LIVE UPDATES
Bota

PIKË KYÇE në marrëveshje! Si do të përdoret në mënyrë të përbashkët Liqeni i Ujmanit nga Kosova dhe Serbia?

5 Shtator 2020, 08:12 Nga DOSJA
PIKË KYÇE në marrëveshje! Si do të përdoret

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ky liqen ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë.

Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër-Lepenc është 49 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës. Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete.

Ky liqe menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Berat Lushtaku, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit edhe në pjesën e Kosovës dhe pjesën e Republikës, dhe për këtë thotë ai, ekzistojnë dokumentet e nevojshme.

“Ne do të marrim të gjitha vendimet me Bordin e drejtorëve dhe do të dalim me një konkluzion konkret sa i përket kësaj çështjeje. Aksionar 100 për qind është Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ata i kanë të drejtat mbi ne”, tha Lushtaku. Ky liqe artificial furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, thotë Lushtaku, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kompaninë NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.

Ndryshe, pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni, e quajnë absurde marrëveshjen, ku thuhet për “përdorim të përbashkët të Liqenit”.

Halim Gjergjizi, i cili ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta, thotë se ky projekt në atë kohë është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.

Ai thotë se liqeni është ndërtuar për nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Është absurde që paraqitet edhe një palë tjetër, çfarë është Serbia. Me gjithë dokumentet, gjithë historinë e ndërtimit të atij kapaciteti, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të shfrytëzimit ose të menaxhimit të atij sistemi. Ndoshta, do të ketë sqarime më vonë lidhur me këtë marrëveshje, por tash për tash është absurde. Uji nuk mund të shkojë në Serbi për shfrytëzim. Serbia nuk mund të shfrytëzojë ujin në mënyrë të përbashkët, ai është i dedikuar për nevoja të Kosovës”, tha Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.

Thaçi: Nuk do të bisedojmë kurrë për Gazivodën e as qytetin e Mitrovicës

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media nga Uashingtoni tha se janë dakorduar që të bëhet një studim i fizibilitetit nga Departamenti i Energjisë të SHBA-së për këtë liqe.

“Pra, Departamenti për Energji i SHBA-së, të bëjë një studim të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie. Vetëm kaq, kjo është e vërteta sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme.

Viteve të fundit, zyrtarë nga Beogradi insistonin të përvetësojnë këtë liqe, çka është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet zyrtare në Kosovë.

Madje, më 8 shtator 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Liqenin e Ujmanit,(Gazivodës) ku kishte thënë se “Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët“. Andaj, sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiq ishte cilësuar si burim dhe pasuri ekonomike serbe, gjë që kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova marrëveshja kosovë-serbi serbia kosova marrëveshja kosovë-serbi serbia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet