Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Politike
Përplasja Presidencë-Kuvend, Dervishaj:Rama kërcënoi KED,Meta s’heshti pas 5 tetorit
3 Shkurt 2022, 10:09Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË – Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj argumentoi përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku po zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e shkarkimit të Metës, Dervishaj theksoi se Meta miratoi në 6 shtator 2020 datën 25 prill 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Në vazhdim të deklaratës së tij, përfaqësuesi juridik nënvizoi se edhe pas datës 5 tetor kur u miratuan ndryshimet e kodit zgjedhor, Meta nuk heshti por iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ajo nuk ishte ende funksionale. Ai tregoi se dekretimi i këtyre zgjedhjeve u bënë me rregullat që ishin.
“Që nga 25 qershori 2017 u zhvilluan zgjedhjet, pas përfundimit OSBE nënvizoi problematika në procesin zgjedhor. U formuan 3 grupe parlamentare. Pas dorëheqjes në bllok, Kuvendi nuk u prezantua në grupe parlamentare siç e përcakton rregullorja parlamentare. Shqipëria u përfshi në një krizë të rëndë që përmban elementë të krizës kushtetuese.
Presidenti ka shprehur hapur se Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar KED. Pas këtyre kërcënimeve pati edhe dorhëqje. Presidenti i ka kthyer kuvendit nje sërë ligjesh preferenciale. Kostituimi i këshillit politik është prova e pa kundërshtueshme që kuvendi nuk gëzonte legjitimitet.
Duke përdorur një pjesë të opozitës brenda në kuvend në 15 qeshor u depozituan ndryshime kushtetuese për tiu pamundësuar opozitës jashtë parlamentit pjesëmarjen në garë në kushte të barabarta.
Pasi u ndryshua kodi zgjedhor me marrëveshje në 30 korrik u ndrysha dhe kushtetuta. Në 6 shtator 2020 presidenti miratoi 25 prillin ndërkohë që dekretimi u bë me rregullat zgjedhore që ishin.
Maxhoranca në 5 tetor bëri ndryshime të kodit zgjedhor, Presidenti nuk heshti madje ju drejtua dhe kesaj gjykate, Gjykata nuk ishte funksionale për t’u shprehur”, bëri me dije Bledar Dervishaj sot në Gjykatën Kushtetuese.
TIRANë – Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj deklaroi sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Meta se kreu i sh...
TIRANË – Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj e konsideron procesin e shkarkimit të Metës nga Kuvendi si hakmarrje. Në sean...
TIRANË – Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancën e radhës për shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga legjislatura e kaluar e Kuvendit t...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur e keqardhur që nuk i ka besuar bashkëshortit të saj Ilir Meta, teksa ...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Luzlim Basha, duke thënë se tradhtoi koalicionin e 25 prillit me partin...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se takimin me ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit I...