LIVE UPDATES
Bota

Përpjekje të dëshpëruara nga presidenti Trump dhe aleatët e tij për të përmbysur fitoren e demokratit Biden

20 Nëntor 2020, 20:33 Nga DOSJA
Përpjekje të dëshpëruara nga presidenti Trump dhe

SHBA- Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirë thirrjen e legjislatorëve të shtetit të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekjeje me pak gjasa për sukses për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit.

Ndër taktikat e përdorura së fundmi: thirrjet telefonike personale të presidentit me zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që po përpiqen të anulojnë çertifikimin e zgjedhjeve në Miçigan, përpjekjet e një sfide ligjore që Pensilvania të mos respektojë votën popullore dhe presioni ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në Arizona për të vonuar çertifikimin e votave.

Ekspertët e ligjit zgjedhor i shohin këto si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, nga ekipi i fushatës së presidentit Trump dhe thonë se është e sigurt që zoti Biden do të hyjë në Zyrën Ovale në janar. Por ekziston një shqetësim i madh se përpjekja e zotit Trump po i bën dëm të konsiderueshëm besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve amerikane.

Senatori i shtetit Jutah, Mitt Romney, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Trump nga radhët e partisë republikane, akuzoi zotin Trump për përdorimin e “presionit të hapur ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për të rrëzuar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve”.

Senatori Romney shtoi se “është e vështirë të imagjinohet një veprim më i dëmshëm, më jodemokratik nga një president amerikan në detyrë.”

Vetë agjencia e sigurisë së zgjedhjeve e administratës së presidentit Trump deklaroi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori. Disa ditë pasi u lëshua kjo deklaratë, presidenti Trump shkarkoi drejtuesit e agjencisë.

Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara dhe kaotike nuk kanë asnjë shans të arsyeshëm për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat zoti Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër presidencial në histori dhe ka siguruar 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar.

Por pretendimet e vazhdueshme e të pabaza të presidentit republikan, puna e tij për të lëkundur zyrtarët lokalë që çertifikojnë rezultatet dhe refuzimi i aleatëve të tij për të pranuar se ai humbi zgjedhjet ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ për një kohë të gjatë në vend. Bastionet e mbështetësve të tij nuk besojnë se ai humbi.

“Është një përpjekje për të bërë që gjysma e vendit të besojnë se ka vetëm dy mundësi, ose fitore ose zgjedhjet janë vjedhur,” thotë Justin Levitt, një studiues i së drejtës kushtetuese dhe profesor në universitetin e Drejtësisë Loyola. “Dhe kjo nuk është një demokraci”.

Fjalia “Çdo votë të numërohet” në një ekran gjigand realizuar nga një organizatë para legjislaturës në Lansing të Miçiganit. (Foto e agjencisë AP)

Dy anëtarët republikanë të Bordit të Zgjedhjeve të Qarkut Wayne në shtetin e Miçiganit njoftuan të mërkurën në mbrëmje se nuk kanë besim se zgjedhjet ishin të drejta dhe të paanshme. “Ka pasur një mungesë të dukshme transparence gjatë gjithë procesit,” thanë ata. Por zyrtarët e zgjedhjeve thane se nuk ka pasur prova të manipulimit ose mashtrimit të votave në Miçigan.

Aleatët e presidentit Trump i kanë mëshuar faktit se presidenti Trump udhëhiqte në fillim në Miçigan dhe disa shtete të tjera natën e zgjedhjeve dhe ky rezultat ndryshoi pasi erdhën votat më vonë, duke e përdorur këtë si provë të dyshimtë.

Por një fluks masiv i fletëvotimeve me postë si pasojë e pandemisë së koronavirusit ishin kryesisht për zotin Biden, i cili inkurajoi mbështetësit e tij të votonin me postë dhe ato vota ishin të fundit që u numëruan. Kështu që u duk se presidenti Trump kishte një avantazh kur në të vërtetë nuk e kishte.

Në fakt, zoti Biden shënoi një fitore të thellë në Wayne, një bastion i demokratëve, duke siguruar dyfishin e votave që mori Presidenti Trump. Sipas rezultateve ende jozyrtare, zoti Biden ka fituar në Miçigan me një diferencë prej 154 mijë votash.

Në fillim të kësaj jave, dy anëtarët republikanë të qarkut bllokuan çertifikimin e votave atje. Ata më vonë u tërhoqën dhe rezultatet u çertifikuan. Por një person në dijeni të kësaj çështjeje tha se presidenti Trump i telefonoi Monica Palmer-it dhe William Hartmann it, të martën në mbrëmje pas rishikimit të votimit për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre. Më pas, të mërkurën, Palmer dhe Hartmann firmosën një dëshmi ligjore ku thonë se besojnë se vota e qarkut “nuk duhet të çertifikohej”.

Sipas sekretarit të shtetit të Miçiganit, ata nuk mund të tërheqin votat e tyre,. Bordi i zgjedhjeve me katër anëtarëve pritet të takohet të hënën dhe është gjithashtu i ndarë me dy demokratë dhe dy republikanë.

Më parë, avokati personal i zotit Trump, Ru Giuliani dhe avokatë të tjerë mbajtën një konferencë shtypi duke pretenduar një komplot të gjerë zgjedhor të demokratëve që përfshinte shumë shtete dhe makina të dyshuara votimi.

Ekipi ligjor i Presidentit Trump

Por zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë vazhdimisht se nuk ka patur mashtrim të përhapur.

Shumë nga akuzat për mashtrim burojnë nga vëzhguesit e sondazheve të cilët depozituan dëshmi ligjore që janë përfshirë në procese gjyqësore në shtetet e fushës së betejës përmes të cilave synohet vonesa e çertifikimit të votave.

Në Pensilvani, ku ekipi i fushatës së presidentit Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën federale, një ekip ligjor i udhëhequr nga Rudy Giuliani sugjeroi në një çështje ligjore të depozituar të mërkurën që gjyqtari të urdhërojë legjislaturën shtetërore të udhëhequr nga republikanët të zgjedhë elektorët në Kolegjin Zgjedhor, duke hedhur potencialisht 20 vota elektorale për zotin Trump. Një gjyqtar anuloi një seancë dëgjimore për çështjen.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri