LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ Nishani i përgjigjet Veliajt për zjarrin tek “Sarajet”: Rrugaç i pashkollë, s’jam bashkëprona

18 Gusht 2021, 09:07 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Nishani i përgjigjet Veliajt për zjarrin tek

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është përfshirë në debat me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas akuzës indirekte nga ky i fundit se pas zjarrit tek “Sarajet e Toptanëve” fshihen politikanë që kërkojnë të ndërtojnë kulla. Në një reagim në rrjetet sociale, Nishani thotë se për mentalitetin e pasardhësve të stalinistëve, të jesh pronar i ligjshëm është e papranueshme. Teksa i përgjigjet Veliajt, Nishani thotë se nuk është bashkëpronar tek “Sarajet”. “Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies. Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.”,-thotë Nishani, ndërsa pohon se i vjehrri është një nga 27 pronarët. Ish-presidenti sqaron se kushdo që përfiton nga ndërtimi i një kulle mbi “Sarajet”, duhet të bashkëpunojë me Ramën dhe Veliajn. 

Deklarata e Erion Veliajt për Nishanin: Shikoni cili president i republikës vrapon menjëherë te këndi i lojërave, që s’është monument kulture dhe te ngrehina prej tallashi, që s’ishte monument kulture, dhe nuk reagon për djegien e një monumenti kulture dhe nuk shprehet për një monument kulture dhe do e gjeni fare mirë për kë e kam fjalën dhe, shikoni dokumentet e hipotekave dhe do e shihni mirë se për kë e kam fjalën. Kanë provuar lobim dhe te unë dhe funksionarë të lartë të qeverisë, mundohen të ngrenë histeri për ndërtesa që nuk janë monument kulture apo për hapësira siç është parku i Liqenit që është një hapësirë për t’u zhvilluar për ta shijuar njerëzit, por aty ku janë pronarë nuk e kanë problem të lobojnë që të ndërtojnë kulla, të të ndryshohet plani i qytetit, të djegin shkolla apo të djegin djegin shtëpi muze, më rezulton që dyfytyrsia e tyre që ngrenë stuhi nga hiçi, ndërkohë që me letër, me dokument që është monument kulture nuk thonë asnjë fjalë. Ne e kemi filluar procesin e  shpronësimit që në janar të 2021 dhe jemi në muajin e 8 dhe ky proces zgjat 1-2 vite. Ajo që përkonte sot në të gdhirë ishte afati i procedurës finale të shpronësimit, ku botohet siç ishte botuar sot shpallja për shpronësim dhe duke qene se kjo ishte dita e fundit është menduar nga keqbërësit që të provonin fatin ose fatkeqësinë e tyre duke djegur ndërtesën. Është një skemë e njohur nga keqbërësit në tiranë. Më vjen keq ta them por edhe në rrethet private të bashkëpunëtore e kam pasur një nuhatje për të penguar procesin e  shpronësimit. Kama pasur një ndjesi që diçka e çuditshme do të bëhej.

Përgjigja e ish-presidentit: 

“Të nderuar miq, “Zjarri në Reishtag” si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë ! Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si “ Sarajet”, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar. Pronarëve të ligjshëm të asaj prone !

Simbioza e pasardhësit gagarel me mentalitetin e parardhësve stalinistë në urrejtjen ndaj pronarëve të ligjshëm, me taban e qytetarë nuk vihet në dyshim këtë rast. Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate. Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.

Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies. Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.

Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone. Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia. Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë. Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë !

Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall. Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”. Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave ! Pra vetëm me firmën e Edi Ramës ! Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.

Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri). Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama. Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.

Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart ! Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.

Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë ! Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.

E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë. Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit, përndryshe ta merr shteti sipas nenit 120, pika 2/a të Ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky është dhe synimi i zjarrvënësve, qartazi ! Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !

Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre. Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar. “Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë !

Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki ! Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh. Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.

Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj !

Sa për “merakun” që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty. Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive. Jetonte me delirin e pafundësisë! Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur. Shqipëria nuk do të jetë përjashtim.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani digjen sarajet ne tirane erion veliaj sarajet e toptaneve bujar nishani digjen sarajet ne tirane erion veliaj sarajet e toptaneve

Sondazh

Poll
Politike 17 Gusht 2021, 14:05

TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...

Politike 17 Gusht 2021, 13:24

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet