All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

”Pjesën tjetër ma lini mua”, Trump u kërkoi në dhjetor zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë t’i sh

31 Korrik 2021, 08:01 Nga DOSJA
”Pjesën tjetër ma lini mua”, Trump u kërkoi në
All - Paragraf - 1

WASHINGTON (AP) – Ish Presidenti Donald Trump u kishte bërë thirrje zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë që t’i shpallnin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 “të korruptuara” në një telefonatë në muajin dhjetor. Kjo, sipas shënimeve të marra me dorë nga njëri prej pjesëmarrësve në bisedë. Shënimet e thirrjes telefonike të datës 27 dhjetor u publikuan të premten nga Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga demokratët. Ato nënvizojnë magnitudën e përpjekjeve të ish-presidentit Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe për të kërkuar mbështetjen e zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe udhëheqësve të tjerë të qeverisë në atë përpjekje.

Emailet e publikuara muajin e kaluar tregojnë se zoti Trump dhe aleatët e tij në javët e fundit të presidencës së tij i bënë presion Departamentit të Drejtësisë për të hetuar pretendimet e pabazuara për mashtrime të përhapura në zgjedhjet e vitit 2020. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po heton nëse zyrtarët e departamentit u përpoqën të përmbysnin rezultatet.

“Vetëm thoni se zgjedhjet ishin të korruptuara dhe pjesën tjetër ma lini mua dhe përfaqësuesve republikanë”, i ka thënë zoti Trump në një moment Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen, sipas shënimeve të marra nga Richard Donoghue, i cili në atë kohë ishte zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe ishte pjesë e bisedës telefonike.

Presioni është edhe më i dukshëm sepse vetëm javë më parë, vetë Prokurori i Përgjithshëm i emëruar nga Trumpi, William Barr, kishte zbuluar se Departamenti i Drejtësisë nuk kishte gjetur prova për manipulime të përhapura që mund të kishin përmbysur rezultatin.

Telefonata e 27 dhjetorit u bë vetëm disa ditë pasi kryeprokurori Barr kishte dhënë dorëheqjen, duke e lënë zotin Rosen në krye të departamentit gjatë javëve të fundit të trazuara të administratës që përfshinë edhe trazirat e 6 janarit në Kapitol, në të cilat mbështetës pro-Trumpit sulmuan ndërtesën ndërsa Kongresi po vërtetonte rezultatet e zgjedhjeve.

“Këto dorëshkrime tregojnë se Presidenti Trump udhëzoi drejtpërdrejt agjencinë më të lartë të zbatimit të ligjit që të ndërmerrte hapa për të përmbysur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në ditët e fundit të presidencës së tij,” tha në një deklaratë kryetarja e komisionit Carolyn Maloney, një demokrate nga Nju Jorku.

Ajo tha se komisioni kishte filluar të caktonte intervista me dëshmitarë. Departamenti i Drejtësisë në fillim të kësaj jave autorizoi gjashtë dëshmitarë, përfshirë zotin Rosen dhe Donoghue, të paraqiteshin para komisionit dhe të jepnin “dëshmi të pakufizuara”, duke cituar interesin publik në “ngjarjet e jashtëzakonshme” të atyre javëve të fundit të administratës.

Gjatë telefonatës, sipas shënimeve, Trumpi u ankua se njerëzit ishin “të zemëruar” dhe fajësonin Departamentin e Drejtësisë për “mosveprim” dhe tha se “Ne kemi një detyrim t’u themi njerëzve se këto ishin zgjedhje të paligjshme, të korruptuara”. Ai pretendoi se departamenti kishte dështuar t’u përgjigjej ankesave legjitime për krim. Pretendimet e pabazuara të mashtrimit janë refuzuar në mënyrë të përsëritur nga nj; numër gjykatësish, përfshirë të emëruarit nga zoti Trump, dhe nga zyrtarët zgjedhorë në të gjithë vendin.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i thanë zotit Trump se departamenti ishte duke hetuar, por pretendimet nuk mbështeteshin në prova, dhe thanë se, sipas shënimeve të zotit Donoghue, shumica e informacionit që ai po merrte ishte “i rremë”.

Në një moment të bisedës, sipas shënimeve, zoti Rosen i tha zotit Trumpit se Departamenti i Drejtësisë “nuk mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve me një të kërcitur të gishtave, gjërat nuk funksionojnnë në atë mënyrë”.

Sipas shënimeve, zoti Trumpi u përgjigj duke thënë: “Nuk pres që ju ta bëni këtë, thjesht thoni që zgjedhjet ishin të korruptuara.. pjesën tjetër lërmani mua dhe ligjvënësve republikanë.”

Gjatë telefonatës Presidenti Trumpi hodhi mendimin për zëvendësimin e drejtuesit të Departamentit të Drejtësisë me Jeffrey Clark-un, asistent i atëhershëm i prokurorit të përgjithshëm të Divizionit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

Pasi gazeta The New York Times raportoi se zoti Trump po mendonte një plan të tillë, Inspektori i Përgjithshëm njoftoi se do të hetonte nëse ndonjë zyrtar i departamentit të mëparshëm ose aktual ishte “i përfshirë në një përpjekje të pahijshme” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale./voa

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet