LIVE UPDATES
Bota

Reeker: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira të mëdha për dezinformim në Evropë

7 Maj 2020, 06:03 Nga DOSJA
Reeker: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira

SHBA- Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, dhe E Dërguara e Posaçme e Shteteve të Bashkuara, Lea Gabrielle, thanë se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë momentin e vështirë të pandemisë për dezinformim në Evropë. Gjatë një seance informimi me gazetarët nëpërmjet telefonit, zonja Gabrielle paralajmëroi se rrjetet dezinformuese të Rusisë kërkojnë të avancojnë interesat destabilizuese të Moskës, duke krijuar konfuzion në shoqëritë demokratike.

Zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ristartuar ekonominë botërore, si dhe për t’u përballur me dezinformimin duke shpërndarë informacione të sakta për situatën e COVID-19, bazuar në traditën e hershme të transparencës në qeverisjet demokratike dhe vlerat e shoqërive tona. Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara e shohin gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore si një hapësirë koherente strategjike, ku njerëzit kanë marrë gjerësisht vendimin të vështrojnë drejt Perëndimit dhe të angazhohen me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Reeker përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut që iu bashkua NATO-s, por që tashmë e gjen veten duke u përballur me aktorë malinjë, si Rusia dhe Kina që konkurojnë për të ushtruar influencë, çfarë mund të shkaktojë edhe regres.Ndërsa pritet që rrjetet ruse të mbjellin informacion fals për një vaksinë të mundshme për koronavirusin, si dhe të inkurajojnë zërat lokalë për teoritë e konspiracionit, po vihet re edhe rritja e aktivitetit të Kinës që ka qenë më pak e dokumentuar në të kaluarën. Kina duket se po kopjon taktikat ruse për të goditur audienca jashtë vendit dhe tashmë po përpiqet edhe të kontrollojë diskursin global, si përshembull përpjekja për të paraqitur reagimin kinez ndaj COVID-19 si superior përballë Perëndimit. Ambasadori Reeker tha se ndërsa Perëndimi po përgatitet të festojë 75 vjetorin e Ditës së Fitores ndaj fashizmit dhe nazizmit në Evropë, tashmë vendet aleate, të gjendura përballë një armiku krejt të ndryshëm, janë duke shkëmbyer informacione rreth koronavirusit dhe mënyrave më të mira për një përgjigje ndaj kësaj krize.

Ai përmendi vazhdimësinë e prirjes pozitive, si anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, apo ftesat që Bashkimi Evropian po vazhdon t’u dërgojë vendeve për çeljen e negociatave për anëtarësim. Ai tha se fatkeqësisht, Rusia ka megjithatë tendencën të rishkruajë edhe zhvillimet historike. Po shohim, tha zoti Reeker, se sfida që po krijon koronavirusi është e paprecedentë në mungesën e transparencës dhe të hapësirës që krijon për dezinformim. Ai saktësoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë kontribuesi më i madh në fushën e shëndetësisë me mbi 140 miliardë dollarë kontribut në asistencë shëndetësore gjatë dy dekadave të fundit. E Dërguara e Posaçme e Shteteve të Bashkuara, Lea Gabrielle, nënvizoi se kriza aktuale e koronavirusit nxjerr në pah kërcënimet serioze nga fushatat e dezinformimit dhe propagandës nga aktorë keqdashës. Ajo tha se ka vende që e përdorin dezinformimin si armë dhe që nuk hezitojnë ta përdorin as në kohëra si këto të pandemisë. Ajo vuri në dukje se siç është parë nga veprimet e Rusisë në të kaluarën, me sëmundje si Ebola apo Zika, rrjetet ruse kanë shfrytëzuar frikën dhe konfuzionin.

Mbrojtja kibernetike, e cila është bërë një pjesë thelbësore e fokusit të NATO-s, është përqëndruar në përballjen me sulmet e dezinformimit të mundësuara nga operacione kibernetike.

Një ndër shembujt më të fundit ku u pikasën elementë të ekosistemit rus të dezinformimit ishte promovimi i teorive të pabaza të konspiracionit për rrjetin 5G, apo ndaj drejtuesit të kompanisë “Microsoft” Bill Gates. Kështu kanë vepruar edhe zyrtarë apo rrjete ruse në të kaluarën për të përhapur lajme të rreme se ishin Shtetet e Bashkuara që infektonin mushkonjat për të përhapur virusin Zika, apo siç thanë në 2019 se mund të ketë patur rol amerikan në përhapjen e Ebolas, dhe në përgjithësi për të gjitha përpjekjet amerikane në kuadrin e programeve për uljen e rreziqeve biologjike, ku marrin pjesë edhe disa vende të tjera të botës.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote philip t. reeker koronavirusi ne bote philip t. reeker

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë