“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Plagosja me armë zjarri në Laç, publikohet njoftimi i policisë: 25-vjeçari ndodhet tek Trauma, bllokohen të gjitha hyrje-d
14 Gusht 2021, 12:05Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
LAÇ– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në Kurbin. Në njoftim thuhet se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë Kurbin: Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia 27-vjeçari. Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeplaku i fshatit Qafëmollë, Azem Dedej, 52 vjeç ka dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,...
BERAT– Lulzim Shallari, i arrestuar më 12 gusht për kultivim kanabisi ka mbërritur sot në Gjykatën e Beratit, i zbathur, i gjakosur, duke ecur çalë-&cced...
TIRANË– Dhjetëra udhëtarë janë të detyruar të mbajnë radhë dhe të presin për të kryer një tampon të Covid-19, me pagesë. Pamjet e publikuara nga Syri.net t...
TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka dhënë një urdhër të ri në lidhje me sigurinë e jetës së punonjësve dhe drejtuesve të Burgjeve, të cilët marrin kërcënime....
TIRANË– Rreth 23,342 bebe të ardhura në jetë këtë vit kanë marrë bonusin e bebes.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Edi Rama në një postim ...
MAQEDONIA E VERIUT– Lindita Alimi, 28-vjeçe, infermiere shqiptare ka ndërruar jetë nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije me anë të një postimi ...