LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kuzhina’/ MEGA-operacion ndërkombëtar, shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, 27 të arrestuar, 8 në kërkim. Mes

2 Mars 2020, 07:45 Nga DOSJA
‘Kuzhina’/ MEGA-operacion ndërkombëtar, shkatërrohet

TIRANË- Finalizohet operacioni ndërkombëtar “Kitchen” kundër trafikut të drogës midis 5 shteteve, në Shqipëri, Belgjikë, Itali, Gjermani e Spanjë. E përfshirë në operacion ka qenë edhe Policia e Elbasanit, Durrësit e Shkodrës.

Në Shqipëri është vënë në pranga 33-vjeçari me iniciale P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa në kërkim është shpallur J. S. Për shqiptarët, Gjykata e Brescias në Itali ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në vendimin e datës 26.02.2020.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës gjatë të cilit janë arrestuar 27 persona dhe janë vënë në kërkim ndërkombëtar 8 të tjerë.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, për të zbuluar më pas edhe një grup kriminal shqiptar që trafikonte kokainë nga Holanda për të furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias. Të përfshirë në grup kriminal janë katër shqiptarë dhe një grua rumune.

Hulumtimet e Policisë dhe Prokurorisë për grupin kanë filluar që në muajin tetor të vitit 2017, duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grabitjes me armë, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të tyre.

Operacioni ndërkombëtar, i koduar “KITCHEN”.

Gjatë zhvillimit të operacionit në Shqipëri kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Durrës e Shkodër.

Në Shqipëri është vënë në pranga shtetasi P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J. S. është shpallur në kërkim. Për këta shtetas, më datë 26.02.2020 Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës.

Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit me shtrirje ndërkombëtare dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Skuadra Mobile të Brescias, Aleksandrisë, Comos, Monxas, Briancas, Pavias, Ferraras dhe Veronas në Itali, si edhe me policitë homologe në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë.

Koordinimi është bërë nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes homologe si në Itali, Bari dhe Romë, ashtu edhe në Shqipëri, në departamentet përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe me Interpol Tirana e Interpol Roma.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta. Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi se është e aftë profesionalisht dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar, duke bashkëpunuar si e barabartë me partnerët ndërkombëtarë.

(k.m.f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne 5 shtete shkaterrohet grupi i trafikanteve megaoperacion ne 5 shtete shkaterrohet grupi i trafikanteve

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë