LIVE UPDATES
Bota

Plane për të vrarë Putinin, çfarë po planifikojnë shërbimet sekrete

18 Mars 2022, 10:15 Nga DOSJA
Plane për të vrarë Putinin, çfarë po

RUSI- Një ish-spiuni francez ka ngritur hipoteza se si mund të vritet presidenti rus Vladimir Putin. Ai tha se Putini mund të vritet nga ndonjë njeri i afër me Kremlinin ose nga shërbimet sekrete. Sipas Ilgiornale, ata qw mund ta vrasin atw janë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase, por edhe çdo i padyshuar tjetër që është në krah të tij ose që ka mundësinë të ndërveprojë me të.

Së fundmi, senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, pyeti me ironi se ” a do të ishte mirë nëse dikush e nxirrte nga brenda këtë djalë dhe do ta eliminonte?”, duke sqaruar menjëherë më pas se kjo nuk është politikë zyrtare dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bënin.

“Plani” kundër Putin

Megjithatë, ka tashmë nga ata që kanë ide shumë të qarta mbi këtë çështje. Mes tyre është një ish-spiun, një agjent klandestin veteran i Drejtorisë së Përgjithshme Franceze për Sigurinë e Jashtme (DGSE). Ai i tha gazetës britanike “Daily Beast” në kushte anonimiteti se si operacioni për të eliminuar Carin rus aktualisht është “në tryezën e çdo agjencie të inteligjencës”.

Deklarata e tij është bërë duke u bazuar në dijeninë e plotë të fakteve. “Unë e di shumë mirë këtë, pasi dikur i kam programuar vetë skenarë të tillë”- shtoi ai. Agjenti në pension i DGSE-së, një specialist i eliminimeve, vëmendja e të cilit ndaj detajeve vlerësohet shumë nga kolegët e tij në këtë sektor, ofron gjithashtu metodën më të shpejtë dhe pa dhimbje për të hequr qafe armikun.

“Kjo është metoda më e mirë”

Atëherë çfarë mendon ish-agjenti që kërkon të mbetet anonim, mbi metodën më të mirë për ta eliminuar Putinin? Në këtë pikë ai nuk ka shumë dyshime: “Metoda më efikase do të ishte helmi”, duke nënvizuar se kjo përpjekje “do të ndodhë nga brenda Kremlinit” dhe nuk do të jetë një “punë e të huajve”.

Ish-agjenti i shërbimeve sekrete shpjegon se shërbimi sekret rus është ndoshta “i vetmi që përdor ende helmin si metodën më të preferuar”. Ai kujton një listë të gjatë të substancave ruse të përdorura për të vrarë armiqtë e Kremlinit.

Në vitin 1957 dezertori i KGB-së, Nikolai Khokhlov, u eliminua duke i hedhur në kafe taliumit, një metal gri dhe shumë toksik, që përdoret për helmimin e minjve dhe insekteve. Edhe arseniku cilësohet si një “armë vdekjeprurëse”. Ndërkohë një atentat i famshëm ishte ai i vitit 2004 ndaj kandidatit presidencial ukrainas Viktor Yushchenko, ushqimit i të cilit ishte helmuar me dioksinë.

Kërcënimet rreth Carit

Sido që të jetë, helmimi i Vladimir Putinit nuk është diçka që mund të kryhet aq kollaj. Sipas një burimi që punon brenda ministrisë ruse, muajin e kaluar presidenti rus pushoi nga puna rreth 1 mijë njerëz, të cilët kujdeseshin për nevojat e tij të përditshme personale dhe profesionale duke i zëvendësuar me një grup të ri asistentësh.

“Nuk ka asnjë dyshim se Putini është i vetëdijshëm se dikush po e ndjek atë për ta eleminuar”- thotë eksperti francezi. “Vrasja e Putinit nuk është një mision i lehtë. Por Putini e di se kjo gjë mund të realizohet, ndaj ai i frikësohet shumë kësaj mundësie”- shton ai.

Para një operacioni të tillë, kryefjala është planifikimi, mbledhja e informacionit, dhe kuptimi i zakoneve të presidentit rus.

Për shembull, nuk ka asnjë mjet, sado i blinduar, që mund t’i mbijetojë shpërthimit të tonelatave eksplozivi të vendosur përgjatë rrugës. Ish-planifikuesi i “operacioneve të errëta” të DGSE thotë se të paktën një person brenda ose jashtë perimetrit të Putinit është gati ta tradhtojë atë dhe të bëhet “shkaktari” i eliminimit të tij.

“Do të jetë një operacion shumë i kushtueshëm. Por nisur nga përvoja ime, vë bast se një plan i tillë ekziston tashmë. Është gjithmonë aty në pritje për t`u zbatuar na varësi të ecurisë së gjërave”- thekson ai.

Helm për të eliminuar armiqtë

Helmin si një armë e pëlqen vetë Putin. Polonium-210 shkaktoi vdekjen e ish-agjent i shërbimit sekret rus, Alexander Litvinenko në vitin 2006, ndërsa Novichok kishte përgjegjëse për sulmin thuajse fatal të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal në Angli.

Për të mos harruar sulmin ndaj udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny në vitin 2020, po ashtu me Novichok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përpoq që të nënvlerësonte tendencën ruse të asaj kohe për të përdorur helmin si armë ndaj kundërshtarëve, duke thënë se “në shumë vende të botës ndodhin shumë helmime çdo ditë”. Një konfirmim i saktë i metodës ruse.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(j.c)/dosja.al 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron