli që të mbijetonte. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjata drini dobi arben gjata drini dobi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet