All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Përplasjet në PD, nënkryetarja Jorida Tabaku: Zgjidhja është Kuvendi i 18 dhjetorit

14 Dhjetor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Përplasjet në PD, nënkryetarja Jorida Tabaku: Zgjidhja
All - Paragraf - 1

TIRANË – Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vizitën e ambasadorëve të kredituar në selinë blu, por edhe zhvillimet e fundit në PD. Gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion”, në “News 24”, Tabaku u shpreh se, ambasadorët kanë ardhur e folur për situatën aktuale në PD dhe zhvillimet e fundit, ndërsa nuk preferoi të ndante detaje të tjera. Ajo tha se ndjen trishtim për situatën aktuale në parti, e theksoi se zgjidhja është Kuvendi i 18 dhjetorit, si Kuvend zyrtar e legjitim i PD, ku do të përcaktohet aksioni opozitar dhe vizioni i 4 viteve të ardhshme.

Takimi i PD me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, kush e kërkoi këtë takim?

Ky ishte një takim i përbashkët i cili erdhi edhe në vazhdën e zhvillimeve në PD. Ambasadorët erdhën për të bërë një takim me PD zyrtare e për të bërë takim me situatën në të cilën ndodhemi. Ambasadorët mbajnë qëndrimet e tyre për zhvillimet në vend, por duhet kuptuar që ndonjëherë në politikë vlejnë më shumë veprimet dhe takimi i sotëm këtë tregoi. Unë s’do të them se çfarë u diskutua në takimin me ambasadorët. Ishte një takim me PD zyrtare për të diskutuar për situatën, kaq di të them. Në fakt nuk jam marrë me kolegët e mi, e vërteta është kjo që është. Kam dëgjuar kolegë që rrijnë e mburren se cilët mbështesin ambasadorët. Ndodhemi në një situatë ku nuk ka rëndësi të përfshijmë palë të treta.

Zoti Basha deklaroi qartazi që ky takim i shërbeu të djeshmesh, të sotmes dhe të ardhmes, çfarë nënkuptohet?

Besoj që i referohet faktit që diskutuam zhvillimet e fundit në PD dhe të ardhmen e PD. Të gjithë janë të interesuar për një opozitë denoncuese, me fakte, siç u bë me inceneratorët, siç po bëhet me masakrën zgjedhore, fokusi duhet të jetë në kundërshtarin tonë politik që është Edi Rama.

Si e gjykoni aktin e Berishës?

PD s’po kalon ditë të qeta. Isha në zyrën time duke punuar, më pas kishim dhe mbledhje. U ndjeva e trishtuar që PD ndodhet në një moment të vështirë. Nuk e gjykoj se është rasti që ne sot të diskutojmë për legjitimitetin e PD. Ka struktura, ka një statut, ka procedura të zgjedhura, ka standarde. Ashtu siç u tregua me vendimin e kryesisë, kjo duhet të jetë rruga përpara për të treguar në çdo forum vendimmarrës të PD që shumica është këtu. U ndjeva e trishtuar nga pamjet të them të drejtën. PD e ka betejën e saj me Edi Ramën. U ndjeva e trishtuar kur shikova ndarjen e ekraneve në atë ç’po ndodhte në PD.

Kuvendi i 11 dhjetorit thotë jeni shkarkuar nga pozicionet?

Unë s’kisha dyshim që Berisha më 11 dhjetor do të mblidhte mbështetës, do të kishte pjesëmarrje. Ai nuk ishte Kuvend ligjor i PD. Unë do të kisha dashur që debate të zhvillohet brenda PD, të mbetet aty, siç është bërë në këto vite. Nuk di të them për numrin e delegatëve sepse nuk kishte transparencë. E kam të pamundur të flas për këtë pjesë.

Çfarë pritet më 18 dhjetor?

18 dhjetori, duke treguar me qetësi, që PD në shumicë pavarësisht nuk bën zhurmë, nuk është shumë televizive, strukturat më 18 dhjetor do të jenë atje. Strukturat janë në terren për të punuar për Kuvendin. Kjo situatë zgjidhet duke njohur strukturat që ke njohur vetë, duke vazhduar procesin ligjor e statutor që PD ka ndjekur në këto vite. Unë besoj që ia kemi borxh demokratëve, shqiptarëve, që të fokusohemi që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e t’i rikthehemi punëve të rëndësishme Më 18 është Kuvendi zyrtar i PD. Në rend dite do të jetë strategjia dhe vizioni i kampit opozitar në 4 vitet në vijim. Është një Kuvend reflektimi. Besoj që do të jetë një Kuvend shumë ndryshe i PD.

Basha deklaroi që në këtë datë do të mblidhen firmat për referendumin

Nuk e kam ndjekur këtë deklaratë. PD ka struktura të zgjedhura, kryetar të zgjedhur që janë të fokusuar te Kuvendi i datës 18. Askush nuk ndihet mirë për ditët që po kalojmë, shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Ata ju kanë shkarkuar dhe ju marrin zyrat?

Nuk është kështu. Ata vijnë bëjnë mbledhje dhe largohen. Për mua kjo është diskutim historie e asaj që çfarë ka ndodhur. Nuk po bëjmë asgjë ndryshe nga ajo që është bërë më parë.

Cilat do të ishin zgjidhjet konkrete?

Ne jemi duke punuar për Kuvendin e datës 18, nuk di çfarë të them, unë zgjidhje konkrete këtë shikoj. Kolegët e mi votuan në një vendim kryesie, por në fund të ditës, u votua, ky është vendimi, kjo është shumica.

Ju keni vlerësuar zotin Berisha, si e cilëson aktin e tij?

Kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama, duhet të kalojmë sa më shpejt këto ditë në PD e të fokusohemi te lufta ndaj pushtetit dhe qytetarët shqiptarë.

LAJMI KRYESOR: Zhvillimet në PD, 6 ambasadorë në zyrën e Bashës, Ristani lajmëron tjetër vizitë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ambasadoret me bashen jorida tabaku lulzim basha partia demokratike ambasadoret me bashen jorida tabaku lulzim basha partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet