"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
Plan masash për vaksinimin, Manastirliu: Verifikim i kartelave për fëmijët 0-18 vjeç, shtojmë dhe një vaksinë
2 Shtator 2019, 09:42Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot ndryshime në sistemin shëndetësor për vaksinimin e fëmijëve nga 0-18 vjeç. Manastirliu tha se për 2 javë do të bëhet verifikimi i kartelave të vaksinimit, në çdo kopësht, çerdhe dhe shkollë. Të përfshirë në kontrolle, do të jenë edhe privatët, theksoi ministrja.
Për ne është e rëndësishme garancia për kujdesin ndaj fëmijëve. Të sigurohemi se ne kemi bërë detyrën tonë dhe prindërit kanë bërë detyrën e tyre. Të verifikohen kartelat nga 0-18 vjeç. për 2 javë do të ketë verifikim në çdo shkollë, kopësht, çerdhe, publike ose jopublike qoftë ajo. Ju lutem shumë, kërkohet një organizim pune i detajuar.
Ministrja tha më tej, se do të ketë ndryshime edhe në kalendarin e vaksinave. Manastirliu njoftoi se nga 11 vaksina, në kalendar do të shtohet edhe një vaksinë tjetër.
ISHP do të mbikqyrë të gjithë procesin. Të mundet të kemi një vlerësim të shpejtë të situatës për t’a adresuar më pas aty ku duhet përfunduar procesi. Është me rëndësi të theksojmë edhe investimet, dhe bazuar në financimin që qeveria shqiptare ka bërë, kemi arritur të mbulojmë vaksinat, duke iu afruar kalendarit evropian. Kemi 11 vaksina, do i bëjmë 12 në kalendar.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS- Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve...
TIRANË– Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë për vitin e ri shkollor ka bërë disa ndryshime në strukturën mësimore. Në një urdhër të firmosur nga titulla...
TIRANË- Dobësimi i shikimit, problemet me shtyllën kurrizore, mungesa e kohës për socializim, stres dhe ankth, deri te komplikimet në zemër. Këto janë disa...
TIRANË- Ditën e sotme banorët e zonës së Laprakës janë ngritur në protestë. Ata protestojnë për shkak të ndotjes që ka shkaktuar fabrika e tullave që ndodh...
EUROPË- Sëmundja epidemike e fruthit është rikthyer në katër vendet evropiane. Kështu ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).Kjo sëmundja nuk ...
TIRANË- Të ulesh para një kompjuteri për gjithë ditën mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Dhembjet në shpinë, sytë e skuqur dhe problemet me gjum...
TIRANË- Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e pa...
TIRANË- Ishemitë cerebrale apo hemoragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në vendin tonë. Por ajo që e bën më shqetësue...
Projekti i fiskalizimit, i njoftuar nga qeveria në fund të korrikut, është aktualisht në fazë konsultimi, çka ka nxjerrë në pah pikëpyetjet e para të tij...
TIRANË- Qeveria është shprehur e gatshme për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit të ri për faturat elektronike. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila De...