Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19/ Pëllumb Pipero tregon pse nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 në qarkun Gjirokastër
18 Prill 2020, 06:50Nga DOSJA
Tiranë- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka deklaruar së fundmi se trendi i kurbës është i qëndrueshëm dhe se periudha më e vështirë ka kaluar.
“Besoj fortë se edhe pse ka disa masa lehtësuese nga qeveria, që besoj se do lehtësohen më shumë, kemi nxjerrë disa mësime të rëndësishme. T’i zbatojmë këto masa që ta kalojmë sa më shumë këtë epidemi. Trendi i kurbës është i qëndrueshëm, në rënie, ndonëse ka disa luhatje”, ka thënë Pipero në “Zonë e Lirë”.
Sa i përket, qarkut të Gjirokastrës, ku nuk ka asnjë të infektuar, Pipero është shprehur se në këtë zonë janë respektuar masat.
“Kjo është një sëmundje kryesisht urbane, jo se Gjirokastra nuk është urbane, por ku ka më shumë grumbullime njerëzish, më shumë lëvizje. Atje ku ka më shumë respektim të masave të marra nga qeveria ka më pak raste”, u shpreh ai.
Gjirokastra është i vetmi qark, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ndërkohë në vendin tonë janë prekur nga COVID-19 539 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 283 qytetarë janë shëruar. Akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- A do të ketë këtë verë sezon turistik? Këtë nuk e dimë ende. Gjithçka varet nga ajo që do të thonë ekspertet e shëndetësisë se kur do të përfun...
Krujë- Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me Covid 19 në bashkinë e Krujës. Tre punonjëse fasonerie, fabrike këpucësh, dhe djali i një prej punonjëseve të s...
Tiranë- Kreshnik Spahiu ka deklaruar së fundmi se duhet të arrestohet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi sipas tij infektoi qindra shkodranë...
Shqipëri- Që prej orës 17:30 të pasdites së djeshme, shqiptarët janë në karantinë dhe do të qëndrojnë të izoluar deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. &Cced...
SHQIPERI- Vendi ynë vijon betejën me COVID-19, duke sjellë sot uljen e rasteve të reja. Sot është dita e parë, kur nuk ka asnjë rast të ri në qytetin e Shkodrës...
Shqipëri- Shqiptarët edhe këtë fundjavë janë në karantinë dhe Pashkët po i festojnë brenda banesave të tyre. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, besimtar...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc news.al, Shqiptarja.com dhe Top Channel kanë si lajm të...
SHQIPËRI– Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka vazhdon të dridhet. Mesnatën e sotme një tjetër tërmet ka goditur ...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me djegien e dy makianve të ish-gjyqtarit Arben Vrioni në qendër të Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth or...
ELBASAN- Digjet makina e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe vajzës së tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në unazën e qy...