LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja tek “Petro Nini”/ Pronari i truallit pranon të bëjë marrëveshje: Banorët të më kërkojnë falje

15 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
Përplasja tek “Petro Nini”/ Pronari i truallit pranon të

TIRANË- Pronari i truallit mbi të cilin është ndërtuar banesa pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, për të cilën disa ditë më parë pati përplasje me Policisë e Përmbarimit me banorët e shtëpisë, (Lexo këtu) ka pranuar që të bëjë një marrëveshje. Sipas tij marrëveshje do të ketë nëse banorët do t’i kërkojnë atij falje për dëmin moral që i është shkaktuar.

“Zoti Rakipi, të jap llafin, kur të plotësohen ato që thashë unë, që të fle rehat nga ana morale, ata fëmije nuk i lë në rruge. Kur të verifikohen të gjitha, të kërkojnë falje publike. Në të kundërt nuk bëj asnjë hap. Të kam dhënë fjalën këtu, që po nuk i lë jashtë ata fëmije që janë aty. Ndërsa, për Luan Llapaj, e ka edhe një vilë tjetër në Qesarak. Avokati im që është aty ta nxjerrë dhe ta shohë, ai që thotë se nuk ka shtëpi”, është shprehur Aleksandër Gavoçi.

Nga ana e tyre banorët shprehen të gatshëm për të bërë një gjë të tillë vetëm që të arrihet një marrëveshje.

“Do të bëhet përgënjeshtrim nesër, për të gjitha këtë fjalë. Zotohem se këta e marrin përsipër. Nëse i qëndroni marrëveshjes, pas ndjesës morale dhe faljes”, u shpreh në emër të banorëve avokati Klodian Reçi.

Biseda e plotë në studion e emisionitTë paekspozuarit

Aleksandër Gavoçi (pronari i truallit): Unë dua të kaloj pak tek origjina e pronës time. Origjina e pronës time, është blerë në 1936. Gjyshi im Ali Rizai, babai i nënës. Ali Rizai ka qenë komandati i kufirit në jug. Në atë kohë, janë sekuestruar të gjitha pronat. Në 1944, në shkurt, kjo pronë është kthyer nga qeveria e atëhershme, kur ishin gjermanët. Në vitin 1949, janë sekuestruar të gjitha pronat e Ali Rizait. Është lista aty e të gjithë pronave që janë sekuestruar.Në vitin 1991, kur u hap rruga për të marrë pronat, i gjithë ky dokumentacion është gjendur në arkivë të shtetit. Ato dy shtëpi, që ata pretendojnë, kanë qenë ekzistuese që në 1936, edhe pse Komisioni i Kthimit të pronave nuk i ka kthyer.

Ylli Rakipi: Ju mund të jeni në të drejtën e zotit. Por Luani ka lindur atje. Unë ju thirra me idenë, a mund të keni bonsensin. Sepse nëse bisedojmë në këtë plan, të gjithë palët thonë se kanë të drejtë.

Aleksandër Gavoci: Unë ndërtoj 20 vjet në Tiranë. Jam njeri që kam bërë shumë të mira gjithkund. Oferta ime ka qenë edhe pas 20 viteve. Por si kam përfunduar me ta? Duke bërë sherr në televizion. Janë tërhequr ata, sepse unë kam bërë 20 thirrje për negociatë.

Klodian Reçi (avokati i banorëve) : Unë e njoh historinë tuaj, edhe për bamirësinë që keni bërë. Unë të them me bindje që këto familje i qëndrojnë marrëveshjes së vitit 2015 dhe janë gati edhe në 12 natës të vijnë të firmosin.

Aleksandër Gavoçi: Ana ligjore për mua është, se kjo pronë është e imja. Më kanë sjellë nëpë gjyqe. Jam shumë i lodhur. Më kanë përdhunuar, e dini cfarë do të thotë të ndërtojnë edhe tre kate pa pyetur fare? Në fund fare ai ka thënë se Ali Rizai është hajdut. Unë i kam dhënë një kat dhe i kam falur 300 milionë. Keni parë njeri që të vendosë pistoletën në kokë, kur të fal 300 milionë lek? E kupton në cfarë situate jam vetë? Unë se bëj për 2-3 apartamente. Nuk kam nevojë të ndërhyjë as bashkia dhe askush. Përdhunimin që më kanë bërë nuk e fal kurrë. Kanë luajtur mbi eshtrat e atyre që nuk duhet të lozin. Jo nga ana monetare.

Ylli Rakipi: Aleksandër, ju keni bërë marrëveshje në vititn 2015. Përse dështoi kjo marrëveshje?

Aleksandër Gavoçi: Nuk kanë pranuar ata. Kam cuar një grup, nuk kanë pranuar.

Ylli Rakipi: Zoti Luan përse nuk keni pranur?

Luan Llapaj (banor): Është firmosur kontrata dhe deklarata. Zotërija u bë gati të marrë leje tek bashkia. Vjen me grupin negociator, për të mbaruar këtë punë. Grupi thotë, dua servitutin, nga shtëpia për të dalë tek rruga Sami Frashëri, gjë që ne nuk e kishim në certifikatë.

Ylli Rakipi: Si do të veprohet, me këtë rast? Marrëveshjen e vitit 2015 sikur ta rishikonim?

Aleksandër Gavoçi: Unë dua ta mbyll me dy fjalë. Unë e ndjej veten i përdhunuar, me fjalët që kanë thënë. Të më marrë të gjithë Shqipërinë aty. Nuk nxirren fëmijët përpara me thika në dorë. Nuk hypen fëmijët në tarraca për tu hedhur.

Ylli Rakipi: Zoti Gavocçi, unë apo ju,  nuk e di cfarë do bënim po të mbeteshim pa shtëpi.

Aleksandër Gavoçi: Për ta shpjeguar nga ana ligjore, kam avokatin. Hap gjithë vendimet e mija, një nga një. Nëse ka dicka fallco, kur të sqarojmë këtë dhe të kërkojnë faljë publike, unë jam i hapur direkt.

Klodian Reci (avokati i banorëve): Absolutisht janë të gatshëm të të kërkojnë falje. Faji është i shtetit, edhe ti ke të drejtë edhe këta.

Ylli Rakipi: Ne nuk kemi shtet për kaq shumë vjet. Nuk mund të largosh një njeri që ka 65 vjet që jeton aty.

Aleksandër Gavoçi: Pa sqaruar pjesën e parë, që ne jemi internuar, unë nuk flas më. Sepse i bie të bëj marrëveshje.

Klodian Reçi: A do ti pranojmë të gjitha këto? Unë i pranoj të gjitha këto.

Aleksandër Gavoci: Ti je i ftohte, sepse je avokat.

Klodian Reçi: Këta kanë jetuar për 60 e ca vite. Shteti u ka bërë privatizim.

Aleksandër Gavoçi: Sa kanë ndejtur ata atje, njerëzit e mi kane ndejtur në burg.

Ylli Rakipi: Zoti Gavoçi, jemi dakord që në fund të këtyre 20 minutave, ju t’i riktheheni idesë së një marrëveshje. Shtetin tonë edhe ti e ke cuar në Strazburg.

Aleksandër Gavoçi: Zoti Rakipi, të jap llafin, kur të plotësohen ato që thashë unë, që të fle rehat nga ana morale, ata fëmije nuk i lë në rruge. Kur të verifikohen të gjitha, të kërkojnë falje publike. Në të kundërt nuk bëj asnjë hap. Të kam dhënë fjalën këtu, që po nuk i lë jashtë ata fëmije që janë aty. Ndërsa, për Luan Llapaj, e ka edhe një vilë tjetër në Qesarak. Avokati im që është aty ta nxjerrë dhe ta shohë, ai që thotë se nuk ka shtëpi.

Klodian Reçi: Ti do të të kërkojnë falje për fyerjet, përgojimin?

Aleksandër Gavoçi: Po shumë i saktë je.

Klodian Reçi: Do të bëhet përgënjeshtrim nesër, për të gjitha këtë fjalë. Zotohem se këta e marrin përsipër. Nëse i qëndroni marrëveshjes, pas ndjesës morale dhe faljes.

Ylli Rakipi: Ta lëmë që në fund, banorët do të pranojnë çdo gjë që ju kërkoni, do të arrihet në një marrëveshje?

Aleksandër Gavoçi: Po. Nëse do të bëhen të gjitha këto.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander gavoci marrëveshje me banorët pronari i truallit shembja e baneses tek petro nini aleksander gavoci marrëveshje me banorët pronari i truallit shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Mars 2019, 12:24

Rriten çmimet e naftës me pesë lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve